Mirësevini në Piacë, në zemrën e Shkodrës - Welcome to Piazza, the heart of Shkodra

Mirësevini në Piacë, në zemrën e Shkodrës - Welcome to Piazza, the heart of Shkodra

on Sunday, 26 March 2017. Posted in Destinacione

Një shëtitje në zonën këmbësore, rijetësuar nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim

Mirësevini në Piacë, në zemrën e Shkodrës - Welcome to Piazza, the heart of Shkodra
Zonat për Zhvillimin e Biznesit – BID janë partneritete publik-privat të krijuar si organizata
me mbështetje publike, por të menaxhuara privatisht. Ato kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës, rritjen e cilësisë së shërbimeve publike, dhe investimet në lagjet tregtare qytetëse. Qëllimi kryesor i zonave BID është përmirësimi i mundësive ekonomike, sigurisë dhe krijimi i një klime biznesi bashkëpunuese mes anëtarëve të shoqatës. Administrimet e suksesshme të zonave BID shkojnë përtej përmirësimit dhe mirëmbajtjes së infrastrukturës, ato krijojnë një bashkësi sipërmarrësish, rrisin sigurinë, stimulojnë rritjen e aktivitetit tregtar dhe rrisin vlerën e pronës në zonë. BID-et e sukseshme mund të rigjallërojnë qendrat e qyteteve dhe mund t’i bëjnë ato më tërheqëse për vizitorët e turistët.
Fondacioni Shqiptaro Amerikan për Zhvillim – AADF ka ndihmuar komunitetin e biznesit
dhe bashkitë përkatëse në krijimin e shoqatave BID dhe ka ofruar grante e shërbime
këshilluese për bizneset në zonë. AADF e zbaton projektin “BID Shkodra” në bashkëpunim
me Bashkinë Shkodër përgjatë rrugëve “28 Nëntori”, “13 Dhjetori” dhe “Kolë
Idromeno”. Shoqata BID Shkodra dhe Bashkia bashkëpunojnë për të organizuar veprimtari,
të cilat përfshijnë komunitetin dhe promovojnë zonën.
Shtrirë në Piacën e dikurshme, në qendër të qytetit, BID - Zona për Zhvillimin e Biznesit Shkodër, ka bërë bashkë sipërmarrësit e vendosur në këtë hapësirë publike me qëllim promovimin dhe begatimin e bizneseve të tyre. Shoqata BID Shkodra ka nisur veprimtarinë në vitin 2013, pas përmirësimit infrastrukturor që përfitoi zona falë investimit të AADF dhe Bashkisë Shkodër.
BID Shkodra synon të ndërtojë një klimë biznesi që i shkon për shtat këtij përmirësimi infrastukturor, duke nxitur bashkëpunimin dhe promovuar një qasje bashkëkohore të të bërit biznes. Një gamë e gjerë dhe e larmishme shërbimesh e produktesh akomodohen në njësitë tregtare në zonën BID. Bukurisë së ndërtesave karakteristike qytetare u vishen biznese shërbimi shumë interesante, si edhe emra të njohur në fushën e modës si LC Waikiki, Max Optika apo Perla. Përgjatë gjithë kësaj zone dedikuar njerëzve ju mund të gjeni “shijen e Shkodrës”. Ditë-netët e fundjavës aty ofrojnë një larmi zgjedhjesh si Retro Pub, Bllok Coffe, Fontana Bar Restorant, Shamrock Irish Pub, Country Club, etj.
Nëse jeni në kërkim të një atmosfere të ngrohtë mes miqsh, për një darkë ose një gotë verë, nën ritmet e ahengut shkodran, mund të ndaleni në Bar Restorant Cliché, apo Restaurant San Francisko, mund të rehatoheni tek Sofra apo t`i gëzoheni freskut në Oborrin Shkodran.
Mund ta lini si thuhet “ambëlcinën” për në fund, shijojeni atë në pasticeritë më të njohura të zonës BID si pasticeri Bell’Italia, Rinia apo tek e ambla Flo.
Ju mjafton të ecni për të shijuar gjallërinë e zonës BID. Në kafenetë përgjatë saj si Karma Coffe, Chicago Bar, Indipendent Bar, Centro, apo Oaz-i, mund të gjeni patjetër një revistë, gazetë apo libër me të cilin mund të kaloni pak kohë me veten dhe kafen tuaj.
Në zemren e zemrës së Shkodërs gjeni Muzeun Kombëtar të Fotografisë Marubi, një destinacion për të mos u humbur. Përtej fasadës historike në godinën e restauruar së fundmi, do të gjeni një hapësirë bashkëkohore që ruan dhe ekspozon thesaret e fotografisë shqiptare. Dinastia e Marubëve shpalos në muret e muzeut dëshmi të shumëçkaje në realitetet ballkanike të dy shekujve të shkuar,
Studiot dhe galeritë e piktorëve më në zë të qytetit do t`i gjeni aty karshi, duke plotësuar kështu itinerarin e vizitës tuaj me të bukurën që ju servirin pasardhësit e Kol Idromenos, Simon Rrotës e Lin Delisë.

Mbi 30 aktivitete kulturore dhe artistike që organizohen në qytetin e Shkodrës shkelin në
zonën BID. Në 2 km rrugë këmbësore parakalojnë “Karnavalet”, “Dita e Luleve”, “Festat e
Nëntorit dhe të Fundvitit”, ndihet “Festivali Mbarëkombëtar i Fëmijëve”, “Festivali i Muzikës
Jazz”, “Mbrëmjet verore të muzikës” shpaloset tradita në “Ditën e Artizanëve dhe Zejeve”,
zhurmon “Vespa dhe miqtë”, e ndriçon “Festivali i dritave”. Tek ne ju pret një festç në çdo
stinë të vitit të cilat ftojnë t`u bashkohen jo vetëm vizitorë vendas por edhe shumë turistë
të huaj. Festat flasin për traditën dhe qytetarinë e Shkodrës dhe kombinohen shumë bukur
me eventet e organizuara gjatë fundjavave në njësitë e biznesit BID nga shoqata, me synim
gjallërimin e zonës.
BID Shkodra, përveç gjallërisë, gjeneron edhe ide dhe praktika të reja të përfshirjes. Ajo
kujdeset të masë përformancën e saj dhe të zonës duke angazhuar studentë vullnetarë në
realizimin e pyetësorëve që ofrojnë informacion mbi qasjen e qytetarëve dhe bisneseve për
të. BID është gjithmonë në lëvizje dhe mbështet sipërmarrësit që duan të investojnë, e të
zhvillojnë ide të reja biznesi në zonë.
Mos u largoni nga Shkodra pa marrë me vete shijen e hollë të traditës shumëvjeçare. Ju
sugjerojmë të vizitoni dyqanin Suvenir Albania dhe Suvenir Shop dhe të ndaleni e të njiheni
me Qëndistari Artën - një nga qëndistaret më të vjetra të qytetit tonë. Prodhime tipike
shqiptare që përcjellin denjësisht brez pas brezi traditën do të jenë suveniri më i bukur që
do t`ju kujtojë Shkodrën e luleborave, traditës, artit dhe jetës së bukur.

A Business Improvement District (BID) is a public-private partnership in which
a publicly supported, privately managed organization is created to improve
the physical environment and enhance public services and investments in
a geographically distinct urban, commercial neighborhood. The primary purpose
of the district is to create improved economic opportunities, security,
and a business climate among BID members. Successful BIDs go beyond
addressing just infrastructure repairs and maintenance, they also create a
community, increase security, lead to increased business activity and increase
property values.
The AADF is implementing Shkodra BID in partnership with the Municipality of
Shkodra along November 28th - December 13th – Kol Idromeno Streets. The
BID Association and the Municipality collaborate to host events which gather
the community and promote the area.

Extended in the former piazza at the center of the City, BID (Business Improvement District) Shkoder, brings together the entrepreneurs of the area for promoting and increasing the business/hospitality activity in the area. Established since 2013, BID Shkodra area offers a variety of products and services from the premises it holds. Well known fashion brands in Albania such as; LC Waikiki, Max Optika and Perla, can be found in BID area. The weekend may be enjoyed in the bars and pubs such as Retro Pub, Bllok Coffee, Fontana Bar-Restaurant, Shamrock Irish Pub, Country Club, etc. Shkodra traditional joy of living the music may be found in Bar Restaurant Cliché, San Francisko Restaurant, Sofra or Oborri Shkodran. At the end, an enjoyable desert may be tasted in the confectionaries Bell’ Italia, Rinia and the sweet Flo. In the bars such as Karma Coffee, Chicago Bar, Independent Bar, Centro, Oaz you can enjoy your coffee accompanied by a magazine, newspaper or book.
In the very center of Shkodra’s “heart” may be found “Marubi” National Museum of Photography, a MUST destiantion. Beyond its historical façade recently restored, the museum offers a contemporary space that exposes the gems of the Albanian photography. The studios and galleries of the well-known artists of the city, the descendants of Kol Idromeno, Simon Rrota and Lin Delia, are located very close to the museum. 

Over thirty cultural-artistic activities organized in the city of Shkodra every year, 

are extended through the BID area. Shkodra Carnavals, Flowers Day, November 

Celebrations, Youth Festival, Jazz Fest, Music Summer Nights, Artisans Day, Vespa 

and Friends, Light Fest parade through two kilometers pedestrian area. 

Before you go, take a peace of Shkodra with you, through a souvenir that may be
found in “Souvenir Albania”, “Souvenir Shop”, or “Arta embroidery”.

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

10288

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.