Kisha e Laçit - ku të gjithë kërkojnë prehje shpirtërore

Kisha e Laçit - ku të gjithë kërkojnë prehje shpirtërore

on Wednesday, 07 March 2012. Posted in Destinacione

Kisha e Laçit - ku të gjithë kërkojnë prehje shpirtërore

Ju rekomandojme një destinacion sa të veçantë aq edhe të njohur për shumicën nga ju. Rrallëkush mund të mos ketë dëgjuar për Kishën e Lacit, e ndokush prej jush tani që lexon, mund të kujtojë momentet e ngjitjes së “mundimshme” deri atje lart, në këmbë, nëpër pelgrinazhin e pafund të ditëve të para të qershorit, për t’i ardhur kishës tri herë qark, për të ndezur qirinj për shpirtrat e atyre që nuk janë më, për mbarësinë e të dashurve të zemrës, apo për të “gjetur derman” për problemet e ndryshme që ka në jetë. Por sa të tjerë nuk dinë asgjë për këtë destinacion fetar të famëshëm?

Në gjuhën letrare, do të thuhej Kisha e Shën Antonit, ose e shkurtuar letrarisht, Shën Ndout. Të gjithë veriorët, banorët e zonës, e kushdo që lëviz nëpër botë, origjinar i Laçit apo zonave përreth e që beson në shenjtërinë e saj, thotë: “Shna Nou ju ndihmoftë”.

Pelegrinazhi i Shna Nout zë fill 13 të marta para të martës së fundit, e cila përfshihet në triditëshin e pelegrinazhit, i cili fillon me 13 qershor. Me mijëra njerëz nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e vendeve të tjera, si dhe shqiptarëve në emigrim, vijnë të marrin pjesë në këtë pelegrinazh, duke shpresuar se ndezja e një qiriri, lutja në shpellën e shenjtit, rrotullimi tre herë rreth kishës, apo fjetja një natë pranë saj,  do t’u përcjellë një copëz të shenjtërisë. Madje disa prej tyre marrin me vete edhe një grusht dhe, ose gurë të vegjël nga pjesa e jashtme e shpellës.

Shpella e Shënavlashit ndodhet në lindje të Laçit,  250 m mbi nivelin e detit e gjatë disa metra, e lartë 2-3 m, e gjerë 1-4 m. Legjenda e lidh me shenjtin e Shën Ndout, i cili ka jetuar në mesjetën e hershme rreth viteve 1200. Njihet në historinë e krishtërimit si Shën Antoni i Padovës, ndërkohë që në Shqipëri shqiptimi i emrit të tij mer atributet e zonës ku jetoi, që i përket malësive të Kurbinit. Ai jetoi pikërisht në shpellën që sot mban emrin e tij e ku ndodhet edhe kisha rreth të cilës zhvillohet edhe pelgrinazhi.

4.1/5 rating (10 votes)

Hits

33001

Comments (3)

  • RevistaTravel

    RevistaTravel

    07 March 2012 at 23:14 |
    Publikuar ne numrin e pare te Revistes travel

    reply

  • George Xhumari

    George Xhumari

    08 March 2012 at 05:04 |
    ne vitin 91 kam fjetur ne germadhat e kesaj kishe dhe u ndjeva i lehtesuar me duheshin te holla per te ardhur ketu ku jetoj dhe te hollat u gjenden pata nje jete te veshtire fillova jete te re o i mrekullueshmi shenjti shena ndue ty qiell e toka jane tuj te levdue nder kamet e tuja sot kina ra aman po te lutena ndihme me na u ba shena ndue church yours to discover

    reply

  • Florentina Ana

    Florentina Ana

    29 May 2013 at 10:40 |
    Sa per kishen zoti i bekofte gjith shpiptaret

    reply

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.