Articles in Category: Lajme

Travel Magazine sjell "Destinacionet më të bukura Verë 2015"

on Sunday, 28 June 2015. Posted in Lajme

Trendet e reja të udhëtimit, destinacionet më të bukura shqiptare dhe jo vetëm, në numrin e ri të Revistës së turizmit rajonal

Travel Magazine sjell
Një verë e nxehtë kërkon freski por një palë pushime të bukura kërkojnë patjetër temperatura të larta në të gjitha kuptimet. Destinacionet e kësaj verë në revistën Travel, i kanë të dyja këto. Freski e nxehtësi, stërkala gëzimi e argëtimi në çdo cep të Shqipërisë ku mund të udhëtoni me këshillat tona dhe me ndihmën e operatorëve që ju ofrojmë.Shijojeni deri në fund freskinë dhe argëtimin e kësaj vere të nxehtë me numrin e ri të revistës Travel!

Shpallen çmimet “Risi Turistike” për produktin turistik 2015 Berat dhe Shkodër

on Saturday, 30 May 2015. Posted in Lajme

Konkursi i projekteve për zhvillimin e turizmit, synon të kthehet në event të përvitshëm

Shpallen çmimet “Risi Turistike” për produktin turistik 2015 Berat dhe Shkodër
TIRANË, 29 Maj 2015
Programi i Ambasadës Zvicerane, RISIAlbania, Ministria e Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si dhe Industria Shqiptare Turizmiti, organizuan ceremoninë e cmimeve “Risi Turistike” për produktin turistik 2015 në zonën e Beratit dhe Shkodrës (26 & 28 Maj 2015), në mbështetje të zhvillimit të sektorit të turizmit, si një nga prioritetet e zhvillimit ekonomik dhe krjimit të vendeve të reja të punës.

Kontrolli efektiv i gjuetisë në Parkun Kombëtar "Divjakë – Karavasta”

on Wednesday, 25 March 2015. Posted in Lajme

Konferencë për Shtyp mbi efektet e moratoriumit dhe problematika të tjera të mjedisit të parkut myzeqar

Kontrolli efektiv i gjuetisë në Parkun Kombëtar
Përfaqësues nga Ministria e Mjedisit, përfaqësues nga Parku Kombëtar Divjakë - Karavasta, përfaqësues të Shoqatave Mjedisore Kombëtare dhe Ndërkombëtare, Noè Conservation, dhe studiues të shpendëve u mblodhën së bashku në një Konferencë për Shtyp për të sjellë në vëmendje rëndësine e moratoriumit të gjuetisë duke pasqyruar rezultatet e monitorimit të shpendëve dhe gjuetisë në Parkun Kombëtar Divjakë - Karavasta.

Lumi Vjosa në udhëkryq – Cunam digash apo Park Kombëtar?

on Friday, 13 March 2015. Posted in Lajme

OJF-të deklarojnë: 33 hidrocentrale janë planifikuar në pellgun ujëmbledhës të lumit të fundit të egër në Evropë.

Lumi Vjosa në udhëkryq – Cunam digash apo Park Kombëtar?
Tiranë, Vienë, Radolfzell, 12 Mars, 2015. Sot, OJF-të ndërkombëtare Riverwatch dhe EuroNatur së bashku me partneren shqiptareEcoAlbaniaparaqesin një dokument, që për herë të parë zbulon shtrirjen e plotë të kërcënimit në zonën e pellgut ujëmbledhës të Vjosës. Sipas këtij dokumenti, lumin e fundit të madh të egër në Evropë e kërcënon njëshkatërrim i plotë. Në total 33 HEC-e janë projektuar përgjatë Vjosës dhe degëve të saj, 6 nga të cilët në Greqi (ku Vjosa quhet Aoos) dhe 27 në Shqipëri. Aktualisht 4 hidrocentrale janë duke u ndërtuar. Megjithatë rezistenca kundër këtyre projekteve po rritet dhe një ide alternative po fiton popullaritet gjithnjë e më shumë siç është: Shpallja e Vjosës Park Kombëtar. Një iniciativë e re shqiptare po mbështet gjithashtu këtë vizion.

Bashkia Përmet dhe komuna Çarshovë duan një Park Kombëtar në vend të digave në Lumin Vjosa

on Sunday, 28 December 2014. Posted in Lajme

Njoftim i përbashkët për shtyp i Riverwatch, EURONATUR dhe PPNEA

Bashkia Përmet dhe komuna Çarshovë duan një Park Kombëtar në vend të digave në Lumin Vjosa

Përmet, Vinë, Radolfzell, 19 dhjetor 2014. Të mërkurën dhe të enjten (dt. 17-18.12.2014) u zhvilluan diskutimet e para publike për të ardhmen e Luginës së Vjosës, në Çarshovë dhe Përmet në jug të Shqipërisë. Ndërsa planet zyrtare të qeverisë parashikojnë ndërtimin e tetë digave përgjatë gjithë lumit, kryetarët dhe populli i komuniteteve të prekura mbështesin idenë alternative të krijimit të një Parku Kombetar. Në këto takime u nënshkrua një deklaratë për të ndaluar projektet e digave dhe për të mbrojtur lumin si Park Kombëtar. "Takimet e Vjoses" do të vazhdojnë vitin e ardhshem me diskutime të ngjashme më komunitetet përgjatë lumit.