Parku Kombëtar i Divjakës, atraksioni i fundjavës

Parku Kombëtar i Divjakës, atraksioni i fundjavës

on Monday, 18 March 2019. Posted in Lajme

Parku është shpallur si zonë e mbrojtur natyrore për shpendët e ujit

Parku Kombëtar i Divjakës, atraksioni i fundjavës

Nga Adela Alla

TIRANË, 18 mars /ATSH/ – Parku Kombëtar i Divjakës është transformuar në një destinacion turistik gjithnjë e më i vizituar nga shqiptarë e të huaj.

Gjatë fundjavës ky park ka mirëpritur vizitorë të shumtë të cilët kanë shijuar një fundjavë ndryshe mes qetësisë natyrore dhe bukurive të peizazhit.

Gjithashtu vizitorët në parkun e Divjakës shijuan dhe kundrimin e shpendëve dimërorë, një atraksion mjaft i pëlqyer nga turistët vendas dhe të huaj, ku nuk munguan dhe shëtitjet në natyrë dhe guidat me varka.

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta është një zonë e mbrojtur në zonën bregdetare të Shqipërisë, që përbëhet nga ekosisteme komplekse, shumë të pasura në biodiversitet dhe burime natyrore.

Parku është shpallur si zonë e mbrojtur natyrore për shpendët e ujit, si ligatinë me rëndësi ndërkombëtare sipas Konventës së Ramsarit, që nga viti 1995.

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta gjendet 90 km nga kryeqyteti i Tiranës, 60 km nga Durrësi qyteti-port më i madh, dhe 80 km nga aeroporti ndërkombëtar i vetëm në Shqipëri. Ai kufizohet nga lumi Shkumbin në veri, nga kodrat e Divjakës në Lindje, nga kanali i Myzeqesë dhe lumi Seman në jug, dhe laget nga deti Adriatik në perëndim.

Zona e parkut kombëtar Divjakë-Karavasta është zona më e rëndësishme komplekse e Shqipërisë përsa i përket biodiversitetit. /a.a/j.p/

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

12354

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.