Sezoni turistik- lufta e operatorëve për ekzistencë

on Tuesday, 25 September 2012. Posted in Editorial

Strategjia e turizmit është akoma vite dritë larg projektimit e jo më realizimit të saj për turizmin shqiptar.

Sezoni turistik- lufta e operatorëve për ekzistencë

 Vasil Bedini

Jemi drejt fundit të sezonit turistik të 2012-ës dhe themi se ne operatorët turistikë mund t’i bëjmë një pasqyrë vetes sonë dhe situatës turistike pa pritur që të mbarojnë edhe këto dy javë, të cilat nuk është se do të sjellin me vete ndonjë mrekulli me ndikim të drejtpërdrejtë të në të gjithë sezonin. Jemi edhe të ndërgjegjshëm që nën ndikimin e krizës botërore nuk mund të prisnim ndonjë bum, pavarësisht deklaratave dhe pritshmërive për fluks të paparë turistësh. Por ama kemi plotësisht të drejtë të shprehim pakënaqësinë tonë të thellë e tashmë të përvitshme për problemet e mëdha sidomos lokale, që vazhdon të vuajë turizmi shqiptar, sidomos ai bregdetar. Vlora dhe Saranda si dy qytetet më të preferuara për turistët shqiptarë dhe të huaj vazhdojnë të vuajnë neglizhencën totale të strukturave lokale dhe qendrore. 

Sektori i turizmit vazhdon i vetëm në përpjekje maksimale që t`u ofrojë pushuesve kushte komode dhe shërbim cilësor, por a mjafton një dhomë komode dhe një restorant me ushqim të mirë për të bërë turizëm? A mundë të konkurojmë shtetet fqinjë që në sezon janë totalisht të përkushtuar ndaj turistëve?  A mos vallë atje paguhen taksat për të hequr mbeturinat dhe këtu jo? A mos vallë atje paguhen taksa për trasportin publik dhe këtu jo? Po shërbimi mjekësor, mjetet e lundrimit e shumë probleme të tjera që nuk kanë fund tek ne? Përkundrazi, ndodh e  kundërta,  ne paguajmë 2 -3 herë më shumë se kolegët tanë jashtë kufijve, duke patur një taksë fjetjeje që është më e larta në rajon, plot 20%. Një gjë është e sigurtë; pa operatorët privatë nuk do të kishte turizëm në asnjë pjesë të bregdetit por edhe të të gjithë vendit.  Jugu i Shqipërisë me përpjekje dhe luftë ka arritur të ketë emër dhe jo luftë me fqinjët për konkurencë por luftë me strukturat lokale që dhe pas 20 vitesh nuk e kanë një plan dhe një projekt konkret për zhvillimin e turizmit, pasi  vazhdojnë ndërtimet pa kriter dhe shkatërimi i bregdetit me gurë dhe kioska..Është e qartë se strategjia e turizmit është akoma vite dritë larg projektimit e jo më realizimit të saj për turizmin shqiptar. Por mund të bëhen me vullnet të mirë e pak ndërgjegje politike dhe qytetare (referuar qeverisë por edhe konsumatorit) shumë gjëra që ta nxjerrin turizmin shqiptar nga gracka e binomit krevat-shezllon, dhe ta çojnë drejt organizimit të turizmit të vërtetë, me ture, aktivitete, ambiente të bukura që duhen mbrojtur e respektuar edhe jashtë litarit privat e sidomos me taksa normale e të përballueshme, që do të hiqnin qafe njëherë e mirë apartamentizimin e turizmit dhe do të çonin lekë në arkën e shtetit por edhe të biznesit shqiptar gjithashtu

2.8/5 rating (4 votes)

Hits

11614

Comments (1)

  • Lindita Lamce

    Lindita Lamce

    04 December 2012 at 14:41 |
    Zhvillimi i turismit ne shqiperi duhet te lidhet edhe me kriimin e pachetave turistiche, te ofrohen jo vetem kushte te nje pushimi te mrekullueshem por te garantohet edhe siguresa e turisteve dhe ardhia e te huajve, te organizohen vista edhe ne pica te tjera jashte qytetit ku kane prenotuar, cmime te scontuara per gruppe mbi 50 persona.........bashkepunim me agensite turistiche ne itali, germani franze russi e te tjera shtete. krijimi i nje liste me te gjithe hotelet qe deshirojne te bashke punojne ne nje projekt te ardhshem per sgjeresimin e turismit ne shqiperi.
    vetem ne kete menyre mund te publikojme e te gjithe shqipetaret kudo qe ndodhen ne bote mund te contribojne per publikimin, sot eshte e mundur ndermiejt web e altri motori di ricerka, duhet te shfrytezojme te gjitha mundesite.

    reply

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.