Bazilika e Ladorishtit dëshmi e rrënjëve shqiptare

Bazilika e Ladorishtit dëshmi e rrënjëve shqiptare

on Wednesday, 07 March 2012.

Zbulime të reja që forcojnë gjurmët e historisë

Bazilika e Ladorishtit dëshmi e rrënjëve shqiptare

Herë pas here do të sjellim në vëmendjen tuaj objekte të rëndësisë së veçantë, historike, kulturore arkeologjike apo të çdo lloji tjetër, që dëshmojnë për vlerat dhe rrënjët shqiptare, të shpërndara në të gjitha trevat, të cilat dëshmojnë autenticitetin dhe origjinën tonë. Njëra prej tyre është edhe bazilika e Ladorishtit, në Strugë të Maqedonisë, e cila dëshmon qartë origjinën e hershme të Arbërve, dhe rrënjët e fisit mesjetar shqiptar Gropaj. 

Që më herët kisha dëgjuar që në fshatin Ladorisht të Strugës është zbuluar një monument interesant arkeologjik, por edhe përkrah dëshirës sime nuk kisha patur rast, ndonjëherë, që ta shikojë, si duket ai, deri para disa vitesh. Pikërisht në këtë vendbanim që shtrihet në shpatet e Jablanicës, rrugës që të çon për në Shqipëri, është zbuluar një monument me vlera të mëdha arkeologjike, që në gjuhen e arkeologjisë quhet – Bazilikë.

Por për të mësuar diç më tepër rreth këtij monumenti, pra, Bazilikës biseduam me specialistin nga lëmia e arkeologjisë, arkeologun, Mixhait Pollozhani, nga Universiteti Shtetëror të Tetovës

Dyshemetë e bazilikës së Ladorishtit janë të mbuluara me mozaikë, dhe dekorimi te narteksi është realizuar në tre fusha kryesore. Në dekorimin mozaikal, hasen elemente të ngjashme me ato të monumenteve të këtij lloji të rajonit të Ohrit. Motivet më të shpeshta janë: peshqit, mburoja e amazonave, lule me katër petale, lotoset, etj. “Dekorimi mozaikal është bërë me motive nga ambienti rreth e qark, pra nga flora dhe fauna e liqenit të Ohrit dhe nga tradita vendase”, thekson arkeologu Mixhait Pollozhani.

Bazilikat u kanë shërbyer Arbërve. Fiset sllave asokohe akoma nuk e kishin kaluar limesin romak në Panoni, ndërsa ekzistimi i kulturës së hershme mesjetare shqiptare në Pellgun e Ohrit, kulturë kjo që në fakt i ka paraprirë qenies shqiptare, është nje realitet arkeologjik.

“Duke filluar që nga antika e vonshme, mesjeta e hershme, vorbullat e periudhës bizantine, pikërisht përhapja dhe zhvillimi i kristianizmit në Pellgun e Liqenit të Ohrit, gjatë periudhës paraskenderbejane, fuqizon dominimin e fisit të shquar mesjetar shqiptar, Gropaj, thotë arkeologu Mixhait Pollozhani.

Ai vë në pah një fakt sa interesant, aq edhe paradoksal. Ndonëse bazilika e Ladorishtit është e ruajtur mirë, ajo nuk vizitohet fare nga dashamirët e trashëgimisë kulturore. Aq më tepër për të fare pak dinë edhe shumica e vetë banorëve të këtij rajoni, përfundon Mixhait Pollozhani.

 

Fehmi Arifi

Yllpress

5.0/5 rating (1 votes)

Hits

14367

Comments (1)

  • RevistaTravel

    RevistaTravel

    07 March 2012 at 21:14 |
    Botuar ne numrin e pare te revistes Travel

    reply

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.