UNESCO takim për mbrojtjen e trashëgimisë nënujore, Shqipëria për herë të parë në panelin kryesor
Takim mbi mbrojtjen e trashëgimisë botërore nënujore
Nga Klotilda Saraçini
TIRANË, ATSH/- Në qytetin e Brestit në rajonin e Bretanjës në Francë, nga 17-19 qershor u zhvillua takimi mbi mbrojtjen e trashëgimisë botërore nënujore organizuar nga UNESCO.
Ky takim ka mbledhur ekspertë, studiues dhe politikbërës nga e gjithë bota për të përcaktuar hapat dhe politikat mbrojtëse të pasurive botërore nënujore.
Në panelin kryesor të takimit krahas Ministrit të Kulturës të Francës dhe Drejtoreshës së Përgjithshme të Unesco-s është vendosur Auron Tare, kryetar i Këshillit Shkencor të UNESCO-s për pasuritë botërore nënujore.