Berati, në faqet e para të udhërrëfyesit të mirënjohur turistik japonez
Turistët japonezë do të zgjedhin Europën Qendrore si destinacion turistik për periudhën 2019-2020
![Berati, në faqet e para të udhërrëfyesit të mirënjohur turistik japonez](https://albaniantravel.info/AlbanianTravel/cache/com_zoo/images/51861116_2312888918991457_1385497681652088832_n_f7c9a5e888f8fffc6cfdbc8e35946018.jpg)
Nga Gjergji Mima
TIRANË, 7 shkurt ATSH/ – Udhërrëfyesi i mirënjohur turistik japonez “Chikyu no arukikata”, ka vendosur në faqen e parë të tij qytetin e Beratit si një ndër qytetet më të dashur për turistët.
Ky udhërrëfyes i drejtohet turistëve japonezë që do të zgjedhin Europën Qendrore si destinacion turistik për periudhën 2019-2020.
Ambasada e Shqipërisë në Japoni ka publikuar faqet e udhërrëfyesit duke theksuar se, “Qytetarët japonezë që do të zgjedhin Europën Qendrore si destinacion turistik për periudhën 2019-2020″.
Turistëve japonezë, do t’u vijë në ndihmë udhërrëfyesi i mirënjohur turistik, “Chikyu no arukikata”, i cili faqen e parë të udhërrëfyesit e ka kurorëzuar me një ndër qytetet më të dashur për turistët, Beratin.
/gj.mima/ /a.g/