Shqiptarët “pushtojnë” Everestin - Ekipi i alpinistëve përmbush me sukses misionin e tij
Ekspedita e ndërmarrë nga Dajti Alpina Turistik, shpërblehet me fitore të plotë
Federata e alpinistëve të Shqipërisë, Dajti Alpina Turistik, njofton se të gjithë anëtarët e ekipit shqiptar të alpinistëve kanë mbërritur në majën e Everestit sot në datë 25 maj , në orën 7 am me orën lokale. Siç është cilësuar edhe nga kompania nepaleze që shoqëronte ekipin, ky është një nga rastet e rralla kur ngjitja realizohet 100 % , pra, nga të gjithë anëtarët e ekipit. Në ditët në vazhdim Federata do të ofrojë edhe detaje e informacione të tjera rreth gjithë ekspeditës së ekipit shqiptar në Himalaje.