Një rrugë e sakatosur si mos më keq e qe duket sikur vertitet rreth vetes nga mungesa e çdo lloj sinjalistike apo tabele treguese te hedh prane Klosit ne zemer te Mallakastres.
Qe prej se largeti dallohen renojat e qytetit antik te Nikaias i cili ngre krye me veshtiresi mes shtepive te fshatit e gjelberimit te hedhur tej e tej.
Makina nuk mund te shkoje me tej, teksa i afrohesh qytetit antik gjithçka bëhet edhe më e vështirë permes skermitjeve ashtu copë-copë qe ta bejne te pamundur kalimin normal ne territorin e tij.
Qyteti hije-rende shfaqet i braktisur mes monumenteve qe duket sikur kerkojne te ngrene here pas here kryet e zhuritura nga erozioni i tokes. Pas viteve 90, jo vetem kujdesja, por edhe mungesa e informacionit jane hedhur si mjegull mbytese ne historine e qytetit paraardhes te Bylisit te famshem.
Demtimet dallohen kudo edhe kaosi qe ka shtrire rrenjet gjithe anesh si nje semundje vdekjeprurese.
“Ky teater tregon se ketu ka pasur nje qyteterim te zhvilluar, nje qytet me teater ku jepeshin ketu ne kete moment ku jemi ne, ne orkestren e tij shfaqeshin dramat e Aristofanit, e Eskilit te Sofokliut sot, tashme kane mbetur deshmitare vetem disa punëtore qe mbledhin ullinjte apo thjesht mali i Tomorit, kreshta e te cilit dallohet qarte. E bera kete pershkrim paksa letrar sepse urbanizimi mungon. Dikur Mallakastra me dy teatro, teatrin e qytetit nene te Nikaias dhe teatrit te qytetit bije 1,5 kilometro me tej te Bylisit, sot nuk ka nje teater dhe eshte mungesa e infrastruktures dhe e rruges ka bere qe te jete nje zone periferike larg turizmit kulturor”, deklaroi historiani dhe studiuesi Ilirjan Gjika.
Vendbanimi i bylineve, lindur ne shekullin e 8 para Krishtit duket i fjetur mes te njejteve dhe vetmeve vizitore nese mund te quhen te tille qe ikin e vijne ngeshem çdo dite pa i njohur vlerat.
Monumente te çapeluara e qeramika te ndryshme, qe duken te mbira pergjate te gjithe territorit. Prania e renojave te zbuluara nga arkeologet qe para viteve ’90, renojat e nje teatri, shetitoreje, stadiumi dhe gjimnazi deshmojne zhvillimin urban te saj.
Pikerisht, nga ky vend lindi me pas Bylisi si pasoje e nevojes se banoreve te ketushem per te patur me shume hapsire e per te perballuar rritjen e madhe. E megjithate, Nikaia thuajse nuk njihet nga publiku i gjere e dergjur kështu i rrenuar, i harruar.
Ne krahun tjeter dallohet edhe muri mbrojtes prej te cilit mund te kuptosh edhe tekniken e larte te ndertimit qe eshte perdorur, por edhe blloqet impresionuese te gureve te cilet per fat te keq kane nisur te demtohen pergjate nje pjese te mire te trupit te tyre.
Ashtu si mbishkrimet e dikurshme qe egzistonin ne keto mure e qe sot jane zhdukur plotesisht.
“Eshte punuar me saktesi te madhe sa dhe tehu i nje thike nuk futet midis gureve, te cilet me kalimin e kohes pastaj jane lidhur me njeri-tjetrin duke u bere nje mase monolite. Natyrisht, erozioni ka bere te veten siç shikohet edhe ketu depertimi i ujit. Qellimi yne eshte qe te sensibilizojme nepermjet kameres se televizionit tuaj publikun, institucionet e specializuara, institucionet perkatese, pastaj fjalen e tyre le ta thone midis morise se madhe te problematikes qe mbartin te gjitha monumentet, sitet apo qytetet antike dhe renojat e tyre vete specialistet”, shtoi Gjika.
Pergjate fshatit, mund te dallosh dhimbshem sesi gure te qytetit antik jane kthyer ne pjese muresh me llaç e tulla, ashtu si gjithçka tjeter frut i nje harrese te frikshme nga ana e strukturave perkatese.
“Nqs ky park, ky sit do te kishte nje guide, do te kishte infrastrukture, do te kishte sinjalistike, natyrisht do te kishte edhe rruge te mira per ta lidhur me autostraden e jugut, atehere dhe vete njerezit do t’i ofroheshin vete Nikaias dhe nuk do quhej me qytet i harruar dhe duke ardhur njerezit kjo gje do ndikonte qe edhe arkeologet te trokisnin me kazmat e tyre. Pse kaq pak vemendje per kete qytet? Ndoshta kjo ka qene zone periferike larg infrastruktures, ndoshta neve ne keto 20 vite jemi kujdesur per t’u marre me aktivitete te tjera ekonomike dhe kemi lene pas dore trashigimine kulturore dhe pse jo turizmin kulturor. Ndoshta, tani krahu i lavjerresit ndryshon e le te shpresojme”, argumentoi Gjika.
E veshtire te kuptosh, te mendosh, te analizosh, sesi nje hapsire e tille e jashtezakonshme mund te lihet ne kete gjendje, te mjere, te deformuar, ne meshire te fatit, ku çdo dite mes monumenteve te mbetur fishket zhbehet historia.
Nikaia i ka mbijetuar shekujve e shekujve, i ka mbijetuar dallgeve te historise, por sot nuk po i mbijeton demokracise 22-vjeçare shqiptare, qe po i shuan vlerat duke i renuar historine dhe identitetin. top channel