Shqipëria punon Tokën - Edicioni i Dytë vjen në Sheshin

Shqipëria punon Tokën - Edicioni i Dytë vjen në Sheshin "Nënë Tereza"

on Friday, 12 October 2018. Posted in Lajme

Produktet shqiptare të artizanëve dhe sipërmarrjeve bujqësore vijnë në zemër të Tiranës

Shqipëria punon Tokën - Edicioni i Dytë vjen në Sheshin
Shqipëria punon tokën. Panairi i madh i agrobiznesit, që sjell në sofër të mirat e tokës, nga duart e punëtorëve. Pavarësisht problemeve të shumta që kemi, festat janë të bukura e duhen festuar. 

Shqipëria punon tokën. Panairi i madh i agrobiznesit, që sjell në sofër të mirat e tokës, nga duart e punëtorëve. Pavarësisht problemeve të shumta që kemi, festat janë të bukura e duhen festuar. Festat e Tokës na kujtojnë se pa të dhe pa punuar, nuk mund të jetohet. Festat e kësaj natyre janë të mira se nderojnë duarartët, artizanët, punëtorët, tokëdashësit, se nxjerrin në pah punën e tyre të vështirë e shpesh të pashpërblyer. Kujtojeni kurdoherë këtë, sa herë që të blini. Produkti i një artizani të vogël vlen shumë herë më shumë se çdo produkt industrial sepse përveç cilësisë së padiskutueshme, në të është derdhur edhe shumë përkushtim e dashuri. Duajeni Tokën, siç e duan ata që e punojnë atë.

 

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

12066

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.