Numri i ri i revistës Travel është plot me Vjeshtë dhe thesare....
Shijoni përmes titujve një përmbajtje të pasur në plot 112 faqe!
E keni vënë re që sa herë vjen vjeshta, shtohet dëshira për udhëtime në natyrë? Si të thuash, duke qenë se përgjithësisht e mbyllim historinë me detin, mendja të shkon tek lojrat e mrekullueshme që vjeshta bën me natyrën dhe tek bukuritë e pafundme që kemi nëpër të gjithë Shqipërinë. Dhe në fakt në këtë periudhë kemi udhëtuar vërtet shumë, për t`ju sjellë më të mirën e vjeshtës që ofron Shqipëria, kemi qenë nëpër bujtinat zemërbardha të Veriut, ku mikpritja të përlot, kemi shijuar zahiretë dhe atmosferën magjike të Juglindjes, kemi shijuar Vlorën ndryshe, ju kemi ofruar një Sarandë vjeshtore, një Berat 2400 karatësh, kemi sjellë përvojat e jashtëzakonshme të bashkëpunëtorëve tanë që si asnjëherë tjetër, kanë qenë pjesë aktivitetesh kombëtare e ndërkombëtare vërtet të rralla. E siç mund të kuptohet, duke qenë se vjeshta është edhe stina e begatë e ushqimit të mirë, ju kemi ofruar si rrallëherë një buqetë përvojash gastronomike të parezistueshme. Nuk e teprojmë po të themi se ky numër i Travel Magazine është vërtet i begatë, mos ngurroni t`ia shijoni frytet!