Top Hotels 2019 nga ALER Group, gati për sezonin e ri turistik

Top Hotels 2019 nga ALER Group, gati për sezonin e ri turistik

Written by Flora Xhemani Baba on Wednesday, 27 February 2019. Posted in Blog

Zinxhiri i hoteleve ALER, rritet me dy struktura të reja

Top Hotels 2019 nga ALER Group, gati për sezonin e ri turistik
Kur në Shqipëri nisi era e re e turizmit “all inclusive” ose e thënë ndryshe, e pushimeve me paketë turistike të parapaguar, në tregun shqiptar, krahas tur operatorëve të tjerë, u shfaq edhe një emër i ri: ALER Travel. Kompania që në bërthamë kishte çiftin shqiptaro-ukrainas Bledi dhe Tatiana Bajraktari dhe që aktivitetin e saj e kishte nisur si një agjenci turistike dhe imobiliare me qëllim lidhjen e Ukrainës me Shqipërinë, u rreshtua pa hezitim në vijën e parë të tur operatorëve që guxuan shkallën më të lartë të konsumit turistik, ardhjen e turistëve me avionë “charter”. Nuk është e lehtë të garantosh turistë në shifra aq të larta për tregun problematik shqiptar por ALER ia doli jo vetëm ta bëjë këtë por edhe t`i drejtohet një sektori tjetër brenda fushës së turizmit: atij të akomodimit.
Grupet e shumta të turistëve, (në fillim rreth tetëmijë) dhe nevoja për t`u shërbyer atyre sa më mirë, çoi në idenë e marrjen nën administrim edhe të strukturave pritëse, të cilat filluan me Sarandën e Durrësin, për t`u zgjeruar më pas edhe në Vlorë. Edhe kjo përpjekje e dytë jo vetëm që rezultoi e suksesshme, por u zgjerua brenda një periudhe 2-3 vjeçare, në së paku gjashtë hotele të kategorisë katër dhe pesë yje dhe një seri apartamentesh, të cilat ofrojnë shërbim dhe standarte të larta, duke zbutur mjaft problematikën e brendshme që ndjek këta dy sektorë të turizmit në Shqipëri. Turistët e kënaqur, kryesisht nga Ukraina dhe Bjellorusia natyrisht që do përhapin fjalën në vendet respektive kur të kthehen, për hotele ku jo vetëm flitet rusisht prej pothuajse gjithë stafit por edhe ku atmosfera e përditënatshme është e mbushur me elementë të traditës së vendeve të tyre dhe të vendit mikpritës, Shqipërisë. Ndoshta për këtë klimë “si në shtëpi” ALER është rizgjedhur vit pas viti si kompania që do t`u organizonte pushimet në vendin e vogël ballkanik.
Kështu mes ekskursioneve të shumta, pranisë në çdo hap të qëndrimit të turistit, strukturave të pritjes dhe tregut të imobiliareve, ALER travel është tashmë ALER Group dhe emri i tij qëndron mbi çdo sipërmarrje të re që nisin Bledi e Tatiana, e që vetëm sa e zgjeron aktivitetin e tij turistik.
Urojmë që kjo kompani të rritet ende, duke mos u ndikuar nga vështirësitë rraskapitëse që tregu shqiptar ka dhe përkundrejt klimës së biznesit e cila për fat të keq nuk ngjan aspak me klimën e mrekullueshme të Shqipërisë. Suksese ALER Group dhe u shtofshi me hotele të reja vitin që vjen!
Ja disa prej hoteleve ALER, në Durrës, Vlorë e Sarandë:
 
1: ALER Luxury Resort, Durrës ****
Struktura e bukur me katër yje është thuajse krejtësisht e re, për shkak të rikonstruksionit rrënjësor të një godine ekzistuese, ndodhet në vijën e dytë të bregut dhe sot përbën një hotel mes një pylli me pisha, një pishinë të bollshme verore dhe një hapësirë relaksi ku pushuesit mund të qëndrojnë jo vetëm për të konsumuar vaktet por edhe për të puushuar gjatë ditës. Netët e mbushura me muzikë e me freski janë një oaz qetësie, edhe pse mes plazhit të zhurmshëm të Malit të Robit. Këtë vit hoteli do të ofrojë edhe shërbimet e relaksit si SPA, Sauna, masazhe, parukeri-estetikë, palestër etj..
 
2. ALER Luxury Hotel, Vlorë ****
I ndërtuar vetëm vjet, pjesë e një kompleksi të ri ndërtimor, hoteli ndodhet buzë rrugës Vlorë-Radhimë, menjëherë pasi kaloni tynelin e ujit të Ftohtë dhe ka një hyrje mbresëlënëse që besojmë se të gjithë e keni parë kur keni kaluar për pushimet tuaja në jug. Përveç standarteve të shkëlqyera dhe nivelit me katër yje, që pasqyrohet jo vetëm në stadin teknik por edhe atë të mobilimit elegant, hoteli ka një tarracë të jashtëzakonshme që ia shton shumë vlerën dhe nga ku Vlora mund të shihet në 360 gradë. Pamja e magjishme e Gjirit të Vlorës, duke filluar nga kjo verë, nuk do të mund të shijohet vetëm për një kafe apo një pije të ftohtë e muzikë live në mbrëmje por edhe për të bërë plazh në hapësirat e dedikuara për shezllone në krah të barit të madh panoramik.
 
3. ALER Grand Hotel Vlora *****
Hoteli më i fundit që i shtohet listës së hoteleve ALER, ndodhet në zonën e Ujit të Ftohtë, pranë rrapit të famshëm të burimit, si një hotel-butik i kategorisë me pesë yjë. Hoteli do të jetë gati për sezonin e ri dhe është i gjithi i prenotuar, duke treguar kështu jo vetëm standartin e lartë por edhe kërkesën e madhe të turistëve, që këtë verë ka ardhur duke u rritur. Hoteli do të ketë plazhin e tij, pranë fushës së tenisit dhe duke qenë në këtë zonë shumë të frekuentuar, me siguri do të kthehet në një vendtakim edhe për vlonjatët, ashtu siç ndodhi me Aler Luxury Hotel.
 
4. ALER Holiday Inn, Sarandë ****
Ishte ndër të parët e linjës ALER dhe vazhdon të mbetet ndër të preferuarit për turistët. I bukur e i bardhë, dekoruar lehtë me blunë e detit, me një verandë jashtëzakonisht mbresëlënëse ku shijohet aroma dhe panorama e Jonit, duke mos lënë pa përmendur edhe standartet, që duhet thënë se në zinxhirin e hotele ALER nuk lenë asnjë hapësirë për pakënaqësi tek turistët, ALER Holiday In, ka edhe një xhevahir të vogël që e ndihmon për të kënaqur sa më shumë turistët e tij, dhe që është beach bar-i buzë plazhit, përballë hotelit, në një pjesë shumë të frekunentuar të Sarandës, që është segmenti në dalje të qytetit, rrugës për në Butrint.
 
5. Bianco by ALER Group, Ksamil ****
Është “blerja” më e re e ALER në zonën më të kërkuar nga të gjithë turistët, shqiptarë e të huaj. Edhe në këtë rast, bashkëpunimi me hotelet e tjera rezultoi i pamjaftueshëm, pasi rritja e kërkesave e tejkalonte shpërndarjen e tyre nëpër struktura të ndryshme. Hoteli ndodhet në qendër të qytezës dhe ofron një pishinë të madhe, përpos mundësive për të frekuentuar plazhet e Ksamilit, vazhdimisht plot dhe përveç restorantit të vet, u ofron pushuesve edhe mundësisnë të përdorin restorantin elegant që ndodhet pranë bregut, rrugës së Ishujve.
Këshillë: ndonëse rrjeti i hotele ALER është një strukturë në shërbim kryesisht të turistëve të huaj, ndjehuni të lirë t`i vizitoni, sepse ALER ka vend për të gjithë dhe do të gjejë patjetër mundësi të kënaqë jo vetëm miqtë e huaj por edhe ne, banorët e shtëpisë me hsërnimet e tij të shumta. Kalofshi pushime të mbara sivjet!
 
Ja dhe kontaktet: “TeodorKeko” St., zyra 6, Tiranë, Shqipëri, Tel / AKF :. +35544535555,
+355692581482; E-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.; www.alertravel.com 
 
0.0/5 rating (0 votes)

Hits

17586

About the Author

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.