Panairi i Turizmit Mesdhetar në Izrael - Shqipëria rekord vizitorësh në stendën e AKT
Eventi turistik i radhës bën bashkë operatorë shqiptarë në Tel Aviv
Delegacioni shqiptar, pjesëmarrës në Panairin Ndërkombëtar Mesdhetar të Turizmit në Tel Aviv u prit nga Ministri Izraelit I Turizmit Z. Uzi Landau. Palët ranë dakord të organizojnë takime të përbashkëta mes turoperatorëve shqiptarë dhe izraelitë për të njohur nga afër mundësitë dhe potencialet e të dy vendeve. Ministri izraelit iu përgjigj pozitivisht ftesës për të vizituar Shqipërinë.