Business Magazine: Udhëtimet na bëjnë shumë më të lumtur se çdo pasuri tjetër materiale, sipas një studimi
Mësoni aftësi të reja, provoni sporte të reja, madje edhe sporte ekstreme.
Nga Anerola Torollari
JAN 21, 2019
Shumica e njerëzve u drejtohen dyqaneve me një vendosmëri të madhe sa herë që kanë para në portofolët e tyre dhe me këtë gjest ndihen pak më të lumtur me çdo blerje të re. Megjithatë, kjo kënaqësi zhduket brenda pak ditësh dhe ne mbetemi vetëm me një produkt që dikur donim, por tani e përdorim si çdo produkt tjetër në shtëpinë tonë.
Problemi kryesor këtu është se ne përpiqemi të blejmë lumturinë tonë dhe kjo është arsyeja që lumturia zgjat vetëm për disa ditë. Për të gjetur lumturinë e vërtetë, duhet të mësoni si të përshtateni. Ne detyrohemi të kërkojmë blerjen tonë të ardhshme sa herë që niveli i kënaqësisë që ndiejmë për diçka që kemi blerë së fundmi bie dhe e përsërisim këtë proces përsëri dhe përsëri.
Hulumtuesit nga Universiteti Cornell kanë kryer një studim, në të cilin zbuluan një mënyrë se si të prishet ky cikël. Sipas profesorit të psikologjisë, Thomas Gilovich, zgjidhja është që të udhëtoni më shumë! Siç rezulton, njerëzit përjetojnë rritje të lumturisë kur blejnë diçka dhe kur udhëtojnë, por ajo që vërehet është që edhe pse sasia e lumturisë kur blejmë diçka bie me kalimin e kohës, kujtimet e përvojës sonë udhëtuese vazhdojnë të na furnizojnë me notat e lumturisë për një kohë shumë më të gjatë.
Mësoni aftësi të reja, provoni sporte të reja, madje edhe sporte ekstreme. Shkoni në një event të pazakonshëm, udhëtoni me familjen apo miqtë tuaj. Të gjitha këto janë një burim lumturie që do të zgjasë shumë më tepër sesa të blini diçka që ju pëlqen. Çdo kujtim i ri që bëjmë bëhet një burim i ri, i vërtetë, gëzimi që do të qëndrojë me ne për një kohë të gjatë, ndoshta edhe përjetë!
Burimi: https://businessmag.al