Liqenet e Funarit - Elbasani që nuk njihni
Peizazhi i njëjtë me liqenet e Zvicrës
Nga Alma Mushi
SHQIP
Ka ardhur vërtet koha që t`i kthejmë sytë nga natyra; jo për ta dëmtuar, por për ta dashur. Keni dëgjuar ndonjëherë për Funarin dhe liqenet e tij? Funari ndodhet vetëm 20 km nga Elbasani ose 25 km nga Tirana. Deri pak vite më parë Funari njihej pak dhe për të thuajse nuk flitej. Por tashmë po kthehet në një destinacion turizmi, duke shfrytëzuar bukuritë natyrore dhe afërsinë me dy prej qyteteve më të mëdhaja të vendit.
Katër rezervuare me ujë të smeraldtë i japin freski e bukuri kodrave mbuluar me pyje, duke e bërë një vend shumë tërheqës. Prej tre vjetësh këtu organizohet “Funar Fest”, një organizim që synon promovimin e turizmit, bazuar në bukuritë natyrore dhe të shkuarën historike.