Rafting në Kanionet e Osumit, guida turistike e fundjavës edhe për të huajt

Rafting në Kanionet e Osumit, guida turistike e fundjavës edhe për të huajt

on Wednesday, 08 May 2019. Posted in Destinacione

Pamjet që të ofrojnë kanionet e Osumit janë mahnitëse, gjithë lartësi, kontraste.

Rafting në Kanionet e Osumit, guida turistike e fundjavës edhe për të huajt

TIRANË, /ATSH/ – Rafting në Kanionet e Osumit është tashmë një nga guidat më të preferuara të turistëve të huaj.

Turistët e huaj kanë shijuar këtë fundjavë adrenalinën dhe kënaqësinë mes natyrës madhështore dhe të egër të Kanioneve të Osumit.

Gjatë kësaj fundjave mbi 10 varka me turistë vendas dhe të huaj shijuan rafting në një nga monumentet e natyrës më të bukur në Shqipëri.

Kanionet e Osumit, kanë një gjatësi prej 26 km dhe ndodhen 450 m mbi nivelin e detit. Mendohet se ato janë formuar 2-3 milionë vite më parë nga erozioni i ujit që depërton thellë në tokë. Përgjatë gjithë grykës ka mjaft kalime nëntokësore dhe shpella të paeksploruara.

Pamjet që të ofrojnë kanionet e Osumit janë mahnitëse, gjithë lartësi, kontraste për sa i përket dritës, bimësi e larmishme, një atraksion i vërtetë për turistët vendas dhe të huaj. /a.a/ /a.g/

5.0/5 rating (1 votes)

Hits

11167

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.