Gjiri i Dafinës në Karaburun, një mrekulli e vogël ende e pazbuluar

Gjiri i Dafinës në Karaburun, një mrekulli e vogël ende e pazbuluar

on Wednesday, 03 April 2019. Posted in Destinacione

Karaburuni bëhet vend mjaft tërheqës në vijën bregdetare dhe më i paeksploruari.

 Gjiri i Dafinës në Karaburun, një mrekulli e vogël ende e pazbuluar

Nga Adela Alla 

TIRANË, ATSH/ – Gjiri i Dafinës është një prej bukurive natyrore më të veçanta që ofron gadishulli i Karaburunit. Në morinë e gjireve detare që ka ky gadishull si gjiri i Dafinës, gjiri i Anglezit, shpella e Haxhi Aliut, gjiri i Ariut etj., Karaburuni bëhet vend mjaft tërheqës në vijën bregdetare dhe më i paeksploruari.

Këto vende dhe gjire të bukur mund të vizitohen përmes udhëtimeve me mjete lundruese. Vende të pazbuluara dhe të paekspozuara gjenden akoma në turizmin shqiptar.

Një turiste e cila e ka eksploruar gjirin e Dafinës gjatë fundjavës shprehet për këtë eksperiencë se, “nuk ju duhet të udhëtoni shumë larg për të vizituar këtë vend të mrekullueshëm të quajtur Gjiri i Dafinës i cili ndodhet në pjesën perëndimore të Parkut Natyror Karaburun”. /a.a/ j.p/

5.0/5 rating (1 votes)

Hits

11956

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.