PËRMET MOS E VET*

PËRMET MOS E VET*

on Thursday, 24 January 2019. Posted in Reportazh

Qyteti, i cili përveç detit, ka gjithçka tjetër

PËRMET MOS E VET*

Nga Kastriot Faci


SHQIP
Kjo ishte shprehja që nuk na u nda nga goja gjatë të gjithë kohës, që nga momenti i hyrjes në qytetin Përmetit, e derisa u kthyem në Shkodër. Kjo është shprehja që Sala, një nga shokët e mi e thoshte si me humor, por që për mua kjo shprehje ka shumë kuptim. Sapo jam kthyer nga vizita ime e dytë në Përmet, të mirëquajturin qyteti i trëndafilave, vizitë që e realizova me miqtë e mi më të ngushtë, pas katër vjetësh nga hera e pare që isha aty. Kujtoj që para katër vjetëve trotuaret ishin akoma me pllakat e sistemit komunist e më pati mbetur ndërmend gjatë edhe sllogani i qytetit, “Përveç detit, kemi gjithçka tjetër”. Por në atë kohë nuk shiheshin gjëkundi vizitorët e turistët.

Paçka se per t'u ardhur në ndihmë banorëve të këtij qyteti të vogël, shoqata italiane Cesvi kishte formuar rrjetin e artizanëve të prodhimit me emrin “Pro Përmet”. Aty pashë që ndërtesat e xhamisë dhe kisha protestane thjesht ishin të ndarë nga një mur rrethimi i lehtë.
***
Këtë herë e gjej krejt ndryshe Përmetin, tashmë është rindërtuar qendra e tij, në parkingun e hoteleve të qendrës ndodhen autobusët turistikë, pasagjerët e të cilëve kanë zaptuar të gjithë shtretërit e hoteleve të tij. Kjo në fakt është edhe arsyeja se pse neve na duhet të akomodohemi në Vila Culi, me çmimin prej njëmijë lekësh për shtrat. Të zotët, nje çift mjaft simpatik, zemërgjerë e me shumë humor, na gostitën me raki Përmeti dhe gliko kumbulle në shenjë mirëseardhjeje. Dalim të hamë darkë te Antigonea, një nga lokalet e sugjeruara nga Roberti, një prej miqve të mi të malit, përmetar, të cilin e patëm njohur në marshimin e Taraboshit në Shkodër. Të nesërmen, pas mëngjesit, nisemi nga qyteti me drejtim Ujrat Termale të Bënjës, 12 km larg Përmetit. Të tjerë kanë mbërritur më herët nga ne dhe po shijojnë ujrat e nxehta të vaskave. U futem në ujin termal dhe bejmë maska me balten e vaskës së rrethuar me mure me gure zalli në formë rrethore. Ndërkohë një e pas një po na behin autobusët e parkuar një natë më parë në qendër, pranë hoteleve. Ata po bëjnë transportin e turistëve vendas e të huaj, që si destinacion ashtu si ne, kanë Bënjën.
***
Unë dhe Alketi, ngjitemi në shpellën në krah të urës së Katiut, ku kundrojmë urën e vaskat dhe malet e kanionet përreth. Bukurri e rrallë. Vazhdojmë e ngjitemi, pikërisht aty ku më parë kishte qenë një repart ushtarak, më tutje, në shpat mali janë dy tunele. Kureshtja na bën t'i ofrohemi dhe ti vizitojmë ata. Ndërkohë që të tjerët në bëjnë telefon, pasi po afron vakti i drekës, që sipas porosisë së Robertit, do ta hamë tek restorant “Familjari” po aty në Bënjë. Me të mberritur aty, na mirëpret Eranda, njëra nga tri motrat që e menaxhojne lokalin, një grua që detyrën e merr seriozisht e na pret buzagaz. Mësojmë që ajo është ish-basketbolliste e ekipit 24 Maji, të qytetit të Përmetit. Ushqimi dhe shërbimi shumë i mirë, i shoqëruar edhe me me batuta e histori humori dhe me raki të fortë Përmeti, na bën që dhe darkën ta rezervojmë aty. Roberti kishte të drejtë.
****
Rrugës për në Bënjë ndaluam të shikonim nga afër një grup të rinjsh që po trajnoheshin për rafting. Aty dallova shokun tim përmetar Robertin. Pqr ju që jeni kuriozë, ai me familjen e tij jeton në të vetmin kamping në Përmet, në Albturist Ecocamping Përmeti. Ai është një njeri shumë i gjendur e që mund t’ju ndihmojë e t'ju shoqërojë edhe juve në eksplorimin e atraksioneve turistike të Permetit. Nëse keni nevojë, ja ku e keni numrin e tij 0694250444.
Tani doni të na pyesni se si e kaluam ne me grupin tonë? E kemi thënë pra, që në titull: Përmet, mos e vet. Kurse ju, mos e humbni një vizitë në Përmet, qytetin e trëndafilave.

Vende për t’u vizituar:
• Banjat e Bënjës
• Teqeja e Ali Postivan, Frashër
• Ngjitje në Trebeshinë-Dhëmbel-Nemërçkë
• Kishat e Kosinës dhe Leusës
• Bredhi i Hotovës, park kombëtar
• Kanioni Langaricës, - ujërat termale
• Guri i Qytetit
• Kanionet e Vjosës
• Rafting në Lumin e Vjosës
Distanca:
• Distanca nga Shkodra 305 km
• Distanca nga Tirana 235 km

(* Mos e pyet në dialektin shkodran, ka kuptim “mos pyet më se sa bukur ishte”)

ENGLISH

Përmet is unmatched

This was the expression that we couldn’t stop uttering from the moment that we entered Përmet until we returned to Shkodra. Sala, my friend used it constantly and for me it has great meaning. I have just returned from my second visit to the city of Përmet, the city of roses; a visit that I undertook together with some close friends, four years after my first visit there. I remembered that four years ago the sidewalks had the old communist tiles and the slogan of the city was etched in my mind: “Besides the sea, we have everything else.” During that time there weren’t many wandering visitors. The Italian association, Cesvi, had funded the network of artisanal goods “Pro Përmet” to help the citizens living in this small city. The mosque and the protestant church are divided by an unassuming fence.

***

This time around, Përmet was different. Its center was rebuilt, touristic buses were parked in the central hotels, and the passengers had booked all the available beds. Thus, we took accommodation at Vila Culi, charging 1000 lekë per bed. The owners are a nice and generous couple. They welcomed us with humor and they offered the rakia of Përmet and plum gliko. Robert, my friend and a mountaineer whom I met at Taraboshi march in Shkodra, suggested that we go to Antigonea for dinner.

***

The next day, after we had our breakfast, we left the city and headed to the Thermal Waters of Bënja, 12 km away from Përmet. There we found other people, who were already enjoying the warm waters. We also went inside the round-shaped thermal baths and applied mud on our faces. Meanwhile, tourists’ buses entered the scene. They were transporting local and foreign visitors, who had come to see Bënja.

***

Alketi and I hiked at the cave on the side of Katiu Bridge. We were taken by the panorama which included the bridge, the thermal baths and the canyons. A rare beauty surrounded us. The hiking continued as we reached a former army base and beyond, over the mountain slope, we noticed two tunnels. We were curious and we wanted to get closer and take a peek. Meanwhile, we received a phone call, reminding us that it was lunch time and we went to “Familjari” Restaurant right where we were, in Bënja. Eranda, one of the three sisters managing this restaurant, was waiting for us with a bright smile.

She is dedicated at her work. She used to play basketball with 24 Maji team of Përmeti city. The food and the service were exceptional, while we enjoyed jokes and laughs and the rakia of Përmeti. Once again Robert’s suggestions were right on the money.

****

On the way to Bënja we stopped to see a group of young folks, who were being trained for rafting. There I noticed my friend, Robert. He and his family live in a camp, Albturist Eco camping Përmeti, which is the only one in the city. He is a rather amicable and helpful guide and will accompany you during your stay in Përmet. If you want someone trustworthy, who will help you explore touristic attraction of Përmet, please call him on 0694250444.

How was our trip? We said it in the title: Përmet is unmatched. So, let yourself be taken by surprise in the city of roses.

Places to visit:
Bënja Thermal Waters
Tekke of Ali Postivan, Frashër
Hiking in Trebeshinë-Dhëmbel-Nemërçkë mountain
range
Kosina and Leusa Churches
Hotova Pine tree, National park
Langarica Canyon-thermal waters
The city’s rock
Vjosa Canyons
Rafting in Vjosa River

Distance:
From Shkodra: 305 km
From Tirana: 235 km

5.0/5 rating (1 votes)

Hits

12887

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.