Articles in Category: Lajme

Stebleva - një bukuri e rrallë mes pyjeve të Librazhdit

on Saturday, 08 November 2014. Posted in Lajme, Around

Një udhëtim mes natyrës në Parkun Kombëtar "Shebenik-Jabllanicë"

Stebleva - një bukuri e rrallë mes pyjeve të Librazhdit

 

Nga Vilma Disha
Dikur e lënë në harresë, sot një perlë e paprekur e turizmit malor dhe natyrës piktoreske. Stebleva është një teatër natyror, një gërshetim i mahnitshëm i lëndinave, pyjeve, kodrinave, maleve dhe lumenjve. “Maja e Zezë” e cila ndodhet në lartësinë 2225 m mbi nivelin e detit, është maja më e lartë në këtë zonë. I dyti renditet mali i “Raducit”, me një lartësi  2084 m, i cili shtrihet në lindje të Steblevës. Stebleva përshkohet nga përrenj dhe kroje të shumtë, të cilët pasi grupohen, formojnë lumin  që në gjuhën e popullit quhet “ Zalli i Steblevës”. Pasi përshkon rrugën Borovë – Sebisht – Okshtun, në Gjoricë të Dibrës, ky lumë bashkohet me Drinin e Zi. Krahas bukurisë, florës dhe faunës së pasur, ky lumë karakterizohet edhe nga cilësia parësore e peshkut që rritet në këto ujra, “trofta me pika të kuqe”. Jo më pak kureshtje, zgjon dëshira për të vizituar  liqenin  karstik të malit të Draganit. Shkëmbinjtë monumentalë që e karakterizojnë, të gdhendur nga vetë natyra ndër shekuj, krijojnë një peisazh natyror vërtet  miklues. 

 

Konferenca Ndërkombëtare për "Menaxhimin e Sezonalitetit në Turizëm" sjell në Tiranë OBT

on Wednesday, 22 October 2014. Posted in Lajme

Organizata Botërore e Turizmit: Shqipëria, vend me potencial turistik gjithëvjetor

 Konferenca Ndërkombëtare për

Konferenca Ndërkombëtare për "Menaxhimin e Sezonalitetit në Turizëm" mblodhi në Tiranë ministra dhe përfaqësues të nivelit të lartë nga disa vende të Europës, me të cilët u ndanë përvojat më të mira për të minimizuar efektet e sezonalitetit në Turizëm. Një ngjarje e rëndësishme në fushën e turizmit, sidomos për Shqipërinë, që aspiron të shtrijë sezonin e saj turistik jashtë dy muajve të verës, drejt një turizmi të qëndrueshëm
Konferencën e nderoi pa dyshim prania e figurës më të lartë në lëmin e turizmit, Sekretari  Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit, shkëlqesia e tij Z. Taleb Rifai. I mikpritur dhe prezantuar personalisht nga ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Znj. Eglantina Gjermeni, Z. Rifai shprehu konsideratën e tij të lartë për Shqipërinë dhe potencialet e saj të mëdha turistike.

Vlorë, nis turizmi me kampera - bregdeti shqiptar në vëmendjen e të huajve

on Monday, 23 June 2014. Posted in Lajme

Këtë herë plazhet e Vlorës kanë tërhequr vëmendjen për vendkampingjet

Vlorë, nis turizmi me kampera - bregdeti shqiptar në vëmendjen e të huajve

Gjashtë turistë polakë mbërritën të shtunën me dy kamperat e tyre në plazhin e Gjipesë, në bregdetin e Dhërmiut, 60 km në jug të Vlorës. Ata do të qëndrojnë në këtë mjedis natyror 3 ditë, ndërkohë që para tyre ishin vendosur edhe 4 kampera të tjerë me targa të Zvicrës e të Gjermanisë.
Në fakt, gjiri detar i Gjipesë, është mjaft i preferuar për turistët e huaj të kësaj kategorie. Gjatë viteve të fundit, këtë plazh të virgjër e kanë vizituar qindra turistë të huaj nga vende të ndryshme të Evropës. Ata kanë vlerësuar bukurinë natyrore krejtësisht të paprekur nga dora e njeriut, kthjelltësinë e ujit të detit. Mes tyre kanë qenë edhe Robert e Sabrina Fitstung nga Mynihu(Gjermani). Me kamperin e tyre, ata kanë shetitur një pjesë të bregdetit shqiptar dhe kanë shijuar bukuritë natyrore të tij, por Gjipeja i ka tërhequr në mënyrë të veçantë.
Edhe për këtë vit, ata parashikojnë të vijnë sërish këtu. Pak vjet pasi u bënë rastësisht pjesë e fluksit të turistëve të kësaj kategorie, që shfrytëzojnë bregdetin shqiptar, ata kanë ardhur vazhdimisht. Ata thonë se, kjo natyrë është tepër joshëse dhe të tërheq me bukurinë e saj.

Vjosa Park Kombëtar ndërkufitar - Jo Digave

on Tuesday, 13 May 2014. Posted in Lajme

OJQ-të mjedisore paraqesin idenë e një Parku Kombëtar për lumin e fundit të egër në Evropë.

Vjosa Park Kombëtar ndërkufitar - Jo Digave

Tepelenë/Shqipëri, 08.05.2014

Shoqata e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) në rolin e partnerit rajonal dhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë Euronatur dhe Riverwatch si dhe me disa organizata të tjera rajonale mjedisore kanë nisur fushatën “Të shpëtojmë Zemrën Blu të Evropës”.

Qëllimi kryesor i kësaj fushate është ruajtja dhe mbrotja e ekosistemeve lumore në gadishullin e Ballkanit, të cilët ndodhen ende në gjendje pothuajse natyrore. 

 

Shtatë projektet fituese të konkursit ¨Kullat e Vrojtimit¨ organizuar nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit

on Thursday, 01 May 2014. Posted in Lajme

Velipojë, Durrës, Golem, Vlorë, Orikum, Dhërmi dhe Sarandë- projektet e para pilot

Shtatë projektet fituese të konkursit ¨Kullat e Vrojtimit¨ organizuar nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit

Shtatë projektet fituese të konkursit ¨Kullat e Vrojtimit¨ organizuar nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit, janë Projektet do të ndërtohen në plazhet: Velipojë, Durrës, Golem, Vlorë, Orikum, Dhërmi dhe Sarandë.Një sërë punësh morën pjesë në këtë konkurs duke paraqitur modele të ndryshme të kullave të vrojtimit, me ide mjaft  interesante.Ndërtimi i kullave të vrojtimit, ka sjellë me vete edhe konkursin tjetër të trajnimit të rojeve të plazhit, ku të rinj të ndryshëm u testuan për aftësitë e tyre në këtë profesion të ri.Gjasat e forta janë që këtej e tutje, plazhet shqiptare të jenë të pajisur  me kulla vrojtimi dhe roje plazhi, duke filluar gradualisht me projektet pilot të plazheve të mësipërme.