Turizmi feston Daljen e Revistës Travel

Turizmi feston Daljen e Revistës Travel

on Thursday, 01 March 2012. Posted in Aktivitete

Mbajtur me 20.06.2011 ne ambientet e MTKRS

Në ambientet e Ministrisë së Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, u festua lindja e një mediumi të ri, ajo është Revista “Travel”. Në ceremoninë e inagurimit të revistës Zv. Ministri i Turizmit, Z. Nikollë Lesi, përshëndeti daljen këtij mediumi të ri, e sidomos natyrën e tij turistike, që do t’i shërbejë shumë turizmit shqiptar që tashmë synon të kthehet në industri ku ekonomia shqiptare duhet të mbështetet fort. 

Daljen e revistës e kanë përshëndetur edhe eksponentë të rëndësishëm të strukturave shtetërore, të fushës së turizmit si Shoqata Shqiptare e turizmit ATA, Zv.presidenti i saj Z. Zak Topuzi, ambientalistët e njohur Xhemal Mato dhe Sazan Guri, drejtues të shoqatave të ndryshme turistike Si Qendra Alpe, Shoqata e Operatorëve Turistikë, dhe organizma ndërkombëtarë mbështetës të turizmit si GIZ, të cilët u shprehën pozitivë për praninë tashmë të një mediumi turistik në tregun shqiptar.Ceremonia e përururimit të revistës Travel u pasqyrua gjerësisht edhe në media, duke u shoqëruar përvec kronikave informative, edhe me ftesa të menjëhershme të drejtuesve të saj në programe të ndryshme informativë dhe ekonomikë në mediat publike dhe private të vendit.

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

2991

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.