Articles in Category: Info

Në treg, numri i ri i revistës Travel - Destinacionet më të bukura Shqiptare 2015

on Thursday, 19 March 2015. Posted in Info

Ky numër i parë i vitit i kushtohet plotësisht natyrës

Në treg, numri i ri i revistës Travel - Destinacionet më të bukura Shqiptare 2015
I përulemi Natyrës
Jo më kot revista Travel këtë vit ka vendosur që destinacionet  më të mira shqiptare t’i ofrojë të gjitha nga natyra. Male, dete, pyje, lumenj, laguna, shtigje, natyrë, zogj, kafshë, gjithçka që natyra shqiptare ofron, në mënyrën më të mirë të mundshme, ashtu siç i kemi, pa zbukurime e teprime por duke mos i lënë në hije. Bota (rreth nesh) ka shumë më pak dhe bërtet (marketon) shumë më shumë.
Mënyra se si e kemi ofruar Shqipërinë natyrore të 2015-ës, është edhe një qasje drejt turizmit aktiv, të cilin qysh vitin e shkuar jemi përpjekur ta nxjerrim sa më në pah. Dhe këtë e kemi bërë duke ua lënë fjalën atyre që e takojnë më shpesh natyrën. Grupime, organizma e federata, që po i japin gjithnjë e më shumë hov këtij turizmi këmbësor, duke prekur vetë çdo shteg e çdo gjethe, ashtu siç në fund të fundit shijohet natyra. Dhe, me vendosjen e moratoriumit për gjuetinë, më në fund natyra shqiptare ka se ç’të tregojë. Shijojeni dhe gëzuar sezonin turistik të këtij viti!

Në treg numri i ri i TRAVEL MAGAZINE - destinacionet më të mira dimërore në Shqipëri dhe rajon

on Sunday, 28 December 2014. Posted in Info

Rrëfime interesante, problematika aktuale, dhe një sërë rubrikash të reja ju presin në këtë numër të Dimrit 2014-2015

Në treg numri i ri i TRAVEL MAGAZINE - destinacionet më të mira dimërore në Shqipëri dhe rajon

 

ALBANIAN TRAVEL MAGAZINE
Numri i ri i revistës Travel me shumë destinacione për pushimet dimërore, ju pret në pikat kryesore të shtypit, në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.
Në numrin e ri të revistës Travel, do të lexoni:

 

Travel Magazine - Revista shqiptare e turizmit rajonal

on Monday, 16 April 2012. Posted in Info

Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, ajka e turizmit shqiptar në Travel

Travel Magazine - Revista shqiptare e turizmit rajonal

 

Në numrin e ri të revistës Travel mund të lexoni:
 
Editorial
Përpara urimeve për sezonin e ri turistik – debate, nga Irhan Jubica:
Forum
Sezoni erdhi; A është gati Shqipëria?
Janë shprehur për forumin: Ministri  i MTKRS Aldo Bumçi, Drejtori i AKT, Klodian Pajuni dhe Kryetari i UOTSH, Sadik Malaj
Kartolinë
1.Komani -  një panoramë e papërsëritshme pranverore nga Bardhok Ndoji
2. Liqenet e Rugovës – mrekullitë e bjeshkëve kosovare na vijnë këtë here nga këndvështrimi I Driton Hysenajt
3. Shapka në Pranverë – bukuria e natyrës së Tetovës, nga Enver Vela
4. Liqeni i Balgjajt, Dibër – si asnjëherë tjetër në këtë numër ju kemi sjellë anë të panjohura të Dibrës, e cila identifikohet me Liqenet e Lurës. Por shijoni edhe këtë zonë të mrekullueshme nga Neri Totraku
Fokus:
Kalaja e Shkodrës dhe Muzeu, si përgjigje për pikëpyetjet – nga Ndriçim Mlika
Shqipëria dhe oferta turstike – nga Dritan Zaimi
Ekspertët e trashëgimisë kundër privatizimit të kështjellave – nga Fatmira Nikolli
Kosovë, 3.1% e GDP vjen nga DokuFesti i Prizrenit
Intervista
Rona Nishliu “Krenare të prezantoj Shqipërinë në Eurovizion” – nga Irhan Jubica
Gjurmë:
Antigonea, qyteti që e lindi dashuria dhe e shkatërroi urrejtja – nga Engjëll Serjani
Destinacione Shqiptare
Karaburuni, ose “Hunda e Zezë”, Kepi i Rodonit, ose “Muzhli i Skënderbeut”, Laguna e Nartës dhe Ishulli i Zvërnecit dhe Pishë Poro, e ardhmja e turizmit natyror – nga Ilirjan Gjika
Ulqini, një rrëfim për qytetin dhe njerëzit – nga Kozeta Bruçi
Itinerar:
1.Rrugëtim drejt Sarandës, aty ku dielli ngroh….. – nga Laureta Roshi
2. Shqipëria, sa e bukur! (për të dytin vit rresht winter-summer school tour) – nga Inelda Skënderaj
Reportazh
Shkodra, qyteti i festave popullore – nga Kastriot Faci
Extra
Elbasani, kryeqyteti i pranverës – nga Ermira Sinani Kullolli
Eating Time
Restorantet shqiptare, më të mirat në Ballkan, e thonë ambasadorët e huaj në Tiranë
City Guide
Kruja, mbretëresha e historisë shqiptare
Outdoor
Heli Ski në Tomor ose një nga ditët më të bukura të jetës time – nga Gent Mati
Piknik
Gjirokastra rreth e rrotull – nga Magdalena Margariti
Around
Nëse do të kalërosh, zgjidh kalin e duhur – nga Irena Kanani
Outgoing
Venecia, ëndërr që s’mbaron – nga Flora Xhemani
Award Area
Viktor Vlashi: Far East Albania, një histori suksesi – nga Irena Kanani
 Fotot e këtij numri:
 Kopertina, Apollonia - Marin Haxhimihali
Fotoja action: Mountain Bike Albania – turet e vështira të Dajtit
Intervista: Fotot – Fadil Berisha
Antigonea: Fotot, Engjell Serjani, Alketi Islami
Destinacionet Shqiptare; Fotot Alket Islami, Kozeta Bruçi
Outdoor: Fotot, Benoit Wollmer, Gent Mati
Fokus: Muzeu i Shkodrës, fotot, Rozë Rupa
Kruja: Fotot, Bardhok Ndoji, Bashkia Krujë
Festa e Shkodrës, fotot The Door Albania, Emiljan Nenshati, Terenc Pepa
Venecia: fotot, Blue Albania
 
 
 
 
 
 

 

This year? Visit Albania!

on Sunday, 04 March 2012. Posted in Info

Shqiperia, ne krye te rekomandimeve te Lonely Planet

This year? Visit Albania!

 Lonely Planet

Ku duhet të shkoni për pushime këtë vit? Ekspertët e udhëtimit, përfshirë bashkëthemeluesin e Lonely Planet, Tony Wheeler, kanë zgjedhur  10 vendet më të mira për pushime për këtë vit, bazuar në rezultatet për aktualitetin, vlerat, kënaqësitë, kostot dhe … faktorët X, të veçantë. Ja ku janë, më të mirat për Udhëtime 2011