Saimir Strati, ambasadori i veprave murale shqiptare

Saimir Strati, ambasadori i veprave murale shqiptare

on Monday, 21 January 2019. Posted in Personalitete

Artisti shqiptar me famë botërore për krjimin e mozaikëve modernë

Saimir Strati, ambasadori i veprave murale shqiptare

Nga Elitjona Doko

SHQIP

Saimir Strati, është artisti shqiptar me famë botërore për krjimin e mozaikëve modernë, që padyshim bën krenar çdo shqiptar por jo vetëm, për talentin dhe arritjet e tij. Sa krenari të takoja një bashkëatdhetarin tim që e përfaqëson Shqipërinë kudo, me art, dhe vlera! Kur e kam takuar në Assisi të Italisë, një vit më parë po punonte ditë e natë për të reaizuar veprën e tij të radhës për t'u çertifikuar për të 11-tën herë në librin Guinness. Me ftesë të Massimo Falcinellit, Presidenti Priori Serventi 2018 në Assisi të Italisë, Strati realizoi një vepër artistike e punuar vetëm me gozhdë që u prezantua në 18 janar në Itali, me rastin e festës së Shën Antonio Abatit. Kur pashë studion e tij, që mbante si souvenir arritjet e tij nëpër botë, nuk hezitova të hyj dhe të realizoj një bisedë ashtu “shqiptarçe” në Itali.

Më tregoi përzemërisisht dhe ton krenarie se i është dashur rreth një muaj e gjysëm punë intensive për realizimin e veprës monumentale në nder të figurës së Shën Maria degli Angeli. Strati u shpreh tepër enuziast për vlerësimet që po i bëhen punimeve të tij, duke theksuar se të tilla vlerësime rrisin emrin e Shqipërisë në botë. Ndërkohë, vazhdonte të punonte në qendër të Asizit mbi veprën e tij monumentale tërësisht me gozhdë. Në qendër të kësaj vepre është figura e shënjtores Maria Degli Angeli, dhe ka një sipërfaqe prej 26 m2, e vendosur mbi një strukturë mbështetëse prej rreth 1000 kg, për ndërtimin e të cilës janë dashur plotë 2 milionë gozhdë të madhësive dhe ngjyrave të ndryshme, për t'iu përshtatur portretit. Pas përfundimit, në 18 janar vepra murale tashmë shërben si shenjë dalluese ndaj shenjtorit të engjëjve në Assisi. Ndërsa për arstistin shqiptar, pas realizimit të kësaj vepre u dha certifikata e "Guinness Wolrd Record" nga GWR Ltd. Saimir Strati është kryesisht një artist qenit tradicional dhe bashkëkohor me qasjen e tij në ringjalljen teknikës së vjetër dhe profesionalizmin në antikitet dhe përzierja e materialeve të përditshme/industriale. Në vitin 2006, Saimir Strati filloi atë që është bërë një traditë vjetore për arritjet në Guinness World Record. Duke përdorur gozhda industriale, artisti ka rikrijuar portretin e Leonardo Da Vinçit, me rreth 400 kg gozhda mbi një sipërfaqe 2 x 4m. Teknika i ngjan fotografisë digjitale, ku secila gozhdë përfaqëson një piksel. Rekordi u konfirmua në Tiranë nga Guinness për 4 shtator 2006, si mozaiku më i madh me gozhdë në botë. Më 26 korrik 2007, artisti filloi ngjitjen e kruajtëseve të dhëmbëve, gjithsej 1.500.000 mbi një sipërfaqe 4 x 2m, për të krijuar imazhin e një kali. Puna ishte dedikuar për Antonio Gaudi, dhe u konfirmua më 4 shtator 2007, si mozaiku më i madh në botë me kruajtëse dhëmbësh. Mozaiku ishte 8m2 dhe shfaqet në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës “Arbnori”, Tiranë. Artisti punoi 40 ditë për të arritur këtë rekord. Në qershor 2008, Strati kontaktoi atë që është tani Ekphrasis Studio për të bashkëpunuar dhe për t'I ndihmuar të menaxhoj tentimin për rekordin e tij të tretë. Pas disa javësh të korrespondencës intensive me organizata të ndryshme në

Barcelonë që dha pak interes, u vendos që ngjarja të zhvillohej në Tiranë. Më 20 korrik, Ekphrasis Studio rregulloi një marrëveshje me hotel Sheraton në Tiranë dhe më 8 gusht artisti filloi punimin për rekordin e tretë. Mozaiku kishte një temë mesdhetare, dhe përbëhej nga 229.764 tapa mbi një sipërfaqe prej 12.94m x7.10m, ose 91.87m2. Veprimtaria ndodhi gjatë 27 ditëve në Sheraton dhe u shoqërua me një ekspozitë të dy Rekordeve Botërore mëparshme, si dhe shtatë veprave të tjera të artit. Në nëntor 2009, për Ditën e Guinness World Record, Saimir Strati përfundoj mozaikun më të madh me furça për ngjyrosje; Mozaiku është bërë nga artisti në të gjithë Shqipërinë, në çdo qytet, dhe ai përfundoi atë në Tiranë. Ai vendosi ta bëjë këtë vepër me madhësi gjigande për nder të Michael Jackson, pas vdekjes së tij. Ky ishte rekordi i katërt për të dhe Shqipërinë. Vepra më e madhe me vida përmban 235,500 vida që punon në mozaikë, duke përdorur materiale si gozhda, tapa, gurë qelqi nga deti, lëvore të vezëve, kompakt disqe, kafe, fasule, porcelan dhe pasqyrë, mes materialeve të tjera. Larmia e subjektit të artistit, materiale dhe teknika e dallojnë Saimir Stratin si të metalike në një vepër arti që përshkruan Homerin në një kartëmonedhë të krijuar në Tiranë, Shqipëri, e zbuluar në festimin e Ditës Botërore të Rekordeve Guinness më 18 nëntor 2010. E gjithë vepra e artit ka një sipërfaqe prej 9.4 m² 101.18 ft²).2011 - One World,One Family,One Coffee. 2012 - The Largest Bean Mosaic. 2014 - Largest drinking straw mosaic. Mozaiku më i madh i pipave për pije, me sipërfaqe prej 30.44 m² (327.65 ft²) është arritur në Fier, Shqipëri, më 26 korrik 2014. 2014 – The largest cork mosaic measures. 2017 - Largest staple mosaic.

Mozaiku më i madh me kapëse teli është i përbërë nga 1.5 milion kapëse të veçanta ngjyrë kafeje dhe të bardha dhe arrin sipërfaqe prej 10 m² (107ft² 92 in²). U deshën gati një muaj për të përfunduar, përpara se të zbulohej në Muzeun Kombëtar të Kosovës, Prishtinë, ku do të mbetet përgjithmonë. Ndërsa këtë janar Saimir Strati vendosi rekordin e 11 të punimeve të tij në librin Guinness, duke u bërë kështu përfaqësuesi më i njohur në mbarë botën për punimet e tij "murale", punimet e artit modern të veprave monumentale.

GUINNESS WORLD RECORD

Rekordet Botërore Guinness

2006 - Mozaiku më i Madh me Gozhdë Industriale

(Leonardo Da Vinci), Tiranë, Albania

2007 - Mozaiku më i Madh me Kunja Dhëmbësh

(Shpirti i Lirë), Tiranë, Albania

2008 - Mozaiku më i Madh me Tapa Vere (Mesdheu),

Tiranë, Albania

2009 - Mozaiku më i Madh me Penela (Mikael Jackson)

Tiranë, Albania

2010 - Mozaiku më i Madh me Vida Industriale

(Monedha e Artistit), Tiranë, Albania

2011 - Mozaiku më i Madh me kokrra Kafe

(Një botë, Një Familje, Një Kafe), Tiranë, Albania

2012 – Mozaiku më i Madh me Fasule (Flamuri

Shqiptar), Prishtinëe, Kosovë

2014 – Mozaiku më i Madh me pipa plastike

(Të mbrojmë Tokën), Fier, Albania

2014 – Mozaiku më i Madh me tapa, (Jose Saramago),

Ponte de sor, Portugali

2016 – Mozaiku më i Madh me kapse teli (Nënë Tereza), Prishtinë, Kosovë

SAIMIR STRATI, an ambassador of the Albanian mural art

ENGLISH

Saimir Strati is an Albanian artist and world famous. He creates enormous contemporary mosaics. His achievements and talents make Albania proud. I was very thrilled to meet with my compatriot, who represents Albania everywhere he goes with his art and values. When I first met him in Assisi in Italy, one year ago, he was working every day to realize his latest work that would give him the 11th Guinness World Record. He was invited by the president of Priori Serventi 2018, Massimo Falcinelli, to create a nails mosaic in Assisi that was inaugurated on 18 January, celebrating the St. Antonio Abate day.
When I first saw his studio in Italy, I noticed the trophies he had collected around the world and kept as souvenir, and I didn’t hesitate to go in and spark a conversation. He was kind and somehow proud that it took him one month and a half intensive work to realize the monumental mosaic in honor of St. Mary degli Angeli. Mr. Strati expressed with enthusiasm that the awards he had received for his work benefited the Albanian reputation in the world as well. Meanwhile, he continued to work in Assisi and created the monumental nail mosaic. The central figure of this mosaic is Saint Maria Degli Angeli. The mosaic is 26 m2 large, it is supported by a structure that weighs 1000kg, and the artist used 2 million nails of different shapes and sizes. The work was finished on 18January and this mural work serves as a mark to distinguish it from the angel saint of Assisi. After completing the work the Albanian artist received the "Guinness World Record" by GWR Ltd.
Saimir Strati creates mosaics using various materials such as nails, corks, glass stones, egg shells, CDs, coffee beans, beans, porcelain and mirrors. The artist is distinguished by his choice of subjects, materials and techniques and his traditional and contemporary standpoint. His approach leans toward reviving the old techniques and professionalism, while he mixes a variety of materials used daily and in the industry. In 2006, Saimir Strati initiated what later became a yearly tradition in Guinness World Record awards. He used industrial nails to create the portrait of Leonardo Da Vinci; 400kg nails in total over a 2x4m surface. The technique resembles digital photography, where each nail represents a pixel. The record was confirmed in Tirana on September 4th, 2006 as the largest nails mosaic to ever be built around the world. On July 26th, 2007 the artist created the image of a horse using 1.5 million toothpicks over a 4x2m surface. The work got him his second
Guinness World Record and was confirmed by Antonio Gaudi on September 4th, 2007. The mosaic is 8m2 large and is placed at “Arbnori” International Cultural Center in Tirana. The artist worked for 40 days. In June 2008, Mr. Strati collaborated with what is now Ekphrasis Studio to begin his third world record attempt. After weeks of continuous correspondence with various organizations in Barcelona, which showed little interest, the process took place in Tirana. On 20 July, Ekphrasis Studio entered an agreement with Sheraton Hotel and on 8 August, the artists worked for his third Guinness Record. The mosaic has a Mediterranean theme and consisted of 229.764 corks over a surface of 12.94m x7.10m or 91.87m2. The creative process took 27 days of work in Sheraton Hotel and was followed by an exhibition of the two previous World Records and seven other works of art.
In November 2009, for Guinness World Record Day, Saimir Strati finished the largest mosaic created with paintbrushes. The artist took a tour to create this mosaic and finished it in Tirana. He created this massive work in honor of Michael Jackson after his death. It earned him and Albania the fourth Guinness World Record. He finished the largest screw mosaic with over 235,500 screws. The art piece represents a banknote with Homer’s face on the front. The work was exposed on Guinness World Record Day on November 18th, 2010 in Tirana. The banknote is built over a 9.4 m² surface.
He created the largest bean mosaic in 2011; the largest straw mosaic in July 26th, 2014 in Fier; the largest cork mosaic in 2014; and largest staple mosaic in 2017.
Saimir Strati created a giant staple mosaic of Mother Teresa where he used 1.5 million staples colored in brown and white over a 10 m² (107ft² 92 in²) surface. It took one month to complete before being revealed in the National Museum of Kosovo in the capital, Pristina, where it will remain permanently displayed. During this year, he entered the Guinness Book of Records for the 11th time becoming the most distinguished mural artist in the world for his monumental contemporary creations.

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

7740

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.