Përfundon me sukses projekti

Përfundon me sukses projekti "Si të bëhemi një udhërrëfyes i mirë turistik"

on Wednesday, 05 April 2017. Posted in Lajme

Shoqata Kulturore "Gruaja" organizoi një Trajnim 2-ditor për turizmin dhe udhërrëfyesit turistikë

Përfundon me sukses projekti
Departamenti i Studentëve pranë Shoqatës Kulturore “Gruaja” organizoi për të parën herë një trajnim mbi turizmin dhe angazhimin e rinisë në këtë sektor të ve­çantë të ekonomisë shqiptare.
Në datat 3 dhe 4 prill 2017, u zhvillua trajnimi “Si të bëhem një udhërrëfyes turistik i mirë”, në ambientet e hotel “Monarc” në Tiranë. Në këtë trajnim morën pjesë dhjetëra studente dhe studentë të fakulteve të ndryshme, të interesuar pas fushës së turizmit. 
Guidat turistike dhe udhërrëfyesit janë një hallkë e rëndësishme e turizmit dhe luajnë një rol të rëndësishëm në imazhin pozitiv të vendit tonë. Duke qenë se fluksi i turistëve që vizitojnë Shqipërinë rritet dita ditës, kjo çon në rritjen e kërkesës së cilësisë së shërbimeve dhe guidave të mirëmenduara, për të nxjerrë në pah aspektet unike të Shqipërisë.
Znj. Armida Plumbi, përgjegjëse e Masmedias pranë SHKG, bëri një prezantim të shkurtër rreth qëllimit të këtij trajnimi dhe të referuesve në këtë trajnim.
Në ditën e parë referuan znj. Flora Xhemani Baba, gazetare turizmi dhe drejtoreshë e revistës “Travel” dhe z. Ardit Jubani, udhërrëfyes turistik i çertifikuar.
Konceptet e shtjelluara gjatë ditës së parë të trajnimit nga znj. Baba kishin të bënin me udhërrëfyesit turistik, karakteristikat e tij, kodi i etikës, njohurita bazike me të cilat duhet të jetë i pajisur etj. Gjithashtu ajo u ndal në mënyrën e prezantimit të qyteteve.
Ndërsa z. Jubani foli mbi eksperiencën e tij personale si udhërrëfyes turistik dhe dha disa këshilla të vlefshme mbi këtë fushë.
Dita e dytë nisi me dhënien e një përshtypjeje rreth asaj që u arrit ditën e parë dhe fokusi i kësaj dite qëndronte në mënyrën e përgatitjes së paketave turistike. Pas shpjegimit me detaje të të gjithë pikave më atraktive të Shqipërisë u dhanë shembuj konkret nga znj. Flora Baba. Trajnimi vijoi me referimin interesant dhe shumë konkret të z. Ismail Hoxha, drejtues i Klubit Discover Albania, i cili foli mbi eksperiencën profesionale të tij në turizëm. Njohja e sa më shumë destinacioneve turistike nga vetë shqiptarët, ishte pikërisht fokusi i bisedës së tij.
Në fund të këtij trajnimi u shpërndanë çertifikata pjesëmarrjeje për të gjithë pjesëmarrësit, të cilët gjatë dy ditëve të trajnimit morën njohuritë e mjaftueshme teorike mbi sektorin e turizmit.
0.0/5 rating (0 votes)

Hits

701

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.