Mos ma prek Vjosën! - Xhevahiri i egër i Evropës.

Mos ma prek Vjosën! - Xhevahiri i egër i Evropës.

on Tuesday, 17 October 2017. Posted in Lajme

Artistët bëjnë thirrje për pjesëmarrje në koncertin sensibilizues në mbrojtje të Lumit Vjosa

Mos ma prek Vjosën! - Xhevahiri i egër i Evropës.
LUM LUMI I LIRË!
Elina Duni, Eda Zari
Gent Rushi, Rob Luft, Vlashent Sata, Marsela Çibukaj, Linda Rukaj, Charles Lamouroux, Ermal Rodi, Florian Garcin, Emiljan Dhimo, Grupi Polifonik Lunxhëria, Blerat & Besfort Këpuska, Dj. ODA
Artistët kthehen sërish, fill pas një viti nga koncertet protestë “Mos ma prek Valbonën“, dhe “Jo, importit të mbetjeve në Shqipëri“, në Sheshin e Skënderbej, pranë Muzeut Historik Kombëtar më datën 18 tetor, ora 19:00 në mbrojtje të Lumit Vjosa.
Me zërin dhe artin e tyre, grupi nismëtar i artistëve për Vjosën vijnë me koncertin “Mos ma prek Vjosën” për të ndërgjegjësuar publikun e gjerë dhe vendim-marrësit mbi rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë natyrore të vendit tonë dhe bëjnë thirrje për mbrojtjen e lumit Vjosa nga planet për ndërtimin e hidrocenteraleve.
“Arti nuk është shpëtimtar i botës, gjithashtu jo domosdoshmërisht mund të përmirësojë mëkatet e vendim-marrësve kundrejt shoqërisë, tokës, natyrës, ujit apo çfarëdo situate të pasigurtë jetësore! Arti, fal vetëm zërin paqësor, për të sensibilizuar, ndërgjegjësuar ndaj pasojave të pariparueshme kolektive, për të cilat gjithkush duhet të luftojë, në momentin dhe kohën e duhur” shprehen artisët në mesazhin e tyre.
Vjosa është një thesar evropian. Vlera e saj më e madhe është integriteti i saj. Digat do të shkatërronin këtë ekosistem unik dhe do të minonin potencialin e tij të madh për zhvillimin e ekoturizmit të qëndrueshëm në rajon. “Ne jemi këtu për të bashkuar njerëzit në kauzën për mbrojtjen e Vjosës dhe ftojmë të gjithë të mblidhemi tok, dhe përtej 1001 halleve që ka shoqëria e vendi ynë ti japim zë kësaj kauze” shtojnë artisët.
Me Vjosën humbet mrekullia e fundit blu e Evropës!
Vjosa duhet të rrjedhë e lirë për jetën dhe fëmijët tanë! Tani është koha e duhur. Në rast se dëgjohet zëri i arsyes, ai duhet të dëgjohet tani. Bëje zërin tënd të dëgjohet!
Ejani, të mërkurën me datë 18 tetor 2017 ora 19:00 tek sheshi Skënderbej.
Ju sjelltë e mbara!
Ky koncert vjen në mbështetje të Fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”, e cila zbatohet nga EcoAlbania, Riverwatch dhe EuroNatur.
Në linkun më poshtë gjeni video-mesazhin nga artistët:
0.0/5 rating (0 votes)

Hits

236

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.