Merr fund moratoriumi i skafeve, operatorët turistikë: Më shumë mundësi

on Tuesday, 05 March 2013. Posted in Lajme

Kryetari i shoqatës së operatorëve turistikë për jugun, Vasil Bedini, shprehet se operatorët turistikë e kishin pritur prej kohësh shfuqizimin e ligjit që i kishte penalizuar në bizneset e tyre.

Merr fund moratoriumi i skafeve, operatorët turistikë: Më shumë mundësi

VLORE – Nga sot ligji për moratoriumin e skafeve nuk është më aktiv. Qyteti i Vlorës dhe operatorët turistikë e kanë mirëpritur përfundimin e moratoriumit, duke shpresuar që ky ligj të mos kthehet më.

“Prej mbrëmjes së djeshme operatorët turistikë kanë pritur me padurim që të binte ky ligj i moratoriumit që na ka penguar në punën tonë gjatë viteve që kanë kaluar. Kanë qenë 7 vite që ne prisnim me padurim që ky moratorium të binte, duke patur parasysh që kërkesa e turistëve ka qenë e vazhdueshme që të kishin mundësi të eksploronin bregdetin shqiptar. Shpresojmë që të gjithë të pajisen me mjete lundruese dhe të vendosin flamurin kuqezi që nuk e kemi parë për shumë vite me radhë në detin Jon dhe Adriatik.”- u shpreh Bedini.

 

Tashmë, kur moratoriumi nuk është më në fuqi, me sezonin e ardhshëm pritet dhe një hov për zhvillimin e turizmit detar. Vetëm në qytetin e Vlorës, moratoriumi penalizonte dhe dëmtonte më shumë se 800 familje, të cilat e kishin peshkimin burimin e vetëm të të ardhurave. Por tani mbetet ende e paqartë se si do të operohet me mjetet lundruese me flamur shqiptar e dokumentacionin e tyre. balkanweb

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

2071

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.