Janar-qershor, 11.3% turistë më shumë se një vit më parë vizituan Shqipërinë

Janar-qershor, 11.3% turistë më shumë se një vit më parë vizituan Shqipërinë

on Thursday, 04 July 2019. Posted in Lajme

Një destinacion turistik i njohur për shumë turistë nga shumë vende të botës

Janar-qershor, 11.3% turistë më shumë se një vit më parë vizituan Shqipërinë

 Nga Klotilda Saraçini 

TIRANË, 3 korrik/ATSH/- Shqipëria me bukuritë e saj natyrore, historike dhe kulturore vazhdon të mbetet atraksioni turistik i preferuar i turistëve të huaj dhe përgjatë 2019. Si një destinacion turistik i njohur për shumë turistë nga shumë vende të botës, Shqipëria gjithnjë e më shumë po bën për vete turistë dhe vizitorë të huaj, të cilët rezervojnë udhëtime turistike në qytete të ndryshme të Shqipërisë përgjatë sezonit veror dhe dimëror. Sipas shifrave të Ministrisë së Brendshme në 6 muajt e parë të vitit 2019 në Shqipëri kanë hyrë 2,13 milionë qytetarë të huaj, ose 11,3% më shumë sesa një vit më parë. 

Nga të gjithë shtetasit e huaj që kanë vizituar Shqipërinë nga janari deri në qershor 817 mijë kanë deklaruar në kufi se janë turistë. Me nisjen e stinës së verës kulmon edhe interesi i turistëve dhe vizitorëve të huaj, të cilët shprehin interes për turizmin bregdetar, malor, liqenor, historik dhe kulturor të Shqipërisë. Mësohet se fluksi i turistëve është rritur me 27%. Ndërsa vetëm në muajin qershor në Shqipëri kanë hyrë 630.334 shtetas të huaj nga të cilët 57% kanë qenë turistë, duke shënuar një rritje me 4% krahasuar të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për shkak të vijës së gjatë bregdetare Shqipëria ofron disa plazhe, nga veriu deri në jug, si në Velipojë të Shkodrës, në Shëngjin të Lezhës, në Durrës, Vlorë, Himarë dhe Sarandë, etj, plazhe këto që frekuentohen përveç shqiptarëve edhe nga shtetas të huaj, që zgjedhin Shqipërinë si një destinacion turistik gjatë muajve të verës. Gjithashtu, Gjirokastra, Berati, Butrinti, Kruja, Tirana, Shkodra, etj, janë destinacione të kërkuara për turizëm historik dhe kulturor./k.s/j.p/

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

199

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.