Durrës, 87 jahte dhe 3 kroçera me 938 turistë vetëm në qershor

Durrës, 87 jahte dhe 3 kroçera me 938 turistë vetëm në qershor

on Thursday, 04 July 2019. Posted in Lajme

Kroçerat kanë sjellë në Durrës 938 turistë, kryesisht nga SHBA, Franca dhe Britania e Madhe.

 Durrës, 87 jahte dhe 3 kroçera me 938 turistë vetëm në qershor

 Nga Klotilda Saraçini

TIRANË, Korrik/ATSH/ – 87 jahte turistike të madhësive të ndryshme dhe 3 kroçera me turistë të huaj e kanë vizituar portin e Durrësit gjatë muajit qershor. Numri i tyre pritet të rritet gjatë dy muajve të ardhshëm edhe për shkak të vënies së kalatës 4 të portit në dispozicion të mjeteve turistike. Vetëm sot paradite në kalatën qendrore të portit janë ankoruar shtatë jahte turistikë, personeli i të cilave përveç shërbimeve portuale viziton edhe qendrat muzeale e historike të qytetit. 

Nga të dhënat statistikore të Autoritetit Portual Durrës mësohet se gjatë muajit që lamë pas vetëm kroçerat kanë sjellë në Durrës 938 turistë, kryesisht nga SHBA, Franca dhe Britania e Madhe. Që nga fillimi i vitit 2019 numri i jahteve dhe kroçerave ka arritur përkatësisht në 141 dhe 11, me një numër të përgjithshëm turistësh prej 2194 shtetasish të huaj. Megjithëse është një port shërbimesh me destinacion kryesor përpunimin e anijeve, Autoriteti Portual Durrës ka krijuar kushte për qëndrimin disaditor të mjeteve lundruese turistike në qytetin antik./k.s/

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

181

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.