Error
  • Error loading component: com_media, 1

Articles in Category: Lajme

Huffington Post sërish rendit Shqipërinë ndër destinacionet e vitit - i radhës: Porto Palermo

on Tuesday, 08 April 2014. Posted in Lajme

Rubrika e turizmit të gazetës amerikane ka gjithmonë një vend nderi për thesaret e turizmit shqiptar

Huffington Post sërish rendit Shqipërinë ndër destinacionet e vitit - i radhës: Porto Palermo

 Kur është fjala për destinacionet shumë të mira evropiane, më i madh nuk do të thotë gjithmonë më mirë. Ndërsa udhëtarët zakonisht shkojnë në drejtim të qyteteve të mëdha si në Londër apo Paris, disa nga vendet e pazbuluara apo sekrete  të rajonit të Evropës, janë të vendosura si alternativë shumë me e mirë  por jashtë rrugëve të rrahura turistike. Nga një qytet i vogël shkëmbor shqiptar, në pamjet mahnitëse malore, në një fshat malor zviceran,  i njohur për birrën e tij dhe djathin e shkëlqyer.

Kjo është një ftesë sipas përvojave tona për t’ju ofruar një listë me përzgjedhje destinacionet më të mira evropiane të pazbuluara.

 

Lugomare e Vlorës: Hotele, restorante, bare, qendra rekreative, pishina, porte dhe ndoshta një hidroplan

on Saturday, 22 February 2014. Posted in Lajme

Studioja belge fiton ndër pesë më të mirat e përzgjedhura, konkursin për projektimin e vijës pesë-kilometrike të Vlorës së ardhshme

Lugomare e Vlorës: Hotele, restorante, bare, qendra rekreative, pishina, porte dhe ndoshta një hidroplan

Fitues për shëtitoren e vijës bregdetare në Vlorë është studio studio "XDGA" nga Belgjika. Fituesi u përzgjodh nga një juri ndërkombëtare në garën mes 5 finalistëve të cilët paraqitën vizionin e tyre për qytetin. Për konkursin e vijës bregdetare në Vlorë morën pjesë 96 projekte, 66 prej tyre të huaja.

Panairi i Turizmit Mesdhetar në Izrael - Shqipëria rekord vizitorësh në stendën e AKT

on Wednesday, 12 February 2014. Posted in Lajme

Eventi turistik i radhës bën bashkë operatorë shqiptarë në Tel Aviv

Panairi i Turizmit Mesdhetar në Izrael - Shqipëria rekord vizitorësh në stendën e AKT

Shqipëria prezantohet në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit Mesdhetar në Izrael, mes 300 stendave nga mbarë Mesdheu. Në ditën e parë të Panairit stenda e Shqipërisë tërhoqi një numër rekord vizitorësh. Turoperatorët shqiptarë organizuan takime të shumta me partnerë potencialë nga të gjitha vendet pjesëmarrëse, të interesuar për të sjellë turistë në Shqipëri. Të përhershëm tashmë në këto panaire, edhe në Izrael ishin të pranishëm Tours Albania, Jorney to Valbona, Outdoor Albania, Europa Travel, Albtours D, etj.,  për të prezantuar ofertën turistike të Shqipërisë.

Krijohet Agjencia Kombëtare e Bregdetit - Gjermeni: krijon kushte për zhvillimin e turizmit

on Thursday, 23 January 2014. Posted in Lajme

Agjencia Kombëtare e Bregdetit do të shtrijë veprimtarinë e saj në të gjithë brezin bregdetar të Republikës së Shqipërisë, brez i shpallur nga Këshilli Kombëtar i Territorit si zonë me rëndësi kombëtare.

Krijohet Agjencia Kombëtare e Bregdetit - Gjermeni: krijon kushte për zhvillimin e turizmit

 

Këshilli i Ministrave miratoi krijimin e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit që ishte edhe një nga premtimet e bërë gjatë fushatës elektorale. 

“Kam kënaqësinë t’ju komunikoj sot një tjetër premtim të mbajtur, një ndër objektivat e përcaktuara gjatë fushatës elektorale; krijimin e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit. Vendimi i sotëm i jep një tjetër hov nismave të ndërmarra nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, që synojnë mbrojtjen e pasurive natyrore të zonës bregdetare dhe promovimin e vendit si destinacion turistik”, u shpreh ministrja Gjermeni. 

Travel Magazine 12 - në treg që nga fillimi i Dhjetorit, me destinacionet më të mira dimërore shqiptare

on Monday, 06 January 2014. Posted in Lajme

Nga veriu në Jug me ofertat më të mira

Travel Magazine 12 - në treg që nga fillimi i Dhjetorit, me destinacionet më të mira dimërore shqiptare

Ky numër special i revistës Travel është i gjithi për të mos u humbur, për arsyen e thjeshtë se në të është prezantuar e gjithë oferta turistike dimërore e Shqipërisë. Do të jetë një numër që sa herë të doni të planifikoni pushime për fundjavat tuaja, mund t’i ktheheni përsëri e përsëri, për të zbuluar çdoherë një destinacion të ri, një aventurë të re!!!
Ndër të tjera, në këtë numër do të lexoni:
Panairi i Turizmit Dimëror – një dallëndyshe në dëborë
Mirëse vini në Arbanasi – nga Lina Ivanova
Nëpër Tiranën e pesë kontinenteve
Dajti – thirrja e përhershme e dëborës – nga Flora Xhemani Baba
Turizmi dhe edukimi profesional – nga Blerina Ago
Përshëndetje nga Tetova, qyteti me bukuritë përrallore të Sharrit
Ohri – qyteti i përjetshëm