Articles in Category: Lajme

Numri i ri i Travel Magazine - revista e turizmit rajonal, që përveçse në Shqipëri, shpërndahet në të gjitha trojet shqiptare në Kosovë e Maqedoni

on Thursday, 01 November 2012. Posted in Lajme

Një numër plot destinacione e materiale interesante

Në këtë numër do të lexoni:
TURIZMI SHQIPTAR, DREJT LINDJES APO PERËNDIMIT?
Editorial nga Sadik Malaj, kryetar i Unionit të Operatorëve Turistikë të Shqipërisë
TRAVELER - TONY WHEELER: Shqipëria? I Like it!
“Mbreti” i Lonely Planet ndan me lexuesit e revistës Travel rrëfimin e tij të jashtëzakonshëm për udhëtimin në Shqipëri në vitin 2006, mbresat e të cilit i hodhi në guidën “Western Balcans”. Ekskluzive për Travel.
DESTINACIONE SHQIPTARE
Nikaj Mërturi, Prizreni, Struga, Këlcyra, Kanioni i Matkës
(nga Ndoc Mulaj, Xhemi Hajredini, Flora Xhemani Baba)
 
DET APO MAL? KU NA PËLQEN TE SHKOJMË NË VJESHTË?
Sondazh i realizuar në rrjetin social FB nga Blue Albania dhe Revista Anabel
 
VUNOI I LASHTË – ATJE KU GJURMËT PO ZBEHEN
Nga Arjan Konomi
 
FOKUS
Pritshmëritë turistike për sezonin e ri pranverë- verë 2013
Nga Petrit Gjeçaj, administrator i Thethi Guide
 
KONKURSI I FOTOGRAFISE – shpallet fituesi i parë
Ftohen të gjithë ata që kanë dëshirë, të dërgojnë foto për numrin e ardhshëm
 
KALAJA E LALMIT – SIKUR TA DINIT SA AFER E KEMI
Reportazh nga Irena Kanani
 
INTERVISTA, LA NAVE DOLCE – flasin te ikurit e njëzet viteve më parë me anijen e ëmbël
Intervistë me KLEDI KADIUN, EVA KARAFILIN, ROBERT BUDINËN
 
ITINERAR – JEZERCA, NJË PËRVOJË FANTASTIKE DHE E VËSHTRIRË
Kastriot Faci  rrëfen përvojën e ngjitjes me një grup të rinjsh në malin që vjen i dyti për nga lartësia në Shqipëri, por i pari për nga shkalla e vështirësisë
 
CITY GUIDE – BERATI, NJË SAN MARINO SHQIPTARE, quajtur kështu nga i mirënjohuri Jindro Montanelli
Nga Ilirjan Gjika
 
NO MORE SECRETS – GRAMSHI, PËRRALLË E PATERGUAR
Nga Dritan Zaimi, pedagog turizmi
 
OUTDOOR – BUSHCRAFTI, NJË PËRVOJË E RE NË SHQIPËRI PËR AVENTURA NJËSH ME NATYRËN
Nga Elmar Saraci
 
AROUND – BACKPACKERS-at E ZBUKUROJNË BOTËN
Nga Flora Xhemani Baba
 
TRAVEL-PERSONAZH
Shkëlzen Rexha, përfaqësuesi i fotografisë shqiptare

Nga Ilirjan Gjika
TRAVEL është revista turistike e të gjitha trevave shqiptare…

Shqipëria sërish në vëmendjen e mediave botërore

on Saturday, 25 August 2012. Posted in Lajme

Edhe njëherë Shqipëria turistike tërheq mediat të flasin për turizmin e saj

Shqipëria sërish në vëmendjen e mediave botërore

 

U bë tashmë e zakonshme që mediat botërore – edhe ato më të njohurat – i bashkangjiten listës së gjatë të publikimeve ose transmetimeve për Shqipërinë turistike, si një destinacion i vlefshëm për ta vizituar e zbuluar. Më e fundit prej tyre është televizioni i njohur Al Jazeera, me një nga degët e shumta të tij Al Jazeera Balkans, me seli qendrore në Bosnje Hercegovinë, i cili po pregatit një dokumentar të shkurtër për Shqipërinë dhe bukuritë e saj turistike. Qëllimi i saj është njohja me Shqipërinë e të gjitha vendeve të brendshme të Ballkanit e më gjerë ku televizioni i njohur ka shtrirjen e tij.

Shqiptarët “pushtojnë” Everestin - Ekipi i alpinistëve përmbush me sukses misionin e tij

on Friday, 25 May 2012. Posted in Lajme

Ekspedita e ndërmarrë nga Dajti Alpina Turistik, shpërblehet me fitore të plotë

Federata e alpinistëve të Shqipërisë, Dajti Alpina Turistik, njofton se  të gjithë anëtarët e ekipit shqiptar të alpinistëve kanë mbërritur në majën e Everestit sot në datë 25 maj , në orën 7 am me orën lokale. Siç është cilësuar edhe nga kompania nepaleze që shoqëronte ekipin, ky është një nga rastet e rralla kur ngjitja realizohet 100 % , pra, nga të gjithë anëtarët e ekipit.  Në ditët në vazhdim Federata do të ofrojë edhe detaje e informacione të tjera rreth gjithë ekspeditës së ekipit shqiptar në Himalaje.

Sara Santoro: E keni kthyer Amfiteatrin e Durrësit në kosh plehrash!

on Monday, 14 May 2012. Posted in Lajme

Drejtuesja e misionit arkeologjik italo-shqiptar, tregon problemet e qytetit me trashëgiminë.

 Drejtuesja e misionit arkeologjik italo-shqiptar, vendosur në Durrës që prej vitit 2003, tregon problemet më të prekshme të qytetit me trashëgiminë. Ritmet e urbanizimit, ndërtesat e larta, shkatërrimet e mbetjeve arkeologjike, e në fund mungesa e një vetëdije qytetare për ta ruajtur këtë pasuri

World's 50 best restaurants 2012: Noma wins for third year in a row

on Monday, 14 May 2012. Posted in Lajme

René Redzepi's Danish restaurant rated world's best place to eat

 

For René Redzepi, champion of Nordic cuisine and forager par excellence, this year's list of the 50 best restaurants makes for very pleasing reading indeed: Noma, in Copenhagen, has been crowned the world's best place to eat for the third year in a row.

For his counterparts in Britain, however, the results – unveiled on Monday night at London's Guildhall – may prove more indigestible. Only three UK restaurants have made it into the top 50, the joint-lowest number in the list's 10-year history. And, for the first time, not one of them is in the top five. The Guardian