Top Influencers shqiptarë sipas Business Magazine

Top Influencers shqiptarë sipas Business Magazine

on Wednesday, 06 February 2019. Posted in Lajme

Nëse po kërkoni motivim të përditshëm, këshilla biznesi, receta të bukura e të shijshme

Top Influencers shqiptarë sipas Business Magazine

Nga Neada Muçaj

Rrjetet sociale janë bërë një mjet i fuqishëm dhe Instagram nuk bën përjashtim. Brande të modës, kompani teknologjike dhe thuajse çdo industri tjetër, po e përdorin fuqishëm Instagram-in si një platformë ideale për strategjitë e tyre të marketingut.
Modë, udhëtim, motivim apo ushqim, Instagram është rrjeti social me 1 miliardë përdorues çdo muaj.
Shpesh thuhet se një foto vlen sa 1000 fjalë, ndaj shohim shumë profile të kuruara nga ana vizuale që mundohen të përcjellin një histori. Jo më kot këto profile kanë dhe një numër të lartë ndjekësish.
Nëse po kërkoni motivim të përditshëm, këshilla biznesi, receta të bukura e të shijshme ju ftojmë të ndiqni këta influencer sipas preferencave tuaja.
*Kujtesë!! Për të gjithë ju që nuk e njihni mirë fjalën Influencer: Influencers janë përdorues të Instagram që kanë krijuar lidhje me një audiencë të caktuar, të cilët mund t’i bindin ata për shkak të besueshmërisë dhe autenticitetit të tyre. Shpesh janë bashkëpunëtorë me brande të ndryshme dhe i përdorin profilet e tyre të Instagram për të promovuar produktet e tyre.

Food

Luga e Argjendtë është një restorant-dyqan, i cili ofron gatime me produkte tërësisht shqiptare dhe të marra direkt nga fermerët shqiptarë. Dhurata Thanasi Daneri është personi që “fshihet” pas veçantisë së restorantit. Ajo është një blogere e njohur ushqimesh në Shqipëri dhe të gjithë pasionin e saj për ushqimin, veçanërisht për atë shqiptar, e ka vendosur në restorantin e saj. Instagrami i Luga e Argjendtë nuk është kurrë i mërzitshëm. Përveç recetave dhe pjatave në dukje të shijshme, ajo na fton të ndjekim procesin e realizimit të çdo produkti e ushqimi që ofrohet në dyqanin e saj. 21.1 mijë ndjekës, shohin e pëlqejnë postimet e saj të përditshme dhe njihen me biznese e destinacione shqiptare që Luga e Argjendtë i promovon kudo ku shkon.

MandarinaYum është nga bloget e parë shqiptarë të gatimit. Kur Ejona vendosi të jetojë vetëm, ajo kuptoi dhe nevojën për të gatuar e krijuar ushqime si ato të shtëpisë. Ejona e bën gjithçka vetë. Ushqimin, kompozimin e pjatës, fotot, përshkrimin e tyre, e ndoshta ky është dhe sekreti pse profili i saj është kaq i këndëshëm. Ushqime të shëndetshme, ëmbëlsira dhe prapaskenat e eksperimenteve që bëhen në kuzhinë, është kjo çfarë ndjekin 11.8 admiruesit e MandarinaYum.

Kikiliciouss është blogu i parë shqiptar dedikuar ëmbëlsirave. Prej 9 vitesh, Kristi Janku kujdeset për ëmbëlsirat e tortat, që përveçse mund t’i shihni si postime në Instagramin e saj keni mundësinë dhe t’i bleni e t’i provoni. 19.4 mijë ndjekës, e duan Kikiliciouss për përmbajtjen e pastër dhe të kuruar, recetat e thjeshta dhe sekretet që i bëjnë ato të shijshme.

Beauty

Instagrami i Sarës është nga ata ku duket se çdo gjë bëhet me pasion. Prej kohësh, Sara ka vendosur të ndajë me të gjitha vajzat shqiptare trendet më të fundit të makeup, maskat më të mira për një fytyrë që shkëlqen, truket më të veçanta për festa, brandet e produktet më cilësore dhe pa harruar dhe momente të këndshme të jetës së saj. Përveç kësaj, 34.5 mijë ndjekësit në Instagram të Sara Karaj kanë mundësi të ndjekin dhe videot që ajo realizon në kanalin e Youtube me këshilla hap-pas-hapi.

Fashion

Arjon Muça e ka trashëguar pasionin për modën nga familja e tij. Përveç faktit se ai është një prezantues i pëlqyer nga publiku shqiptar, veshjet e kombinimet me shije, janë një detaj që e kanë bërë të ketë 44.4 mijë ndjekës në Instagram. Arjoni është një nga djemtë më me stil dhe të gjithë ata që duan të frymëzohen patjetër duhet ta ndjekin në Instagram.

Blogere mode dhe e apasionuar pas udhëtimeve, Sarah Berisha është një model për t’u ndjekur në Instagram. Kombinimet e saj paraqesin një stil të thjeshtë e janë frymëzim për të gjitha vajzat që duan të vishen e duken bukur. Sarah është vetëm 21 vjeç dhe numëron 33.2 mijë ndjekës në profilin e saj në Instagram.
Odeta Banushaj një tjetër blogere mode, por dhe influencer që ndikon me stilin e saj të veçantë te 18.1 ndjekësit e saj në Instagram. Profili i Odetës ose odetchie do t’ju ndihmojë të visheni bukur në çdo stinë të vitit.

Motivim

Laidi Ferruni, ose Gary Vaynerchuk shqiptar, është një nga personazhet më interesant që për asnjë arsye nuk do ta bënit unfollow. Laidi ka zgjedhur që Instagramin e tij personal t’ua dedikojë njerëzve që duan të frymëzohen dhe të marrin më të mirën nga jeta. Por herë pas here, përveç fotove tepër estetike me shprehje motivuese, ai angazhohet me ndjekësit duke komunikuar me ta përmes videove live, ose duke ndarë diçka nga përditshmëria e tij.

Fitness

Klodiana Shala, kampione atletike në Shqipëri dhe Ballkan dhe njëkohësisht drejton qendrën e saj të fitnessit “Klodiana Shala Kinetic Fitness”. Instagrami ka 21 mijë ndjekës dhe në të postohen video e foto gjatë seancave të trajnimit. Një profil i mirë për të gjithë ata që duan të ndihen të motivuar.

Dorina Mema është gjithashtu një fitness influencer. Instagrami i saj numëron plot 123 mijë ndjekës që motivohen dhe admirojnë punën e saj dhe dedikimin ndaj një trupi të fortë e të shëndetshëm.

Travel

Një nga pasionet e Ana Subashit, dukshëm është udhëtimi. Përmes Instagramit të saj, Ana po përpiqet të krijojë një kuturë udhëtimi për ndjekësit, duke informuar për destinacionet më të mira e çmimet më të leverdisshme. Anasubashi. Numëron 11.1 mijë ndjekës dhe 569 foto nga vende brenda e jashtë Shqipërisë.

Instagrami i BabaBloggers ka shumë për të treguar. Një familje, tashmë dhe influencers, që udhëton prej 15 vitesh, e dokumenton me foto e video çdo aventurë. Shije të pjatave tradicionale dhe destinacione të ndryshme shqiptare e të huaja. Arratisjet më të bukutra për fundjavën, por dhe udhëtime më të gjata në vënde me diell e borë. Profili i tyre numëron 2,383 ndjekës.

Burimi: https://businessmag.al/

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

12651

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.