Sezoni turistik, kroçerat në portin e Durrësit, nga muaji shkurt në nëntor

Sezoni turistik, kroçerat në portin e Durrësit, nga muaji shkurt në nëntor

on Tuesday, 12 February 2019. Posted in Lajme

Pritet të ankorohen edhe një numër shumë më i madh jahtesh turistikë

Sezoni turistik, kroçerat në portin e Durrësit, nga muaji shkurt në nëntor

Nga Klotilda Saraçini 

TIRANË, 12 shkurt/ATSH/- Sezoni turistik në portin e Durrësit këtë vit do të nisë më shpejt dhe do të zgjasë mbi 9 muaj.
Deri tani në Autoritetin Portual Durrës është njoftuar mbërritja e 25 kroçerave dhe velierave turistike, të cilat do ta vizitojnë qytetin e Durrësit nga muaji shkurt deri në nëntor të këtij viti.
Kroçera “La Belle De LAdriatique”, që pritet të mbërrijë më 19 shkurt në Durrës, gjatë periudhës shkurt-prill 2019 do të ankorohet 7 herë radhazi në kalatat e portit më të madh të vendit-bëjnë të ditur burime nga Qendra e Informacionit në APD.
Përveç kroçerave në Durrës pritet të ankorohen edhe një numër  shumë më i madh jahtesh turistikë të përmasave të ndryshme.

Kroçera “La Belle De LAdriatique” ka ardhur dy herë të tjera në portin e Durrësit përkatësisht në vitet 2017 dhe 2018.
Në portin e Durrësit gjatë sezonit veror 2018 mbërritën me kroçera turistë nga rreth 50 vende të botës, por numrin më të madh e zënë vizitorët nga SHBA, Turqia, Japonia, Franca, Britania e Madhe dhe Holanda. Nga maji deri në nëntor të këtij viti në portin e Durrësit janë ankoruar 15 kroçera dhe veliera me 6553 turistë gjithsej./k.s/ /a.g/

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

11149

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.