Mysteries of the Arbërs,  Archaeological and natural heritage in the valley of Drin

Mysteries of the Arbërs, Archaeological and natural heritage in the valley of Drin

on Saturday, 20 January 2018. Posted in Itinerare

Misteret e Arbërve, Trashëgimi arkeologjike dhe natyrë në Luginën e Drinit

Mysteries of the Arbërs,  Archaeological and natural heritage in the valley of Drin
Ofered in Enlgish / Shqip 
By Etleva Nallbani
The archaeological heritage of medieval Arbër, bears outstanding value!
Since the second half of the XIX century, foreign travellers and scholars visiting North Albania were astonished by the settlements, churches, cemeteries, the inherited dress, local habits, and customs, almost unchanged, settled on an extraordinary mountainous beauty. The first archaeological collections of artefacts were created in Shkodër, by the Franciscan Father, Shtjefën Gjeçov, and in the National Museum of Archaeology in Saint Germain-en-Laye by the French cultural advisor, Alexandre Degrand.
Since then, the site has been explored by Albanian archaeologists, from 1960 to 1984, and again from 2008 by Albanian-French archaeological research teams. Scolars, restaurateurs and students from all around Europe, supported by the local community of the mountains of Dukagjin, discover ever since the Arbër’s settlements, now diapered under the rocks and dense forests. The extraordinary finds, rank the heritage of Arbërs known as “Komani Civilisation”, among the most prominent communities in the history of medieval Balkans. To learn about their cities and dwellings, their faith and religion, the architecture and decoration of their churches, their dresses and jewelleries, the weapons they used, their crafts, trade, agriculture, and livestock, visitors must go up in the mountains, at the “Arbër’s nest”, and sail through the rivers they used to sail.
All of these are accessible and could be visited through the organized tours, arranged every weekend, during the months of July and August; a very suitable period, since archaeologists are in terrain and can guide tourist visit of the site.
 
Për të prenotuar turin / to book the tour: 
email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
Tel: 00 355 (0) 672240385; 0683036032
0682442769; 0672234118; 0692625631; 00/39/3281070139

Description of the tour
Every Saturday from Tirana or Shkodra. The departure is made in the early morning from Tirana, but not very early from Shkodra, since it is nearer (Tiranë – Shkodër / distance 97 km).
Accommodation: Guest House “Vila Franceze” – the ‘French Villa’
Room capacity: 26 people max. (two per room); there is also plenty of open terrain for camping tents.
The starting point of the tour will be the French villa. The guide will accompany the group through the climbing of the western side reaching the Dalmaces archaeological area (walking about 1 hour and 30 min). Different quarters, 4 churches, crafting area, and necropolis, will be narrated by the archaeologist, and jointly with the exceptional nature and panoramic view all the Valley of Drin, the Albanian Alps and the Koman’s Hydropower.

The particularity of this visit is also, the contact the archaeological field work in August.

Lunch: picnic (prepared in Komani), settled in a simple wood installation in Saint Nicolas village.
Late afternoon: PPT presentation of the archaeological discoveries from Koman, Sarda, Lezha, Shkodra and a photo exhibition in one of the halls of “French Villa”; visitors can also play billiards, table tennis; tennis, volleyball; fishing end visiting vineyards and greenhouses; ridings bicycles to visit the village church and the dam, swim in the Drin near the Gogshi slates.
Dinner: served at “Tek Kastrioti”, modest kiosk with rare cuisine, traditional and medieval recipes. Everything is organic, Drin’s carp casserole; mutton roasted with corn-starch mash; mesnik – corn-starch pie, stuffed with onions and pork, with tlyn` porridge; chicken farm; eggplants “ala Viola”; wine /raki of the house. Long story, short, a real celebration. Delicious!
The next day: SUNDAY
Breakfast: at “Vila Franceze” or at “Tek Kastrioti“, choice ... pancakes with cheese slot and Cukali’s honey and fruit from the Villa’s garden.
Departure by boat to Sardë (45 minutes). During the journey, visitors could notice traditional “Kullas”, birds and astonishing landscape.

Half-way stop and a visit in the cave.
Arrival in ancient Sarda, the first Latin bishopric XIth century, of the Albanian territory. Archaeologists will guide through the city of 4.6 ha, with two defensive walls and 12 churches still stand or ruined, medieval dwellings and workshops. Today Sarda is known as the island of Shurdhah, surrounded by Vau Dejës artificial lake.
Lunch: picnic (prepared in Koman).
Moments of relaxation / beach and bathing in the Drin, much warmer from the of upper area of Koman.
Accompaniment afternoon group (or 2 groups, in two boats) to the Pearl restaurant, or to the Rragami dam (a very beautiful part of the tour) to join the cars.
Return trip to Tirana or Shkodra, desiring to return next year and seek new stories from the ArbËr, from the eagles’ nests; to extend the visit to Valbona (by ferry), or Shkodra, or Lezha. The same tour can also start on the other way around, starting from Sarda on Saturday and ending up with Komani on Sunday.

E jashtëzakonshme është pasuria arkeologjike e trashëguar nga Arbërit mesjetarë!
Që në mesin e shek. XIX, udhëtarët dhe dijetarët e huaj u mahnitën me vendbanimet, kishat, varrezat, kostumet e trashëguara pothuajse të pandryshuara, doket e zakonet. U mahnitën sidomos me malet e gjeografinë e vështirë nga ku buronte kjo trashëgimi, por me një bukuri të rrallë natyrore. Gjurmët e Arbërve të lashtë i ndoqën arkeologë e etnografë, misionarë të kulturës dhe klerit deri sa në vitin 1898 u gërmuan edhe varret e para në vendbanimin e Komanit, Dalmacës mesjetare, dhe u krijua koleksioni i parë arkeologjik nga Ati françeskan Shtjefën Gjeçovi, apo ai në Francë në Muzeun e arkeologjisë Nacionale në Saint Germain-en-Laye. Qysh atëherë s’kanë rreshtur kërkimet nga arkeologët shqiptarë, Hëna Spahiu e Skënder Anamali gjatë viteve 1960-1980 në gjurmimin e tyre, për t’iu rikthyer përsëri në 2009 nga Institucionet kërkimore Shqiptare dhe Franceze, nën drejtimin e arkeologëve Etleva Nallbani dhe Elvana Metalla. Arkeologë, antropologë, kërkues të ndryshëm shkencorë e restauratorë, nga shumë vende të Evropës, së bashku me studentë të shumtë nga Shqipëria e rajoni, të mbështetur nga banorët e maleve të Dukagjinit, zbulojnë prej vitesh qytetëriminin arbëror; gërmojnë vendbanime dikur të ndritura, por tashmë të braktisura dhe mbuluar nga shkëmbinjtë apo pyjet e dendur. Zbulimet e jashtëzakonshme e rendisin trashëgiminë e Arbërve, ndër popujt e shquar mesjetarë të rajonit, aktorë të rëndësishëm në historinë e Ballkanit dhe Adriatikut. Për të kuptuar, mësuar e prekur, se si kanë jetuar Arbërit, si i ndërtonin qytetet dhe banesat, cili ishte besimi i tyre, si i ndërtonin dhe zbukuronin kishat, si visheshin e stoliseshin, çfarë armësh përdornin, zejet, bujqësinë e blegtorinë si dhe tregtinë e tyre, duhet të ngjitesh në male, tek «foleja e Arbërit», e të lundrosh në lumenjtë ku ata lundruan.
Ju treguam kaq pak për këto vlera të rralla arbërore për shkak se duam t`ju grishim të shijoni prej afër rrëfimet e banorëve, të arkeologëve, të udhërrëfyesve, teksa nxirret nga pluhuri i harresës pjesëz pas pjesëze historia e tyre e mrekullueshme.
Të gjithë këtë pasuri arkeologjike të gërshetuar me natyrën e maleve të Dukagjinit dhe ujrat e Drinit, mund t`i vizitoni gjatë tureve të çdo fundjave të muajve korrik e gusht, periudhë e pranisë së arkeologëve në gërmime arkeologjike, njëherazi në dispozicion të vizitorëve.

Përshkrimi i turit
Nisja e shtunë herët në mëngjes nga Tirana - nga Shkodra jo aq herët - në mënyrë që mbërritja në Koman të jetë sa më herët (që ngjitja të bëhet jo në vapë) me bazë tek Guest House “Villa Franceze”.
Akomodimi: Kapaciteti akomodues në dhoma: maximumi 26 vetë (dy për dhomë, por ka terren të bollshëm për vendosje çadrash).
Vizitë e vendbanimit të Komanit (Dalmaces), në 40 ha. Guida shoqëron grupin nga vila në ngjitje të faqes perëndimore të malit të Dalmaces për në vendbanim (ecje rreth 1 orë e 30 min). Një mushkë apo gomar për çantat e shpinës. Nevojë për këpucë ngjitjeje në mal, për ujë të pijshëm – por edhe një burim gjatë udhës ; kapele, krem kundër diellit; bluzë rezervë për çështje djerse. Vizitë e lagjeve të ndryshme të vendbanimit (4 kisha, lagje zejtare dhe nekropoli), e rrëfyer nga arkeolog, gërshetuar me natyrë të jashtëzakonshme dhe pamje të të gjithë luginës së Drinit. Në të djathtë pamje mbi Alpe dhe mbi Hidrocentralin e Komanit, në të majtë Drini, me Sardën dhe kalanë e Shkodrës. Veçantia e kësaj vizite është edhe kontakti dhe kqyrja e punës së arkeologëve në terren gjatë muajit gusht.
Dreka - në formë pikniku në instalacion të thjeshtë druri në fshatin e Shën Kollit, pranë kampit të arkeologëve. Furnizim me ujë në kamp për zbritjen.
Zbritja në anën veri-lindore të malit, me rënie direkte mbi hidrocentral.
Pasditja e vonë, një prezantim PPT i gjetjeve arkeologjike nga Komani, Sarda, Lezha, Shkodra, tek një nga sallat e “Vila Franceze”, ku qëndron edhe një ekspozitë fotosh kryesisht rreth historikut të zbulimeve të Komanit (dy shekuj foto); në ambientet e Vila Franceze, mund të luhet bilardo, pingpong; në territorin e saj mund të luhet tenis e volejboll, të peshkohet (tri ura të drunjta dhe një mol); vizitohen vreshtat dhe sera (ofrohen edhe fruta të stinës); mund të shëtisësh me biçikletë e të vizitosh kishën e fshatit, digën, apo të shëtisësh e lahesh në Drin, në rrasat e Gogshit.
Darka shërbehet “Tek Kastrioti”, kioskë e thjeshtë në anë të urës (brenda ose në oborr jashtë) rrethuar nga malet. Pamje nga vendbanimi dhe nga diga. Kuzhinë e rrallë (menu e parandërtuar) tradicionale me përzierje recetash mesjetare. Çdo gjë është bio. Ndër të tjera: tava e krapit të Drinit, fërlik me përshesh me miell misri, mesnik me miell misri, mbushja me qepë dhe mish derri, qullin me tlyn`, pula të fermës, patëllxhanë «ala Viola»; verë/raki të shtepise. Me pak fjalë, festë e vërtetë. I qan.
E diela: Mëngjesi ose tek “Vila Franceze” ose “tek Kastro”, me zgjedhje… petulla me djathin e baxhës dhe mjaltin e Cukalit. Fruta nga të serës dhe bahçes së vilës.
Vizitë rreth Vilës dhe nisje me varka për në Sardë (makina/t ndjekin rrugën automobilistike) së bashku me guidën. Udhëtimi i rrallë, nga 45 minuta deri në një orë, mes grykash dhe hapjesh më të mëdha, duke lëne pas vendbanimin e Komanit. Gjatë udhës, shihen kulla të arkitekturës së ndryshme në të dy anët e lumit; shumë zogj; foto bimësie të ndryshme.
Ndalesë në gjysëm-rruge dhe vizitë e një shpelle.
Arritja në Shurdhah (Sarda, peshkopata e parë latine e territorit shqiptar). Vizitë e vendbanimit 4,6 ha, me dy mure rrethues dhe 14 kisha nga të cilat 12 ruhen në këmbë ose të rrënuara, dhe banesa e punishte mesjetare. Sarda dihet që sot është ishull i përmbytur pjesërisht nga ujrat e liqenit artificial të Vaut të Dejës. Shpjegimi i zbulimeve arkeologjike.
Dreka po në forme pikniku/sandwich (marrë nga Komani)
Momente çlodhjeje/ plazh dhe larje në Drin, pasi është shume me i ngrohtë se zona e sipërme e Komanit.
Shoqërim pasdite i grupit (ose 2 grupeve, në dy varka), deri tek restorant Perla, ose deri tek Diga e Rragamit (është pjesë shumë e bukur udhëtimi), si pikë takimi me makinat.
Kthimi në Tiranë apo në Shkodër, me dëshirën për tu rikthyer vitin tjetër për të parë se ç’të reja do të tregojnë Arbërit, nga foletë e shqipeve; për ta zgjatur vizitën ose me Valbonën (nga trageti), ose me Shkodrën ose me Lezhën. I njëjti tur mund të fillojë edhe nga fundi, pra me Sardën si fillim të shtunën dhe Komanin të dielën.

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

896

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.