Made in Albania: “Pema e Jetës”, vendi që ju sjell më pranë natyrës

Made in Albania: “Pema e Jetës”, vendi që ju sjell më pranë natyrës

on Monday, 28 January 2019. Posted in Destinacione

Njihuni me fermën agroturistike, që po sjell në Shqipëri kultura të reja të ushqimit, me kilometër zero

Made in Albania: “Pema e Jetës”, vendi që ju sjell më pranë natyrës

SHQIP
Dhjetëra hektarë tokë e mbjellë me pemë, perime, lule e kultura të ndryshme bujqësore. Produkte që po kujdesen t'i rrisin sa më natyralisht, duke shmangur pesticidet dhe duke përdorur plehërimet organike. Fruta në çdo stinë e madje edhe fruta të rralla që vështirë se do t'i gjeni diku tjetër, perime kopshti por edhe sera nën kujdes profesional. Kultura të lashta si ulliri, që do t'i sjellin këtij vendi lëngun e jetës dhe traditën e lashtë ilire. Qindra kafshë e shpendë, që rriten në ambient të hapur, me ushqim organik dhe nën ajrin e pastër të Kodrave të Shkallnurit. Jemi tek ferma agroturitike "Pema e Jetës", një sipërmarrje që ka zënë vend në kodrat e bukura të Shkallnurit dhe që mund ta gjeni shumë kollaj fare pranë rrugës kombëtare Plepa - Tiranë, rrugë që synon shumë shpejt të kthehet në një itinerar turistik.

Një investim i familjes Bujari, që e sheh si kontribut për agroturizmin shqiptar, përmes metodave të kultivimit të bujqësisë dhe blegtorisë organike, me impakte sa më të vogla në mjedis. Gjithë baza ushqimore me prejadhje bujqësore dhe blegtorale synon të shkojë drejt ciklit të mbyllur. Ky investim dhe të tjerë si ky, është ajo që i duhet fshatit dhe në përgjithësi zonave rurale, për të nxitur rritjen ekonomike të pjesës më të varfër të Shqipërisë, që është popullsia e fshatit.

Që të të kuptohemi njëherë e mirë; AGROTURIZËM nuk do të thotë një restorant në fshat që ofron gatime tradicionale, zogj fshati dhe produkte organike. Ai është turizëm gastronomik. Agroturizëm do të thotë të kesh një sipërfaqe të madhe toke, ta kultivosh, të mbjellësh, të rrisësh gjë të gjallë, pra ta kthesh në një fermë dhe produktet t'i ofrosh drejt e në tryezë, po në fermën tënde. Edhe sikur kjo fermë të mos i plotësojë 100% kërkesat e klientelës për produkte që rriten brenda perimetrit të saj, ajo mund të mbledhë produktet e fshatarëve të zonës, duke siguruar gjithmonë ushqim të freskët në sasi të mjaftueshme, zahire në stinët me prodhim të pakët e sidomos cilësi të lartë e produkte të rritura në kushte natyrale. Vetëm një mekanizëm i tillë që e ka vërtetuar suksesin e formulës në shumë ferma të tjera, mund ta vërë në lëvizje rritjen e mirëqenies së kësaj pjese të popullsisë.

Arturi, i zoti i fermës synon që cikli i mbyllur i saj të mos përfshijë vetëm prodhimin e ushqimit por edhe mënyrën e rritjes, duke filluar që nga barishtet e pemët, e deri tek kafshët e shpendët. Ai po synon ta shtojë numrin e kafshëve në atë nivel që plehu i tyre organik të mjaftojë për të plehëruar tokën e fermës e gjithashtu po kultivon aq shumë kultura bujqësore sa të jenë të mjaftueshme për të ushqyer gjallesat, pa përdorur ushqim industrial. Zgjerimi i fermës në të ardhmen do të përfshijë shumë hektarë të tjerë, aq sat ë ha syri rreth e qark, me pyje Paulonia dhe Bli, Ullinj të tjerë e pemë frutore, me qëllim që restoranti i fermës të funksionojë me stinë. Ai është i ndërgjegjshëm që procesi do të jetë i gjatë dhe një prej politikave të zhvillimit që ka ndër mend të ndjekë, është nxitja e fshatarëve të zonës për të rritur e kultivuar bimësi e blegtori në mënyrë organike, dhe të vijnë t`i shesin në fermë. Por nga ana tjetër, edhe klientët që vijnë në restorant mund të blejnë produkte të fermës kur ato prodhohen me shumicë dhe tejkalojnë kërkesën e klientëve që vijnë aty. Arturi kujdeset gjithmonë ta shmangë fjalën “bio” nga fjalori i fermës, duke e zëvendësuar atë me “organike”. Asnjë element kimik nuk hyn në mjediset e fermës përveç gurkalit ose sulfatit të bakrit, me të cilin spërkaten kryesisht pemët e perimet. Për dezinfektimin e perimeve ai përdor lëngun e hudhrës.

Nuk e kishit dëgjuar asnjëherë? Me një kilogram hudhra mund të përgatiten njëqind litra dezinfektant për bimët dhe është plotësisht organik. Ka edhe shumë metoda të tjera të cilat ai nuk mban aspak sekret dhe thotë se i ka mësuar nga shumë miq italiantë të moshuar, të cilët kanë një përvojë shumë të gjatë në kulturën agroturitike dhe i japin këshilla të vlefshme që biznesi i tij të ketë sukses.

Restoranti me gatime tradicionale

Organike por edhe tradicionale. Kështu janë pjatat e shumta e të larmishme që zenë vend të tryezat e restorantit të thjeshtë, të përshtatur në mënyrë aq harmonike me të gjithë pamjen e fermës. Njerëzit nuk duhet të vijnë këtu për salltanete por për të ngrënë shijshëm e shëndetshëm thotë Dori, bashkëshortja e Arturit, e cila është angazhuar tërësisht, ashtu siç ka bërë në fakt edhe pjesa tjetër e familjes Bujari. Sepse edhe Dorarti djali i vetëm i familjes i është përkushtuar gjithashtu fermës me kohë të plotë, madje mban barrën më të rëndë, atë të përballjes drejtpërdrejt me klientët. Edhe Ajvi, vajza që jeton e punon në Angli bashkë me të fejuarin përpiqet që të kontribuojë duke kërkuar ide të reja që mund t`i shërbejnë fermës që të ecë sa më mirë. Kurse Valeria, vajza e vogël e shtëpisë është si të thuash qershia mbi këtë tortë agroturistike, sepse ajo ka ideuar logon e Pemës së Jetës, me dy duart që mbajnë ngrohtë një bimë të vogël që po rritet. Fakti që në një kohë të shkurtër fundjavat tona u mbushën plot, do të thotë që jemi në rrugë të mbarë edhe me gatimet tona. Ky është edhe qëllimi ynë kryesor. Ne gatuajmë me stinë dhe duam që edhe klientët ta kuptojnë e ta mbështesin këtë. Gjithçka bëhet këtu, që nga buka e deri tek zahiretë dhe nuk është një proces i thjeshtë. Por duke qenë se njerëzit janë të kënaqur, është një mund që ia vlen.

Ture në fermë

Mjedisi i pastër e plot oksigjen, gjelbërimi e ngjyrat e çdo stine, pemët frutore, kafshët e shumta e jo vetëm ato që mbarështohen por edhe sorkadhe, lepuj, pëllumba e gjallesa të tjera, e kthejnë këtë fermë në një vend ku mund të vihet për vizitë, për të njohur jetën e fshatit e shumë procese që jo vetëm turistët mund t`i kënaqin por mund t`i njohin edhe fëmijët e shkollave.

Ja pra, mirësevini tek Pema e Jetës, atje ku gjendeni jo vetëm më pranë natyrës por edhe më pranë njerëzve të punës, të cilës përmes proceseve ne dukje të thjeshta, ju njohin jo vetëm me Pemën e jetës por edhe me vlerat e vërteta të jetës.

A e dini pse quhet "Pema e Jetës"?

Sepse është e vetmja fermë sot për sot që kultivon frutin "GOJI" (Goxhi), bima me prejardhje nga Kina që po pushton tregjet e Europës dhe që quhet "Pema e Jetës", prej vlerave të jashtëzakonshme shëruese dhe ushqimore. Emri i saj vjen nga latinishtja dhe per herë të parë u kultivua në Kinë. Goxhi është i pasur në vitaminë C, fibra, proteina, antioksidantë, i varfër në yndyrna, vlera që në raport me produktet e tjera që i ofrojnë këto të mira të shëndetit, është tre-kater fish më i lartë. Mjafton vetëm 15 gr të këtij fruti në ditë dhe keni marrë sasinë e mjaftueshme të vlerave ushqimore që ju nevojiten.

ENGLISH

Agritourism "Tree of Life", we bring you closer to nature!

The “Tree of Life” farm is located on a hill near the village Shkallnur, at the outskirts of Durres-Ndroq-Tiranë. It is easily reachable from Durrës, as well as from Tirana. It offers a breathtaking view of the bay of Durrës and the horizon, which unfolds 360 grades view. We offer you a relaxing, quiet and spiritualy pleasurable environment in the middle of our green fields. In our farm you will find all types of vegetables and fruits that can be grown on the Mediterranean region, as well as other varieties outside the Mediterranean.

We will amaze you with our different varieties of peaches named “platikarpa”, with a particular taste and rich in flavor, as well as “Nashi”, of Asian origin, full o juice and scent. We also have many types of forest berries such as “Uva spina” and Ribes, different varieties of Olives, some of them for oil nad others for table consume, nuts, almonds, season vegetables in our fields, as well as in greenhouse. Everything cultivated by us. Also our pride and joy is the vineyard with over 3000 vines partly authoctonus from Albania, as well as Italiant selections of grapesfor our wine and the Albanian Raki.

In out farm we supply our restaurant with fresh vegetables and meat, in particular our Jersez Cows, our sheep, our goats and pigs. In the forest near of our stables we have our wild pigs (boars) whoos meat will be offered in the future in the restaurant. Other farm animals such as chickens, ducks, and gooses, enrich our garden as well as add flavor and natural delicacy to our dishes. Come to feel the puls of life at our natural Farm!

Why is called "Tree of Life?

This question comes naturally in mind out of curiosity for our name. We named our agritourism “Tree of Life” because we are the only farm in Albania where the fruit of GOJI can be found. This name comes from the Latin language and was first discovered in China. Goji is rich in vitamin C as well as fibers and proteins and also it is low in fat. It also fights harmful fats in our body. The fruit is also rich in antioxidants, that`s the reason is not recommended more than 15 gr per day each person

Shkallnur, Durrës, Albania; Tel: +355 68 90 53 000

+355 69 21 50 130; +355 68 36 40 999

E-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Fb: Pema e Jetes

Insta: pema_e_jetes_agriturizem

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

9142

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.