Articles in Category: Itinerare

Fierzë - Koman, mrekullia e fjordeve shqiptare

on Tuesday, 06 March 2012. Posted in Itinerare

Aty ku peisazhet do t'ju lenë pa frymë...

Fierzë - Koman, mrekullia e fjordeve shqiptare

Duke dashur të jemi në koherencë të plotë me stinën, me shijet tuaja, me atë që do të ishte më e përshtatshme për t’u vizituar në një perudhë të caktuar të vitit, kemi dëshirë t’ju rekomandojmë një itinerar fare të veçantë, i cili në vetvete mbart një përvojë e kënaqësi që nuk mund ta merrni askund tjetër, ndonëse është pjesë e një udhëtimi shumë më të gjatë. Ajo që do t’ju ofrojmë, është një shëtitje e mrekullueshme në itinerarin ujor Koman-Fierzë, ose anasjelltas, përgjatë liqeneve artificiale të krijuara prej ndërtimit të hidrocentraleve të veriut të Shqipërisë, që përveçse na mbajnë gjallë nga ana ekonomike, na dhurojnë edhe një copëz të vyer në mozaikun të turizmit natyror shqiptar. 

Dhërmiu - rikthim në perlën shqiptare

Written by Kastriot Faci on Thursday, 01 March 2012. Posted in Itinerare

Mbresa per nje nga pjeset me te bukura te bregdetit jonian

Dhërmiu - rikthim në perlën shqiptare

Kam parë shumë plazhe të bukura të vendit tonë, por me Dhërmiun nuk do të krahasoja asnjë, ai është parajsa e plazheve tona. Atje është vendi ku malet, qielli, dielli bashkohen me ujin e kaltër të detit Jon, për të krijuar një nga perlat e turizmit Shqiptar. Të pushosh në Dhërmi është t’i lejosh privilegjin vetes të shijosh bukuritë e magjishme të këtij fshati të vogël malor, të shijosh ajrin e pastër dhe të shëndetshëm, të shijosh ushqimin e freskët të detit, ujin e kristaltë e transparent të  Jonit, pra të pushosh në një nga plazhet elitare të vendit tonë që ende është i paeksploruar…

Dhe nuk e kam fjalën për qendrën e tij por për ato dhjetëra gjire të fshehur e për botën e shpellave dhe të nënujit, që askush nuk i njeh plotësisht..

Majat e Ballkanit – një aventurë pa kufij

Written by Kastriot Faci on Thursday, 23 February 2012. Posted in Itinerare

Majat e Ballkanit – një aventurë pa kufij

"Fondi i hapur rajonal për Europën Juglindore", dhe "Nxitja e Tregtisë së Jashtme", GIZ, organizoi udhëtimin e ecjes malore “Nëpër Majat e Ballkanit”. Nga data 15- 19 Qershor 2011, me pjesëmarrjen e grupeve të tre shteteteve kufitare, Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria. Qëllimi i këtij rrugëtimi ishte promovimi i një shtegu të ri për ecje ndërkufitare për turizmin malor. Unë ftohem të marr pjesë në këtë ecje malore nga Shpresa Smajli e GIZ, në Shkodër. Peisazhet, intinerari si dhe fryma e bashkëpunimit të secilit prej anëtarëve të grupit ishin arsyeja që ky udhëtim ishte aq i bukur e i suksesshëm. Mbeta i mahnitur nga bukuria e këtyre maleve, gjatë këtij shtegtimi, nga përzermërsia dhe bujaria e njerëzve të krejt vendeve nga kaluam. Kjo bëri që ky udhëtim të ishte një ndër më të bukurit që kam patur në jetën time e për këtë t’jua rekomandoj dhe juve. Është e pamundur të sjell plotësisht çfarë unë kam përjetuar në këtë shtegtim, por disa detaje të kësaj përvoje, me shumë kënaqësi mund t'i përshkruaj...