Tushemisht, bukuria e natyrës në model zhvillimi ekonomik

Tushemisht, bukuria e natyrës në model zhvillimi ekonomik

on Sunday, 10 February 2019. Posted in Lajme

Një nga perlat e 100 fshatrave, që pret të marrë vlerën e merituar

Tushemisht, bukuria e natyrës në model zhvillimi ekonomik

Nga Adela Alla

TIRANË, 9 shkurt/ATSH-A.Alla/ “Tushemishti është një nga perlat e 100 fshatrave dhe jemi brenda një natyre e cila shumë shpejt pret të marrë vlerën shumë të merituar të të qënit pjesë e pasurisë botërore UNESCO”.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti theksoi në fjalën e saj në aktivitetin e programit “100 Fshatrat” në Tushemisht se atë që na e ka dhënë natyra, ne sot mund ta kthejmë në model zhvillimi ekonomik.

“Të jesh pjesë e UNESCO-s nuk është pak dhe se si do e menaxhojmë dhe se si do e çojmë përpara është detyra dhe qëllimi ynë kryesor për ta kthyer në model të qëndrueshëm zhvillimi”, theksoi Margariti.

“Nuk do prezantojmë vetëm Tushemishtin, sepse nuk është vetëm fshati në vetvete një model, por është i gjithë qarku. Për këtë arsye kemi mbledhur një grup pedagogësh dhe studentësh, të cilët në 6 muajt e fundit kanë punuar me Akademinë e 100 fshatrave, një iniciativë kjo që përfshiu 200 pedagogë dhe studentë të fushave të ndryshme. Studentët të cilët kanë marrë pjesë në këto aktivitete kanë qenë studentë jo vetëm të fushës së arkitekturës, por edhe të Universitetit Bujqësor dhe gjithashtu dhe nga Fakulteti i Ekonomisë, në menaxhim turizëm”, tha Margariti, duke ua lënë këtyre studentëve paraqitjen e ideve dhe projekteve. /j.p/

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

7788

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.