Articles in Category: Intervista

Rona Nishliu: Krenare të përfaqësoj Shqipërinë në Eurovizion

Written by Irhan Jubica on Friday, 25 May 2012. Posted in Intervista

Këngëtarja flet për revistën Travel, para se të nisej për në Baku

 Kishte më shumë se 20 vjet që këngëtarët nga Kosova shkonin e vinin në Festival – në më të madhin festival të muzikës shqiptare - por u desh thirrja rrënqethëse e Rona Nishliut që Shqipëria ta kthente kokën nga këngëtarët “kosovarë”. Jo se ata nuk janë të pranishëm e të suksesshëm në konkurrimet e tjera muzikore, kinematografike apo të bukurisë, por se çmimet që janë dhënë për pjesmarrësit nga Kosova në këta konkurrime kanë qenë disi “për hatër” – siç ishte rasti i kurorës së bukurisë në majin e vitit të madh të Kosovës - 1999, apo edhe ndonjë tjetër çmim në Tiranë, në dhjetor të vitit 2003.  Ndërsa me festivalin e 50 të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar ishte koha të ndodhte ndryshe. 

Këtë e vërtetuan duartrokitjet e gjata në Pallatin e Kongreseve natën e 29 dhjetorit 2011, vlerësimi i jurisë, por edhe vlerësimet e shumta që u dhanë për këngën nga gazetarë e studiues, jo vetëm nga bota shqiptare.

“Suus” është kënga që ka marrë mbi 1 milion klikime në disa variantet e hedhura në Youtube e në site të tjera, përfshi edhe vetë eurovision.tv. Megjithatë, varianti zyrtar i videos është ai që u realizua enkas për përfaqësimin e Shqipërisë në Baku të Azerbajxhanit, më 22 maj, dhe që personazh kreysor ka vetë këngëtaren, të ngujuar në një kub të zi brenda një ambienti ku gjithashtu dominojnë e bardha dhe e zeza – teksa dy fëmijë shoqërojnë personazhin kryesor me veprime të harmonizuara me zërin. Me tekst të vetë këngëtares dhe muzikë të Florent Boshnjakut, videoklipi i këngës “Suus” është realizuar nga Bekim Lumi, për llogari të kompanisë “Kooperativa”. Ndërsa kënga vetë është regjistruar në studion “Ocean Way”, në Holywood të Kalifornisë, SHBA. 

Jutta Benzenberg: "Kam 20 vjet që punoj mbi portretin e shqiptarëve"

Written by Irhan Jubica on Friday, 25 May 2012. Posted in Intervista

Intervistë me fotografen e njohur gjermane

Jutta Benzenberg:

 Në fillim u befasua nga ideja e intervistës – ndoshta duke u nisë prej idesë se këndvështrimi i saj për Shqipërinë është disi i veçantë për me u përfshi në faqet e një reviste që duhet me paraqitë anët e bukura të vendit. Megjithatë, ky moment kaloi dhe Jutta Benzenberg, gjermania që ka fiksuar tranzicionin zvarranik shqiptar në imazhe të panumërta, nis të tregojë sa e ka tronditë Shqipëria qysh se ia dëgjoi emrin, ende pa e njohur nga afër. Shqipërinë që erdhi ta jetonte këtu, Benzenberg e ka quajtur “Bukuri e rëndë”, periudhën e vështirë që kaloi vendi - “Mbijetesa shqiptare”, ndërsa shqiptarët sot, sipas imazheve të librit të tretë të fotografes, janë “Me të shkuarën, përpara”. E shkuara, që nuk është gjithmonë bardhezi. Dhe e ardhmja, që jo përherë i shfaq ngjyrat.

Alket Islami: Te fluturosh eshte si te dashurosh

Written by Flora Xhemani Baba on Sunday, 04 March 2012. Posted in Intervista

S'e mbaja dot per vete Shqiperine nga ajri

Alket Islami: Te fluturosh eshte si te dashurosh

Ai është njeriu që i dhuroi shqiptarëve një dimension të ri të Shqipërisë, duke paraqitur anën tjetër të saj, ashtu siç nuk e kishte parë asnjëherë askush. Deri para viteve ’90 ishim mësuar me pamjet e kartolinave standarte turistike, ku fjala vjen Pogradeci na paraqitej me bukuritë e Drilonit ku dy mjelma rrinin kokë më kokë, Thethi me natyrën e bukur, Gjirokastra e marrë nga rruga kryesore me shtëpitë e saj prej guri, Berati po ashtu, e Tirana me Skënderbeun e përjetshëm, apo shumë-shumë, ndonjë gjethe plepi në liqenin artificial. Në fillim të viteve ’90 (diku rreth vitit të largët 1993), dikush vendosi të hipte mbi majën e Llogorasë, dhe të hidhej që aty me parashutë. Aventura ishte spektakolare, shumë njerëz e paragjykuan. Por fluturuesi e kishte ndarë mendjen të hidhej, madje edhe pasi u hodh, u kthye përsëri e përsëri.

Aurela Gace: Nuk me iken vera pa kaluar ne Vlore

Written by Irhan Jubica on Saturday, 03 March 2012. Posted in Intervista

Interviste me kengetaren e njohur vlonjate

Aurela Gace: Nuk me iken vera pa kaluar ne Vlore

“Kënga ime” apo “Feel the passion” përfaqësoi Shqipërinë mes 43 konkurrentëve të Festivalit të 56 të Këngës, Eurosong, në Dusseldorf të Gjermanisë. Aurela Gaçe ka dhënë një interpretim të shkëlqyer të kësaj kënge gjatë Krishtlindjeve të shkuara, në Festivalin e 49 të Këngës në RTVSH, ku dhe u shpall fituese e vendit të parë. Janë të shumta çmimet që Aurela Gaçe ka marrë gjatë karrierës së saj si këngëtare, por vlerësimi më i rëndësishëm - edhe se vetë Eurosong-u, është padyshim kujtesa e publikut: 

Neritan Ceka: Në Shqipëri kalon përmes historisë dhe gjeografisë njëkohësisht

Written by Irhan Jubica on Friday, 24 February 2012. Posted in Intervista

Intervsitë me arkeologun e njohur, dhene per revisten Travel

Neritan Ceka: Në Shqipëri kalon përmes historisë dhe gjeografisë njëkohësisht

Ç’përfaqëson hapësira shqiptare në Ballkan në hartën arkeologjike të rajonit dhe të krejt Mesdheut?

Me pozitën e saj gjeografike Shqipëria ka qenë vendi ku u zhvillua qytetërimi ilir, por edhe vendi ku u kryqëzuan qytetërimet më të rëndësishme të lashtësisë dhe mesjetës. Gjurmët e tyre materiale janë ruajtur gjatë shekujve atje ku jeta vazhdoi pa ndërprerje, si në Durrës, Berat, Elbasan, Lezhë, apo ngrihen në format mbresëlënëse të qendrave antike të Apollonisë, Butrintit, Bylisit, apo kështjellave të Shkodrës, Petrelës, Kaninës, Porto Palermos etj. Mund të them se për nga numri monumenteve dhe cilësia e tyre, Shqipëria është një vend me të vërtetë i pasur.