A po nis industria e ndërtimit të anijeve në Shqipëri?

Written by Flora Xhemani Baba on Wednesday, 20 February 2019. Posted in Lajme

Në Vlorë ka nisur puna për ndërtimin e anijes së dytë, pjesë e Regina Group

A po nis industria e ndërtimit të anijeve në Shqipëri?
Disa vite më parë, një vajzë e apasionuar pas detit dhe anijeve me vela, pasi kishte mbaruar një shkollë që zakonisht konsiderohej për djem, siç ishte inxhinieria e drurit, filloit të projektonte varka me vela, të ndërtuara në mënyrë artizanale, që një ditë do të lundronin nëpër detet dhe liqenet e Shqipërisë. Dhe ajo ditë erdhi. Sot Genta Ahmeti me nismën e saj “Life on a Boat” ka populluar jo pak herë liqenet e Tiranës dhe detin e Durrësit me pulëbardhat e saj të bukura, që kanë hijeshuar plot aktivitete dhe që nesër shpreson t`i kthejë në mjete të zakonshme lundrimi për individë ose turistë.

Shllaku mund ta shpëtojë veten me turizëm

Written by Irhan Jubica on Sunday, 17 February 2019. Posted in Itinerare

"Rrugë të reja, zakone të reja" shkruante rreth 100 vjet më parë autori britanik Gilbert K. Chesterton

Shllaku mund ta shpëtojë veten me turizëm
"Rrugë të reja, zakone të reja" shkruante rreth 100 vjet më parë autori britanik Gilbert K. Chesterton, mirëpo një shekull më pas, rruga që përdridhet përmes Shllakut, nga ura e Mesit deri në Koman, vazhdon të bartë të njëjtat halle: izolim dhe varfëri. E diktuar historikisht prej të parës, kjo e dyta është arsyeja e braktisjes së madhe gjatë tre dekadave të fundit, aq sa sot jepen tre shifra të ndryshme për popullsinë. Sipas Censusit 2011, zona ka 671 banorë, sipas Regjistrit të Gjendjes Civile 2015 ka 1899, ndërsa sipas administratorit të zonës 1970 banorë, prej të cilëve, më pak se 500 (120 familje) e kalojnë dimrin në Shllak, sepse pjesa tjetër, si shumica zonave rurale të Shqipërisë, ulen në lagjet informale përreth qyteteve. Gjysma e atyre që rrinë jetojnë me ndihmë sociale.

Dibra jo vetëm destinacion turistik, por parajsë e aeronautikës

on Saturday, 16 February 2019. Posted in Destinacione

Nëse do zgjedhësh Dibrën për të bërë turizëm është zgjedhja ideale për turistë vendas dhe të huaj

Dibra jo vetëm destinacion turistik, por parajsë e aeronautikës

Nga Adela Alla 

TIRANË, 15 shkurt /ATSH/ – Dibra jo vetëm një destinacion turistik, por një vend ku turistë të huaj zhvillojnë aktivitete sportive dhe aeronautike.

Nëse do zgjedhësh Dibrën për të bërë turizëm është zgjedhja ideale për turistë vendas dhe të huaj, pasi natyra ka përsosur peizazhin më atraktiv që haset jo vetëm në Shqipëri por më gjerë.

Një luginë e shtrirë mes kodrave që përshkruhet nga lumi Drin, ku mund të zhvillosh aktivitete sportivë për gjithë gjatësinë e tij.

Business Magazine: Udhëtimet na bëjnë shumë më të lumtur se çdo pasuri tjetër materiale, sipas një studimi

on Thursday, 14 February 2019. Posted in Enciklopedi

Mësoni aftësi të reja, provoni sporte të reja, madje edhe sporte ekstreme.

Business Magazine: Udhëtimet na bëjnë shumë më të lumtur se çdo pasuri tjetër materiale, sipas një studimi

Nga Anerola Torollari

JAN 21, 2019

Shumica e njerëzve u drejtohen dyqaneve me një vendosmëri të madhe sa herë që kanë para në portofolët e tyre dhe me këtë gjest ndihen pak më të lumtur me çdo blerje të re. Megjithatë, kjo kënaqësi zhduket brenda pak ditësh dhe ne mbetemi vetëm me një produkt që dikur donim, por tani e përdorim si çdo produkt tjetër në shtëpinë tonë.

Problemi kryesor këtu është se ne përpiqemi të blejmë lumturinë tonë dhe kjo është arsyeja që lumturia zgjat vetëm për disa ditë. Për të gjetur lumturinë e vërtetë, duhet të mësoni si të përshtateni. Ne detyrohemi të kërkojmë blerjen tonë të ardhshme sa herë që niveli i kënaqësisë që ndiejmë për diçka që kemi blerë së fundmi bie dhe e përsërisim këtë proces përsëri dhe përsëri.

Qendra e fshatit piktoresk të Dukatit së shpejti me pamje të re

on Thursday, 14 February 2019. Posted in Lajme

do të Së shpejti do të kthehet në identitet, duke i kthyer dinjitetin kësaj zone me kaq histori.

Qendra e fshatit piktoresk të Dukatit së shpejti me pamje të re

Nga Klotilda Saraçi

TIRANË, 13 shkurt/ATSH/ – Qendra e fshatit piktoresk të Dukatit, 30 kilometër larg qytetit të Vlorës, do të kthehet në identitet, duke i kthyer dinjitetin kësaj zone me kaq histori.

Në këtë fshat po vijon puna për prishjen e objekteve pa leje që janë ndërtuar 25 vitet e fundit në qendrën e tij.

“Vijon puna për prishjen e objekteve pjesë të projektit të Rikualifikimit të qendrës së fshatit Dukat, një bashkë financim i bashkisë Vlorë, Agjencinë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim, mbështetur nga programi për Zhvillimin Rajonal në Shqipëri, për të bërë të mundur realizimin në kohë të këtij projekti dhe kthimin në identitet të qendrës historike të këtij fshati”, – thekson bashkia.