Tushemisht, bukuria e natyrës në model zhvillimi ekonomik
Një nga perlat e 100 fshatrave, që pret të marrë vlerën e merituar
Nga Adela Alla
TIRANË, 9 shkurt/ATSH-A.Alla/ “Tushemishti është një nga perlat e 100 fshatrave dhe jemi brenda një natyre e cila shumë shpejt pret të marrë vlerën shumë të merituar të të qënit pjesë e pasurisë botërore UNESCO”.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti theksoi në fjalën e saj në aktivitetin e programit “100 Fshatrat” në Tushemisht se atë që na e ka dhënë natyra, ne sot mund ta kthejmë në model zhvillimi ekonomik.