Ukraina, porta e një tregu të mundshëm  turistik dhjetëra milionësh

Ukraina, porta e një tregu të mundshëm turistik dhjetëra milionësh

on Thursday, 02 March 2017. Posted in Fokus

Mijëra turistë nga vendet rusishtfolëse tashmë kanë zgjedhur: Duam të pushojmë në Shqipëri

Ukraina, porta e një tregu të mundshëm  turistik dhjetëra milionësh
Me një popullsi prej 42 milionë banorësh, Ukraina mund të jetë një treg i mirë për turizmin shqiptar. Provat e para të këtij tregu janë dëshmuar që prej më shumë se 10 vitesh, kur turistët e parë ukrainas, të organizuar përmes agjencive turistike shqiptare dhe ukrainase, erdhën në Shqipëri, fillimisht përmes avionëve charter të ulur në pistat e aeroportit të Tivatit në Malin e Zi. Sigurisht që individë nga Ukraina kishin ardhur edhe më herët për turizëm në Shqipëri, por vitet 2013-2014 ishin të parat që shënuan ardhjen e organizuar të turistëve ukrainas në Shqipëri.
Vetëm një vit më vonë, më 25 Qershor 2015, në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Rinasit u ul charteri i parë me turistë drejt e nga Kievi.
Falë agjencisë turistike Aler Travel, kryeqyteti me gati 3 milionë banorë i Ukrainës është bërë tashmë një pikë reference jo vetëm për turistët ukrainas, por edhe për turistë të shumtë nga disa vende fqinje me të, si Rusia, Kazakistani, Bjellorusia etj. Në të vërtetë, do të ishte i paimagjinueshme zbarkimi në plazhet shqiptare i turistëve nga të gjitha këta vende, që në total kanë një popullsi prej mbi 2010 milionë banorësh, pra një numër turistësh potencialë prej dhjetëra milionësh. Mirëpo kjo gjë nuk është aspak e lehtë, për shkak se ata dinë fare pak për Shqipërinë dhe për ofertën e saj turistike, për të mos folur për ata që janë të keqinformuar për Shqipërinë. Kjo është arsyeja që Aler Travel prej vitesh po vazhdon fushatën e informimit të këtij publiku për Shqipërinë dhe turizmin shqiptar. Agjencisë i është dashur që fillimisht të studiojë ofertën turistike në Shqipëri e më pas ta promovojë atë në shtetet e mësipërme, edhe përmes bashkëpunimit me agjenci të tjera turistike, kryesisht në vendet rusishtfolëse, me të cilat ekziston tashmë një partneritet i qëndrueshëm me përfitime reciproke.
Rritja e numrit të turistëve nga Ukraina apo të nisur nga Ukraina ishte më e dukshme gjatë sezonit veror të këtij viti. Me uljen 3 charterave gjatë këtij sezoni, në Shqipëri erdhën 1500 turistë, ose tre herë më shumë se një vit më parë. Ndërkaq, agjencia ka planifikuar që gjatë sezonit të ardhshëm turistikë të sjellë në Shqipëri 6 chartera, çka do të thotë dyfishim i numrit të sivjetëm të numrit të turistëve, por edhe gjeografi më e larmishme. Aler Travel po punon që avionët të mos marrin fluturimin vetëm nga Kievi, por edhe nga qytete të tjera të Ukrainës, si dhe nga ndonjë prej shteteve rusishtfolëse të sipërpërmendura.
Mirëpo si çdo industri, edhe turizmi kërkon punë zinxhir, që nga studimi i tregut, identifikimi i ofertës turistike të përshtatshme për tregjet specifike, krijimi i paketave turistike, promovimi i kësaj oferte, organizimi i fluturimeve, por edhe akomodimi i tyre në kushte sa më komode. Për këtë arsye, Aler Travel e ka zgjeruar edhe më aktivitetin e vet si agjenci turistike në Shqipëri, duke marrë në menaxhim hotelet për pushuesit. Shembulli i mirë i menaxhimit me sukses të Aler Hotel në Sarandë gjatë sezonit të 2016, e ka çuar agjencinë në studimin e mundësive për të marrë më shumë hotete në menaxhim në sezonet e ardhshme turisike, me synimin që në një të ardhme të afërt, të krijojë rrjetin Aler Hotel përgjatë gjithë bregdetit shqiptar.
5.0/5 rating (1 votes)

Hits

15075

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.