Shitësja e vogël e librave
A lexojnë të rinjtë gjatë verës? Pak. Por ata po bëjnë diçka tjetër; po ftojnë të tjerët të lexojnë!
Radhimë, 6 Korrik 2019
Vapë. Fillim korriku. Plazh. Temperatura dyzet gradë e nën diell ca më shumë. Ndërkohë që njerëzit lahen në det, shullëhen në diell apo struken nën çadra, një vajzë rreth të tetëmbëdhjetave, me një vandak librash në gjoks dhe një çantë në shpinë, ku me siguri ka libra të tjerë. Më afrohet pa ngurrim se sheh “Gojën e Kalit” mbi shezllon.