Prizreni- mes mikpritjes e trashëgimisë

Prizreni- mes mikpritjes e trashëgimisë

on Wednesday, 07 March 2012. Posted in Destinacione

Prizreni- mes mikpritjes e trashëgimisë

Një nga qytetet më të bukura e më karakteristike të Kosovës, një vepër e vërtetë arti, që dëshmon kulturën mesjetare, me origjinalitet të spikatur e stil të  hollë, është pikërisht Prizreni. Nuk do të kishte kuptim të vizitoni Kosovën, nëse nuk e keni vizituar edhe këtë qytet të ngrohtë, por edhe sikur, ju nuk do të mundeshit, pasi Prizreni është qyteti i parë që ju mirëpret, sapo kaloni kufirin e Shqipërisë përmes doganës së Morinës. Kur mund ta vizitoni? Qershori është momenti më i mirë  Por edhe pranvera është shumë e bukur jo vetëm në Prishtinë por edhe në Prizren.

Qyteti i Prizrenit shtrihet ne pjesën jugore të Rafshit të Dukagjinit, në rrugën që lidhte më parë bregdetin verior të tokave shqiptare dhe qendrat e tij qytetaro- tregtare me rajonet e brendshme të Kosovës dhe të Ballkanit.

Të dhënat arkeologjike dëshmojnë për ekzistencën e një jete aktive në teritorin e Prizrenit të sotëm qysh në antikitet e më përtej, kur njihej me emrin Theranda e në këtë trevë banonte një popullsi e pastër ilire, Dardanët.

Në shek XI njihet si qendër e rëndësishme qytetare. Më 1019 përmendet si një seli e ipeshkevisë të perandorisë Bizantine. Gjatë sundimit serb (shek XII-XIV) u vendosën në këto treva pjesëtarët e popullsisë sllave. Në kohën e sundimit të mbretërve Dushan dhe Urosh, Prizreni qe herë pas here selia e mbretërive të tyre.

Pas pushtimit nga Perandoria Osmane (1455) Prizreni ndonëse humbi përkohësisht rëndësinë e tij, u bë përsëri qendër e fuqishme ekonomike, kulturore dhe administrative (qendër Sanxhaku dhe Vilajeti). Në shekullin XIX Prizreni ishte qendra e dytë më e rëndësishme ekonomiko tregtare e trojeve shqiptare me rreth 1.500 dyqane në fund të kësaj periudhe. Si pas vjetarit turk të vitit 1874 qyteti i Prizrenit kishte 44.000 banorë nga të cilët mbi 35.000 shqiptarë.

Prizreni zë një vend të veçantë në historin e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, u bë kryeqendër e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që u themelua me 10 Qershor 1878. Në Prizren pati selinë e vet edhe Qeveria e përkohshme Shqiptare (1881) e kryesuar nga banori i njohur i këtij qyteti, Ymer Prizreni.

Në vitin 1913 vendoset pushteti serbo-malazez e për këtë shkak,  një numër i madh i familjeve shqiptare nga qyteti u shpërngulën në Turqi. Gjatë luftës së II botërore banorët e tij dhe rrethit të tij u përfshin në Lëvizjen Antifashiste Nadonalçlirimtare. Prizreni u çlirua më 17 nëntor 1944.

Pas luftës deri më 1947, Prizreni ishte qendra e Qarkut Autonom të Kosovës. Megjithatë nuk pati ndonjë zhvillim të ndjeshëm. Edhe më pas ishte një ndër qendrat më të prapambetura në gjithë Jugosllavinë.Në fund të viteve të 50-ta deri në mesin e viteve të 60-ta nga Prizreni u shpërngulën mbi 3.200 familje në Turqi.

Nga e kaluara e bujshme historike, qyteti i Prizrenit ka trashëguar një numër të madh objektesh kulturo-historike. Më të rëndësishme janë : Kompleksi i Shatirvanit, Nënkalaja, Marashi, Kalaja, Kisha e Shën Premtës, Kisha e Shën Shpëtimit, Xhamia e Bajraklisë, Xhamia e Safi Sinan Pashës, Hamamet e qytetit, krojet e qytetit, Ura e Gurit dhe një numër i madh i shtëpive folklorike të qytetarëve të trashëguar ndër shekuj.

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

17280

Comments (1)

  • RevistaTravel

    RevistaTravel

    07 March 2012 at 19:21 |
    Publikuar ne numrin e pare te revistes Travel

    reply

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.