Prestigjiozja “Le Monde”: Shqipëria mes 20 destinacioneve më të bukura për 2019
Edhe Gazeta britanike “The Sun” përmend Rivierën Shqiptare
Nga Almarina Gegvataj
TIRANË, 23 janar/ATSH/ – Shqipëria renditet mes 20 destinacioneve më të bukura për 2019.
Prestigjiozja e përditshme “Le Monde” ka renditur Shqipërinë mes 20 destinacioneve të preferuara që duhet vizituar gjatë këtij viti.
“MIRËMËNGJES, dhe me këtë faqe të prestigjozes së përditshme Le Monde, e cila mes 20 destinacioneve të preferuara të vitit 2019 e sugjeron Shqipërinë si zgjedhjen e gjashtë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Edi Rama. Edhe Gazeta britanike “The Sun” ka botuar një artikull mbi dhjetë destinacionet më të mira në të gjithë botën për turizëm mes të cilave përmend edhe Rivierën Shqiptare.