Urat e Zagories - Dhurata e Ali Pashë Tepelenës. Udhëtim përmes historisë dhe traditës

Urat e Zagories - Dhurata e Ali Pashë Tepelenës. Udhëtim përmes historisë dhe traditës

on Sunday, 03 July 2016. Posted in Destinacione

Emocionet dhe ndjenjat mund të jenë ura

Urat e Zagories - Dhurata e Ali Pashë Tepelenës. Udhëtim përmes historisë dhe traditës
Kristina Fidhi
Urat mund të jenë emocione dhe ndjenja. Përfundimin mund ta nxjerrësh në pak minuta meditimi teksa përshkon Urat e Zagories. Të vendosura mbi lumin e Zagories në krahinën me të njëjtin emër në Gjirokastër, urat historike të Hoshtevës dhe Nivanit janë dëshmia më e shkëlqyer e një periudhe të artë ndërtimesh. Urat me harqe guri dhe kalldrëm mund të të ngacmojnë lehtë në shpirt. Pa shumë sforcim e kupton se vete emocionet e ndjenjat nuk mund të jenë vec ura. Përpjekja për tu bashkuar, për të komunikuar, për të shkëmbyer, për tu pranuar ,për të përcjellë lajme mbetet substanca jetësore e tyre që prej ndërtimit. Urat e Zagories janë monumente që jetojnë, që marrin frymë që sfidojnë dhe që mahnisin. Edhe sot pas 200 vjetësh ato mbeten shpërblim për më të guximshmit, për ata që sfidojnë kilometra të tëra ngjitje dhe zbritje nëpër terrene të vështira. Urat kanë dinjitet megjithëse të veshura nga bimësia dhe harresa. Ato kanë nevojë të mbrohen , të restaurohen e të shpëtohen për të vijuar të  emocionojnë udhëtarët e së tashmes dhe së ardhmes.
Urat e Zagories – Dhurata e Ali Pashë Tepelenës
Në këmbim të strehimit dhe mbrojtjes së tij nga ushtarët turq Ali Pashë Tepelena sipas gojëdhënës popullore i dhuroi Zagories urat e famshme të Nivanit dhe Hoshtevës. Strukturat që përtej gojëdhënës bartin gjithë hiret arkitektonike të periudhës janë dëshmitare shekullore të rrugëtimeve të karvaneve të tregtarëve. AtoiI dhanë jetë në fillim të shek. XIX komunikimit jo vetëm tregtar por edhe shpirtëror mes Gjirokastrës dhe Përmetit. Karvanet  që  vinin nga Gjirokastra kalonin mbi Urën e Hoshtevës, në Hoshtevë, në Gjurmëmushkë, në Buhaj në Lipë e përfundonin në Përmet ndërsa itinerari i dytë më i rëndësishëm që kalonte mbi Urën e Nivanit ndalej më pas në Manastirin e Nivanit ndërtim I vitit 1777 , vijonte në Nivan, Sheper në Qafën e Dhëmbelit e më pas në Përmet. E ndërtuar me një qemer guri  të dyfishtë rreth 1,1 m të gjerë dhe hapësirë drite rreth 15 m Ura e Hoshtevës ofron një prej peisazheve më mahnitëse mbi lumin e Zagories. Ura e Nivanit përfaqëson një strukturë më komplekse me 2 harqe guri dhe një hapësirë dritë rreth 20 m . Të dyja  urat janë të mbuluara me kalldrëm përkatësisht 28m dhe 40 m të gjatë.
Ali Pasha figura komplekse historike e fundshekullit të XVIII dhe fillimit të shek. XIX, ende përmendet nga banorët në këto zona si ndërtuesi , frymëzuesi dhe restauruesi kryesor jo vetëm i Urave por edhe i rrugëve të kalldrëmta mesjetare të tregtarëve, karrakolleve të mbrojtjes, mullinjve të drithit, kishave e manastireve. Gjurmët historike dhe rrënojat pranë urave nga ku kalonin rrugët më të rëndësishme tregtare të kohës flasin qartë për infrastrukturën që i shërbente udhëtarëve, hanet, shitoret, tregjet mesjetarë dhe hapësirat e shërbimit për ta. Rrugët historike që nisin nga Ura e Hoshtevës në drejtim të  manastirit të Apostujve në Hoshtevë  dhe ajo që nis nga Ura e Nivanit për në Manastirin e Nivanit, janë të mbuluara me rrënoja, gurë antikë e mesjetarë të pastudiuar e të braktisur në vetminë e tyre prej dekadash.
Si mund të arrihen Urat e Zagories?
Ju duhet fillimisht të mbërrini në Gjirokastër.  Rruga malore automobilistike e asfaltuar përfundon në Fushën e Çajupit e në lartësinë 1250 m. Do të duhet të vijoni në drejtim të krahinës së Zagories duke zbritur Qafën e Hijes së Mallkuar. Në fund të zbritjes rruga ndahet në dy drejtime , djathtas shkoni drejt Topovës e Ndëranit dhe majtas drejt Zhejit e LLiarit.
Për të vizituar Urën e Nivanit duhet të ndaleni në qendër të fshatit Ndëran dhe të kërkoni ndihmë për të zbuluar shtegun që zbret në lumë. Në anën tjetër të Urës mund të vizitohet kisha e rindërtuar e Manastirit të Nivanit dhe rrënojat. Në Ndëran familja e Arqile Kondilit mund t’ju ndihmojë për akomodim dhe ushqim. Shtëpia e tij gjendet përballë rrapit shekullor të fshatit.
Për të vizituar Urën e Hoshtevës është e mundur të zbritet vetëm me këmbë në drejtim të qendrës së Lliarit. Shenjat e vendosura nga ekipet e hikers  do të ndihmojnë lehtësisht për të gjetur shtegun. Mos humbisni vizitën në Kishën e Hoshtevës 45 minuta larg urës në krye të kodrës. Do të duhet të vijoni të ndiqni shenjat. Në qendër të Hoshtevës një kafene, restorant i vogël dhe hostel për hikers është duke përfunduar. Katerina Telon e gjeni dukeiI telefonuar numrit që gjendet ne dritaren e katit përdhes.
Gjithashtu, për ta patur këtë udhëtim plotësisht të organizuar dhe ju të shijoni vetëm udhëtimin, mund të kontaktoni edhe burimet e Caravan Travel
0.0/5 rating (0 votes)

Hits

17233

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.