Unioni Turistik Shqiptar ministres Ekonomi:

Unioni Turistik Shqiptar ministres Ekonomi: "Na ndihmoni të bëjmë turizëm cilësor"

on Wednesday, 16 November 2016. Posted in Lajme

Takim i shoqatës turistike me ministren e turizmit, për sezonin që u mbyll dhe pritshmëritë për 2017-ën

Unioni Turistik Shqiptar ministres Ekonomi:
Me kërkesë të Unionit Turistik Shqiptar, dje në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, u zhvillua një takim mes krerëve dhe anëtarëve të Unionit Turistik dhe ministres Znj. Milva Ekonomi. Takimi, që zgjati më shumë se dy orë, për shkak të numrit të madh të çështjeve dhe problematikave të ngjeshura, u fokusua tek sezoni turistik që u mbyll por kryesisisht tek pritshmëritë dhe problemet për vitin 2017. 
Ministrja Ekonomi, mirëpriti të gjitha kërkesat e Unionit, duke theksuar se një pjesë të tyre do të mund të bëhen të zgjidhshme me kalimin e neneve të Ligjit për Turizmin siç ishte dallimi mes tur operatorëve dhe agjencive turistike apo pajisja e hoteleve me sistemin e yjeve kurse pjesa tjetër e tyre, si infrastuktura tejet problematike nëpër plazhe, pastrimi i plehrave në pikun e sezonit, transporti urban dhe një sërë shqetësimesh të tjera, do të kërkohen të zgjidhen duke bashkëpunuar fort me pushtetin lokal. Këto probleme rrezikojnë seriozisht mbarëvajtjen e një sezoni të ardhshëm, i cili parashikohet të ketë një rritje turistësh me rrthe 30%, sipas kreut të Unionit Z. Rrahman Kasa. Ndër shumë probleme të tjera u diskutua edhe pjesa e marketingut turistik, duke kërkuar të mbahet tradita e nisur këtë vit, për një panair ndërkombëtar turizmi në Tiranë. Dhe lajmi i mirë ishte se në Qendrën Kombëtare të Panaireve janë shënuar në kalendar, jo një por dy të tillë me karakter jo thjesht rajonal apo ballkanik por me një shtrirje në të gjitha shtetet e Europës. Panairi Ndërkombëtar i Turizmit “Tirana International Tourism Fair, dhe Mediterranean Tourism Fair, do të jenë dy panaire që synojnë të kthejnë vëmendjen nga Shqipëria jo vetëm si destinacion turistik por edhe si një platformë ekzpozimi për ofertat turistike të Europës. 
Në takimin e ardhshëm të cilin pas kërkesës së Z. Rrahman Kasa, ministrja e konfirmoi me gjithë axhendën e ngjeshur, do të diskutohet zhvillimi i ideve të shumta që drejtuesit dhe anëtarët e Unionit, hodhën mbi një sërë problematikash dhe fushash të ndryshme, siç ishte ideimi dhe hapja e nje kanali televiziv shqiptar Travel, shfrytëzimi i aktiviteteve kulturore ndërkombëtare për promovim, aplikimi i një formulari ose aplikacioni në doganë për regjistrimin statistikor për vizitorët-turistë etj.
Ja se cilat ishin disa nga tematikat që diskutuan në këtë takim të rëndësishëm:
1. Përcaktimi i kohës së saktë se kur do të fillojë puna në tërren e një komisioni me ekspertë kruesisht të huaj, që do të vlerësojnë kapasitetin dhe standartet e hoteleve për klasifimikim në bazë të yjeve. Aktualisht Shqipëria ka mbi 850 hotele të lincensuara por vetëm rreth 150 prej tyre plotësojnë standartet me 3,4, ose 5 yje. Kjo fushatë fillon në dhjetor të këtij viti dhe do të vazhdojë për nje periudhë të pacaktuar, deri kur të vihet në shtratin e starnadrteve ndërkombëatre çdo strukturë akomoduese që kërkon të pajiset me yje.
2. Problematika e tur operatorëve dhe agjencive të udhëtimit, për të ndarë funksionet e secilës, ndarje që shprehet qartë ne nenet e ligjit te ri për turizmin por që është e mundur të qartësohen edhe nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licensimit
3. Plani rregullues i zonës turistike Durrës-Kavajë, infrastruktura e së cilës është në gjendje të mjerueshme dhe rrezikon seriozisht vazhdimësinë e një turizmi të qëndrueshëm të llojit “all inclusive”, që ka njohur rritje të konsiderueshme vitet e fundit në këtë zonë. Infrastruktura dhe ndotja e ambientit është arsyeja kryesore se pse turistët e huaj që vijnë me pushime nëpërmjet paketave turistike janë të pakënaqur gjatë qëndrimit të tyre. Ministrja Ekonomi premtoi se këtë çështje delicate do ta trajtojë në bashkëpunim të ngushtë me bashkinë e Kavajës, me qëllim që ky problem të jetë zgjidhurderi pranverën e ardhshme.
4. Siguri e turistëve në plazhe. Vitin e kaluar 12 turistë humbën jetën kryesisht për shkak të mungesës së rojeve në plazhe por edhe të shërbimit jot ë plotë shëndetësor në vijën bregdetare gjatë sezonit turistik. Megjithëse qendrat shëndetësore janë shtuar ndjeshëm dhe një pjesë e stafit që u trajnua nga Agjencia Kombëtare e Bregdeëtit është punësiar nga sektori privat, këto janë të pamjaftueshme dhe lind nevoja e shtimit të kapaciteteve njerëzore dhe stafit të trajnuar në këtë drejtim
5. Regjistrimi I vizitorëve në pikat kufitare hyrëse, me qëllim që të formulohen statistika të sakta për numrin e turistëve që vijnë në shqipëri në harkun e një viti. Kjo do të bëjë të mundur matjen reale se sa ndikon turizmi si industry në ekonominë e vendit. Kjo mund të bëhet nëpërmjet një aplikacioni online ose nje formulary që turisti e plotëson në pak sekonda në doganë, në sistemin TIMS ose nëpërmjet një mekanizmi më të përshtatshëm. Ministrja Ekonomi tha se është filluar një project me Institutin e Statistikave për këtë qëllim.
6. Shtimi i strukturave akomoduese me standarte. Rritja prej 30% çdo vit e numrit të turistëve që konsumojnë paketa 7 dhe 10-ditore në Shqipëri, kryesisht në zonën Durrës-Kavajë, ka nxjerrë në pah nevojën urgjente të shtimit të kapaciteteve prittëse me standarte. Shqipëria nuk disponon më një strukturë të përshtatshme akomoduese për të pritur turistët, numri I të cilëve edhe vitin që vjen, pritet të shtohet me 30%. Nga anëtarët e UTSH u hodh ideja e kthimit të pallatëve të pashitura, në hotele, duke nxitur ndërtuesist ose poseduesit e tyre që t`I kthejnë ato në struktura pritëse, duke qenë se edhe fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm. Kjo do të zgjidhte problemin e madh të akomodimit, sidomos në këtë zonë. 
7. Zgjatja e sezonit turistik. Prej kohësh tur operatorët e mëdhenj shqiptarë e kanë zbutur kufirin aq problematic të sezonit turistik dymujor shqiptar, i cili para pak vitesh mbyllej me 31 gusht, ndërkohë që vitet e fundit, grupeët e para turstike duken qysh në fund të prillit dhe të fundit largone ne fund të tetorit. Zgjatja e sezonit turistik, ka hasur në dy problem kryesore; reduktimin e shërbimeve publike si transporti urban, zvogëlimin e orareve të institucioneve publike, muzeve etj., fenomen që fillon me mbarimin e gushtit. 
8. Shfrytëzimi i aktivitetve kulturore kombëtare dhe ndërkombëtare për promovimin e Shqipërisë, një ide që u propozua nga ministrja Ekonomi. Ka shumë aktivitete të tilla të cilat mund të shfytëzohen për të ngritur kënde promovimi me materiale promocionale për turizmin.
9. Mundësia për të siguruasr punonjësit edhe jashtë sezonit turistik, për të mos i konsideruar sezonalë, që të rrezikohet kështu cilësia e standartit të shërbimit, e cila është në në nivel shumë problematik thuajse në të gjitha fushat e turizmit.
10. Ngritja e shkollave dhe kurseve profesionale. Ky problem që tashmë është kthyer në akut, dëmton të gjithë ofertën turistike të Shqipërisë. Mungësa e standarteve në shërbim ul vlerat e të gjithë pjesës tjetër të ofertës turistike, për shkak se një staf Ii pakualifikuar apo i patrajnuar ul ndjeshëm cilësinë e turismit të qëndrueshëm. Ministrja Ekonomi tha se për këtë qëllim po punohet me projekte ndihmëse, të mbështëtura nga organizata si GIZ apo Cooperazione Italiana, për implemetimin e praktikave të ngjashme në vendet përkatëse.
11. Promovimi i Shqipërisë brenda e jashtë saj. Një prej anëtarëve të kryesisë hodhi idenë e një kanali televiziv turistik Travel Chanel, me qëllim që të bëhet një promovim më i gjerë i Shqipërisë, duke shfaqur aty dokumentarë, spote, dhe programe të dedikuara tërësisht turizmit shqiptar. Për pjesën e promovimit të panaireve jashtë Shqipërisë, të cilat janë shtuar ndjeshëm vitet e fundit, ministrja Ekonomi tha se në bazë të kërkesës së vazhdueshme të Uninonit dhe Z. Rrahman Kasa, për vazhdimin e traditës së Panairit të Turizmit që u organizua në shkurt të këtij viti, është regjistruar tashmë në Qendrën Kombëtare të Panaireve jo vetëm Tirana International Tourism Fair por edhe Mediterranean Tourism Fair, si dy panaire ndërkomëbëtare që do të gëzojnë vëmendjen dhe mbështetjen e Minsitrisë së Turizmit dhe Agjencisë Kombëtare të Turizmit
Unioni Turistik Shqiptar falënderon ministren e Ekonomi për gatishmërinë e treguar jo vetëm për takimin por edhe për zgjidhjen e problem të shtruara, duke premtuar një koordimim mes ministrisë që ajo përfaqëson dhe ministrive me të cilët lidhen problemet, apo me strukturat e pushtetit lokal para fillimit të sezonit të ardhshëm turistik. UTSH, në mbrojtje të interesave të operatorëve turistikë, fton të gjithë anëtarët e saj, të shtrojnë problemet e tyre, me qëllim që ato të shtrohen në takimet e ardhshme. Gjthashtu UTSH fton të gjithë operatorët e fushës së turizmit t`I bashkohen strukturave të Unionit, si një platform ku ata mund të diskutojnë për shqetësimet, probelemt, idetë dhe kërkesat që kanë ndaj tregut dhe strukturave shtetërore, për një përformancë sa më të mirë të aktivitetit të tyre. Së shpejti Uninoni do të organizojë edhe një konferencë kombëtare ku do të jenë të pranishëm personalitete botërore në turizmën dhe drejtues të lartë të strukturave të turizmit në vend. travel
0.0/5 rating (0 votes)

Hits

13438

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.