Shpella e Bajram Currit, apo e Dragobisë?

Written by Irena Kanani on Monday, 16 July 2012. Posted in Destinacione

Të paktë janë ata që duan të shijonë aventurën e shëtitjes nëpër pyll dhe marrjes së shpërblimit duke shijuar shpellën e Dragobisë

Shpella e Bajram Currit, apo e Dragobisë?

Sa prej jush kanë dëgjuar për Valbonën, perlën alpine shqiptare? Shumë. Dhe besojmë shumë të tjerë edhe kanë qenë atje. Por pak (ose aspak) prej jush kanë qenë ndonjëherë në Shpellën e Dragobisë, pavarësisht se mund të kenë qenë në Dragobi. Këtu nuk duam të llogarisim speleologët ose studiuesit që mund ta kenë vizituar shpellën për qëllime profesionale. Në vazhdën e pikave tërheqëse turistike të Shqipërisë, të cilat mund të vizitohen edhe për qëllime të tjera, do të donim të veçonim këtë herë, pikërisht shpellën e Bajram Currit.


Sa prej jush kanë dëgjuar për Valbonën, perlën alpine shqiptare? Shumë. Dhe besojmë shumë të tjerë edhe kanë qenë atje. Por pak (ose aspak) prej jush kanë qenë ndonjëherë në Shpellën e Dragobisë, pavarësisht se mund të kenë qenë në Dragobi. Këtu nuk duam të llogarisim speleologët ose studiuesit që mund ta kenë vizituar shpellën për qëllime profesionale. Në vazhdën e pikave tërheqëse turistike të Shqipërisë, të cilat mund të vizitohen edhe për qëllime të tjera, do të donim të veçonim këtë herë, pikërisht shpellën e Bajram Currit. Fshati Dragobi ndodhet në Luginën e Valbonës, një fshat me mbi 20 kulla karakteristike prej guri deri 200-vjeçare, me ujvarën që rrjedh pingul nga shpati i malit. Shtëpitë karakteristike prej guri, me çati të pjerrëta e ruajnë akoma konstruktin tradicional të krahinës. Sapo kalon Dragobinë në krahun e djathtë të rrjedhës së ujit të Valbonës, mes pyllit të dendur ndodhet shpella e Bajram Currit. Emër jo pak i njohur nga çdo shqiptar si Hero i Popullit. Bajram Curri ka qenë atdhetar e demokrat i shquar revolucionar, udhëheqës i lëvizjes për çlirimin e bashkimin kombëtar të vendit. U vra nga forcat zogiste dhe agjentët e shovinistëve serbë në Dragobi, më 29 mars 1925. Atje tej, në sfondin e errët të një shkrepi malor, ndodhet Shpella e Dragobisë, e cila është madhështore për nga bukuritë dhe atraksionin që ofron. Çdo vit numri i vizitorëve vendas dhe të huaj ka pësuar rritje në këtë zonë, por për fat të keq ata nuk kanë një program të mirëfilltë për këtë shpellë. Askush dhe asnjë agjensi nuk i sjell për ta vizituar, të paktë janë ata që duan të shijonë aventurën e shëtitjes nëpër pyll dhe marrjes së shpërblimit duke shijuar shpellën e Dragobisë, kaq shumë të përfolur nëpër librat e historisë. Ata janë nisur për në një tjetër destinacion, në Valbonë, ku nxitojnë të shijojnë ushqimin tradicional si mishin e kecit, “kingjin në hell” (fërlikun), troftë Valbone, çorbë, gjizë me speca djegës, qumësht, mjaltë trumze dhe djathë deleje, mazë, bukë misri (leqenik), kos të kulluar dhe fli, pra janë të gjitha produkte biologjike të zonës, të shijuara këto në prani të një natyre të paharrueshme. Shpeshherë dëgjojmë për atraksione turistike të ngjashme me shtëpitë apo vendvarrimet e Franz Kafkës, Sergei Eseninit, Elvis Preslit, ku pelegrinët mbajnë radhë të gjata, madje udhëtimi i shumë prej tyre është vetëm për këtë qëllim, vizita në këto vendvarrime, për të parë dhe për të vendosur një tufë me lule, për të bërë një fotografi, për të ndezur një qiri, etj. Ashtu si shumë prej nesh bëjnë pelegrinazh në kishën e Shën Ndout apo në malin e Tomorit, po kështu njerëzit mund të pelegrinonin (nuk po pretendojmë radhë të gjata) edhe në Shpellën e Dragobisë... Shqipëria ofron shumë vende të tilla, që lidhen me një histori apo personazh historik, për të bërë pelegrinazh, në çdo zonë të saj. Ne do ti zbulojmë dhe do t`jua përcjellim, duke shpresuar se në të ardhmen do të realizojmë reportazhe të bukura, për numrin e lartë të turistëve në këto atraksione historiko-kulturore shqiptare....

4.3/5 rating (3 votes)

Hits

7001

About the Author

Irena Kanani

Gazetare, ka mbaruar studimet e larta pergazetari ne Elbasan, aktualisht gazetare ne revisten Travel

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.