Dibra jo vetëm destinacion turistik, por parajsë e aeronautikës

Dibra jo vetëm destinacion turistik, por parajsë e aeronautikës

on Saturday, 16 February 2019. Posted in Destinacione

Nëse do zgjedhësh Dibrën për të bërë turizëm është zgjedhja ideale për turistë vendas dhe të huaj

Dibra jo vetëm destinacion turistik, por parajsë e aeronautikës

Nga Adela Alla 

TIRANË, 15 shkurt /ATSH/ – Dibra jo vetëm një destinacion turistik, por një vend ku turistë të huaj zhvillojnë aktivitete sportive dhe aeronautike.

Nëse do zgjedhësh Dibrën për të bërë turizëm është zgjedhja ideale për turistë vendas dhe të huaj, pasi natyra ka përsosur peizazhin më atraktiv që haset jo vetëm në Shqipëri por më gjerë.

Një luginë e shtrirë mes kodrave që përshkruhet nga lumi Drin, ku mund të zhvillosh aktivitete sportivë për gjithë gjatësinë e tij.

Mali i Korabit që rrok qiellin, është një vend ideal jo vetëm për shqiponja, por edhe për të pasionuarit e aeronautikës. Një grup të rinjsh aventurier kanë fluturuar me parashuta përtej maleve, përtej harresës.

Dibra ka turizmin e bukur që meriton. Nga qielli me parashuta, nga lumenjtë me kanoe, nga malet dhe lëndinat me biçikleta, me kampingje, eksplorime, sporte dhe aventura, turizmi në Dibër është fantastik.

Lura, Korabi, Sapanika, mikpritja dibrane, tradita, kultura, gatimi, rinia energjike, janë bërë bashkë ti japin Dibrës zhvillimin e bukur njerëzor, natyror të ekoturizmit. Nëse nuk e ke vizituar ende Dibrën, nuk e ke parë ende Shqipërinë. /a.a/

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

168

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.