Articles in Category: Destinacione

Kurora e lumit Seman, një tjetër park natyror për t’u zbuluar

on Wednesday, 30 January 2019. Posted in Destinacione

Ky park fton të gjithë turistët ta vizitojnë në çdo stinë të vitit.

Kurora e lumit Seman, një tjetër park natyror për t’u zbuluar

Nga Maela Marini

TIRANË, 27 janar/ATSH/ I shpallur monument natyre, kurora e lumit Seman (Adriatik, Libofshë) është një park i mrekullueshëm natyror që tërheq gjithmonë e më tepër turistët e natyrës.

Një pasuri e rrallë natyrore, krejt e panjohur dhe e pazbuluar, ky park fton të gjithë turistët ta vizitojnë në çdo stinë të vitit. Parku cilësohet si i vetmi pyll autokton myzeqar dhe është një resurs që shërben në mënyrë fantastike për turizëm natyror dhe ekskursione të organizuara.

Made in Albania: “Pema e Jetës”, vendi që ju sjell më pranë natyrës

on Monday, 28 January 2019. Posted in Destinacione

Njihuni me fermën agroturistike, që po sjell në Shqipëri kultura të reja të ushqimit, me kilometër zero

Made in Albania: “Pema e Jetës”, vendi që ju sjell më pranë natyrës

SHQIP
Dhjetëra hektarë tokë e mbjellë me pemë, perime, lule e kultura të ndryshme bujqësore. Produkte që po kujdesen t'i rrisin sa më natyralisht, duke shmangur pesticidet dhe duke përdorur plehërimet organike. Fruta në çdo stinë e madje edhe fruta të rralla që vështirë se do t'i gjeni diku tjetër, perime kopshti por edhe sera nën kujdes profesional. Kultura të lashta si ulliri, që do t'i sjellin këtij vendi lëngun e jetës dhe traditën e lashtë ilire. Qindra kafshë e shpendë, që rriten në ambient të hapur, me ushqim organik dhe nën ajrin e pastër të Kodrave të Shkallnurit. Jemi tek ferma agroturitike "Pema e Jetës", një sipërmarrje që ka zënë vend në kodrat e bukura të Shkallnurit dhe që mund ta gjeni shumë kollaj fare pranë rrugës kombëtare Plepa - Tiranë, rrugë që synon shumë shpejt të kthehet në një itinerar turistik.

Dita e Agroturizmit ose oferta turistike e Reçit

on Monday, 28 January 2019. Posted in Destinacione

Fshatit të gështenjave, shpellave dhe natyrës së mrekullueshme

Dita e Agroturizmit ose oferta turistike e Reçit

SHQIP
Sa herë që flitet për agroturizëm, vetvetiu na çohet zemra peshë, sepse prej vitesh tashmë kemi vënë theksin mbi zhvillimin e kësaj dege të turizmit, e cila është edhe nga më të rëndësishmet në ekonominë shqiptare, sepse ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e zonave rurale. Dhe dihet që zonat rurale janë pjesa më pak e zhvilluar e Shqipërisë, që ka vërtet nevojë për një mbështjetje të madhe. Prandaj dhe e pritëm me kënaqësi ftesën për të marrë pjesë në festën tashmë tradicionale “Dita e Agroturizmit” në Reç, jo aq për të festuar një ditë, sesa për të parë nga afër punën që po bën projekti Agro-Tourism Albania i financuar nga USAID Albania, Ambasada Suedeze në Tiranë dhe të implementuar nga CEED Albania, për zhvillimin e strukturave pritëse dhe fermave agroturistike në Veriun e Shqipërisë. Janë gjashtë të tilla (shih informacioni për projektin Agro-Tourism Albania), por ne patëm fatin të vizitonim nga afër njërën prej tyre, pikërisht bujtinën “Rruga e Mullirit”, që ndodhet në fshatin Reç.

Një mikpritje Bajroneze në Tepelenën e Vezirit Ali

on Saturday, 26 January 2019. Posted in Destinacione

Një Lord i ri, që të pret si Aliu dikur në sarajet e tij!

Një mikpritje Bajroneze në Tepelenën e Vezirit Ali

Nga Aleksandër Toti

SHQIP
Është ndoshta steriotipi më i madh i bërë për një qytet, të cilin historia e njeh si vendin e legjendave, luftës, fustanellës, labçes arbërore, burrave me hap të rëndë e hije mali. Tepelena, kushdo duhet ta njohë dhe ta dijë, dhe kjo nuk është një krekosje që buron nga provincat. Ajo është po aq e brishtë, po aq frymëzuese sa 200 vjet më parë, ku Lordi Bajron, do t'i tregonte gjithë botës mikpritjen e një vendasi si Ali Pashë Tepelena... E kush do ta mendonte, as unë sigurisht! Tanimë Aliu me legjendat e tij ka vdekur atje mbi një ishull, në Janinë, e s’kemi më një Vezir që të presë e përcjellë lordë, konsuj, ambasadorë... por ama kemi një Lord të ri, që të pret si Aliu dikur në sarajet e tij.

Liqenet e Funarit - Elbasani që nuk njihni

on Friday, 25 January 2019. Posted in Destinacione

Peizazhi i njëjtë me liqenet e Zvicrës

Liqenet e Funarit - Elbasani që nuk njihni

Nga Alma Mushi

SHQIP

Ka ardhur vërtet koha që t`i kthejmë sytë nga natyra; jo për ta dëmtuar, por për ta dashur. Keni dëgjuar ndonjëherë për Funarin dhe liqenet e tij? Funari ndodhet vetëm 20 km nga Elbasani ose 25 km nga Tirana. Deri pak vite më parë Funari njihej pak dhe për të thuajse nuk flitej. Por tashmë po kthehet në një destinacion turizmi, duke shfrytëzuar bukuritë natyrore dhe afërsinë me dy prej qyteteve më të mëdhaja të vendit.

Katër rezervuare me ujë të smeraldtë i japin freski e bukuri kodrave mbuluar me pyje, duke e bërë një vend shumë tërheqës. Prej tre vjetësh këtu organizohet “Funar Fest”, një organizim që synon promovimin e turizmit, bazuar në bukuritë natyrore dhe të shkuarën historike.