Articles in Category: Destinacione

Dita e Agroturizmit ose oferta turistike e Reçit

on Monday, 28 January 2019. Posted in Destinacione

Fshatit të gështenjave, shpellave dhe natyrës së mrekullueshme

Dita e Agroturizmit ose oferta turistike e Reçit

SHQIP
Sa herë që flitet për agroturizëm, vetvetiu na çohet zemra peshë, sepse prej vitesh tashmë kemi vënë theksin mbi zhvillimin e kësaj dege të turizmit, e cila është edhe nga më të rëndësishmet në ekonominë shqiptare, sepse ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e zonave rurale. Dhe dihet që zonat rurale janë pjesa më pak e zhvilluar e Shqipërisë, që ka vërtet nevojë për një mbështjetje të madhe. Prandaj dhe e pritëm me kënaqësi ftesën për të marrë pjesë në festën tashmë tradicionale “Dita e Agroturizmit” në Reç, jo aq për të festuar një ditë, sesa për të parë nga afër punën që po bën projekti Agro-Tourism Albania i financuar nga USAID Albania, Ambasada Suedeze në Tiranë dhe të implementuar nga CEED Albania, për zhvillimin e strukturave pritëse dhe fermave agroturistike në Veriun e Shqipërisë. Janë gjashtë të tilla (shih informacioni për projektin Agro-Tourism Albania), por ne patëm fatin të vizitonim nga afër njërën prej tyre, pikërisht bujtinën “Rruga e Mullirit”, që ndodhet në fshatin Reç.

Një mikpritje Bajroneze në Tepelenën e Vezirit Ali

on Saturday, 26 January 2019. Posted in Destinacione

Një Lord i ri, që të pret si Aliu dikur në sarajet e tij!

Një mikpritje Bajroneze në Tepelenën e Vezirit Ali

Nga Aleksandër Toti

SHQIP
Është ndoshta steriotipi më i madh i bërë për një qytet, të cilin historia e njeh si vendin e legjendave, luftës, fustanellës, labçes arbërore, burrave me hap të rëndë e hije mali. Tepelena, kushdo duhet ta njohë dhe ta dijë, dhe kjo nuk është një krekosje që buron nga provincat. Ajo është po aq e brishtë, po aq frymëzuese sa 200 vjet më parë, ku Lordi Bajron, do t'i tregonte gjithë botës mikpritjen e një vendasi si Ali Pashë Tepelena... E kush do ta mendonte, as unë sigurisht! Tanimë Aliu me legjendat e tij ka vdekur atje mbi një ishull, në Janinë, e s’kemi më një Vezir që të presë e përcjellë lordë, konsuj, ambasadorë... por ama kemi një Lord të ri, që të pret si Aliu dikur në sarajet e tij.

Liqenet e Funarit - Elbasani që nuk njihni

on Friday, 25 January 2019. Posted in Destinacione

Peizazhi i njëjtë me liqenet e Zvicrës

Liqenet e Funarit - Elbasani që nuk njihni

Nga Alma Mushi

SHQIP

Ka ardhur vërtet koha që t`i kthejmë sytë nga natyra; jo për ta dëmtuar, por për ta dashur. Keni dëgjuar ndonjëherë për Funarin dhe liqenet e tij? Funari ndodhet vetëm 20 km nga Elbasani ose 25 km nga Tirana. Deri pak vite më parë Funari njihej pak dhe për të thuajse nuk flitej. Por tashmë po kthehet në një destinacion turizmi, duke shfrytëzuar bukuritë natyrore dhe afërsinë me dy prej qyteteve më të mëdhaja të vendit.

Katër rezervuare me ujë të smeraldtë i japin freski e bukuri kodrave mbuluar me pyje, duke e bërë një vend shumë tërheqës. Prej tre vjetësh këtu organizohet “Funar Fest”, një organizim që synon promovimin e turizmit, bazuar në bukuritë natyrore dhe të shkuarën historike.

Kruja - Aromë identiteti kombëtar…

on Sunday, 20 January 2019. Posted in Destinacione

Si po shndërrohet qyteti i vogël ditor, në një destinacion fundjave

 Kruja - Aromë identiteti kombëtar…

ELITJONA DOKO
Kur vendos të udhëtosh dhe të përshkruash një qytet historik si Kruja, natyrisht, që të parën gjë që do përshtasësh është veshja praktike, për të ecur mbi kalldrëmet me gurë. Nga Tirana duhet rreth 40 minuta me makinë për të mbërritur, ose 33 km, ndërsa nga Durrësi 36 km pak më shumë se 40 minuta udhëtim. Qyteti ndodhet në një lartësi prej 560 metrash mbi nivelin e detit, i pozicionuar në një shpat mali prej të cilit vizitorët kanë mundësinë të shikojnë një pamje mjaft të bukur drejt perëndimit në detin Adriatik.

Antigonea - tempulli ende misterioz që mund të shijohet në çdo stinë

on Saturday, 19 January 2019. Posted in Destinacione

Qyteza me shtrirje spektakolare

Antigonea - tempulli ende misterioz që mund të shijohet në çdo stinë

Nga Kristina Fidhi

SHQIP

Vizitorët e apasionuar pas civilizimeve që po heshtin prej shekujsh, historisë, objekteve nga e kaluara por edhe natyrës, mund ta vizitojnë qytetin antik të Antigonesë në çdo stinë. Antigonea, e vendosur përballë Gjirokastrës, në kodrën e Jermës vijon dhe sot të jetë një ballkon natyral dhe strategjik mbi luginën e lumit Drino. Antigonea prej shekujsh i ka tërhequr vizitorët si magnet. Gërmimet e nisura që prej viteve ’70, vetëm sa kanë gërvishtur të kaluarën e civilizimit, që erdhi në jetë prej mbretit Pirro të Epirit dhe iu kushtua gruas së tij Antigonës, duke nisur prej vitit 295 p.k. Megjithëse në park ende mungojnë teatri, forumi dhe shumë objekte me funksion public, rrënojat dhe gjetjet tregojnë një pjesë të historisë së qytetit, që Plutarku thotë se “u themelua nga dashuria dhe u shkatërrua nga urrejtja”.