Travel Magazine nr 26 - 12 plazhet më të bukura të Shqipërisë
Jo vetëm verë por edhe freski Alpesh e ture të veçanta
Nuk kemi asnjë dyshim që tek ky numër që ju vjen në dorë bash në zemër të verës, ju sigurisht prisni buqetën tonë të destinacioneve të larmishme kudo nëpër Shqipëri por syri dhe zemra shkon gjithmonë atje, drejt detit, ku pushimet kulmojnë në Korrik e Gusht dhe jo vetëm Shqipëria por edhe shumë të huaj tashmë, shijojnë bregdetin tonë të magjishëm. Dhe nuk ju kemi zhgënjyer. Ju kemi sjellë listën tonë të plazheve që mund të vizitoni këtë verë.
Ato janë padyshim ndër më të bukurat! Nuk janë të vetmet sepse i gjithë bregdeti i Shqipërisë është për t`u pirë në kupë por janë më së shumti ato që kanë mahnitur turistët, të huajt, dashuruesit e aventurës, mediat botërore që i kanë përfshirë menjëherë në lista destinacionesh, të apasionuarit pas ujrave e magjive të bregdetit shqiptar.
Bregdetit thamë? Nuk jua kishim thënë akoma që kemi plazhe marramendëse edhe në zemër të maleve? Një pjesë juaja ndërkohë i ka zbuluar. Por ka ende shumë që nuk dinë se ekzistojnë, ose që ende s`kanë shkuar atje. Prandaj edhe ne i kemi sjellë, që t`ju mahnisim, ashtu siç jemi mahnitur edhe vetë kur i kemi vizituar, ne dhe bashkëpunëtorët tanë të shumtë. Akoma nuk jeni nisur?